Blloku Shkenca

Revolucion në mjekësi, testohet zemra dixhitale

Postuar në 02 Shtator, 2018 10:39

Shkenca e mjekësisë ka bërë një tjetër hap përpara në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, pa qenë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale.

Kardiologu Benxhamin Meder ka testuar me sukses elektrodat e stimuluesit kardiak në një zemër dixhitale që rreh.

Kjo metodë e bazuar në Inteligjencën Artificiale ndihmon mjekët në mbledhjen e të dhënave të pacientit dhe saktësimin e diagnozës, për të mundësuar parashikimin me javë apo edhe muaj se cili pacient do të sëmuret. Këto teknika janë si një GPS për shëndetin, thonë mjekët.

Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik

Postuar në 22 Gusht, 2018 16:46

Pjesa më e vjetër dhe më e dendur e akullit të Arktikut ka nisur të thuhet. Lajmi raportohet nga The Guardian që shkruan se ngjarja hap qarkullimin e ujërave në very të Groenlandës, që normalisht janë të ngrira, edhe në muajt e verës. Gazeta shkruan se dukuria në fjalë është e paprecedentë në historinë e regjistruar deri më sot dhe ka ndodhur dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe një vale të nxehti që ka prekur hemisferën veriore.

A është magneziti zgjidhje për reduktimin e dioksidit të karbonit në atmosferë?

Postuar në 18 Gusht, 2018 17:52

Shkencëtarët e universiteti Trent në Ontario të Kanadasë kanë propozuar një zgjidhje të re për reduktimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera. Gjatë një konference mbajtur në Boston, është propozuar prodhimi i një minerali, magneziti, që ka cilësinë e depozitimit të CO2. Nëse do të prodhohet në shkallë industriale mendohet se magneziti do të zgjidhte një nga problemet më kryesore për njeriun, e që sipas shkencëtarëve kërcënon të ardhmen e tij.

NASA prek diellin

Postuar në 12 Gusht, 2018 11:21

Sateliti i ri Nasas, Parker Solar Probe nisi udhëtimin drejt diellit. Për shkak të anomalive lëshimi në hapësirë u bë me një ditë vonesë nga stacioni Space Center në Florida. Sateliti i teknologjisë së lartë që ka përmasat e një makine të vogël, do ta studiojë diellin nga një distancë e afërt, pasi të ketë hyrë në orbitën e tij.

Jordani, gjenden dëshmi të pjekjes së bukës 4000 vjet më parë se të niste kultivimi i drithërave

Postuar në 18 Korrik, 2018 11:48

Disa arkeologë në Jordani kanë zbuluar mbetje të djegura të bukës(në formë piteje) të pjekur nga gjuetarë të zonës rreth 14 400 vjet më parë. Sipas kërkuesve në fjalë nga universiteti i Kopenhagen, ai i Londrës dhe i Kembrixhit, bëhet fjalë për evidencën më të vjetër të gjetur ndonjëherë për bukën që shkon shumë më parë sesa shfaqja e bujqësisë rreth 10 000 vjetë më parë.

Ndryshimet klimatike 540 milionë vjet më parë u provokuan nga kafshët

Postuar në 03 Korrik, 2018 11:09

Nuk ka qenë vetëm njerëzit përgjegjës për ndryshimet klimatike globale. Diçka të ngjashme ka shkaktuar gjithashtu evolucioni i kafshëve të para në planetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor belgo-britanik.

Krijesat e para, të cilat ishin shfaqur në ujë gjatë periudhës Kambriane 520 deri në 540 milionë vjet më parë, filluan të prishnin materien organike të mikroorganizmave që mbulonin shtratin e detit. Në këtë mënyrë, këto kafshë lëshonin gjithnjë e më shumë dioksid karboni në atmosferë, duke hequr oksigjenin nga uji, thuhet në revistën "Nature Communications".

Sudimi: Deri ku shkon kufiri i jetës njerëzore

Postuar në 01 Korrik, 2018 11:32

Supozohet se gjasat e vdekjes së njeriut rriten vazhdimisht me kalimin e viteve. Pra, një njeri në moshën 90 vjeç, ka më shumë gjasa të vdesë se sa një 40-vjeçar. Por sipas një kërkimi të ri shkencor, nëse njeriu mund të arrijë 105 vjeç, atëherë shansi i vdekjes mbetet i njëjtë edhe sikur ai të jetë 110 vjeç. 

Konfirmohet saktësia e Teorisë së Relativitetit përtej sistemit tonë diellor

Postuar në 22 Qershor, 2018 12:20

Një ekip ndërkombëtar astronomësh kontrolloi saktësinë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, jo vetëm përtej sistemit tonë diellor por edhe përtej galaktikës sonë.

Duke kombinuar elemente nga teleskopi hapësinor "Hubble" dhe Teleskopit shumë i Madh i Observatorit Jugor Europian në Kili, shkencëtarët kanë treguar se graviteti vepron saktësisht siç parashikohet nga teoria e përgjithshme e relativitetit e prezantuar nga Albert Ajnshtajni në  virin 1915.

Vaksinë kundër stresit

Postuar në 16 Qershor, 2018 11:04

Një vaksinë "e mirë" mund të jetë zgjidhja për dëmet e shkaktuara nga stresi në tru! Këtë bësojnë hulumtuesit e Universitetit të Kolorados, pas botimit të një studimi në revistën “Brain, Behavior and Immunity”.

Trajtimi me leukocite, terapi shëruese për kancerin

Postuar në 11 Qershor, 2018 12:39

Judy Perkins, një inxhiniere nga Florida, ishte vetëm 49 vjeç kur mësoi nga mjekët se kishte ende 3 tre muaj jetë. Kanceri i gjirit me të cilin ishte diagnostikuar kishte avancuar, pavarësisht cikleve të përsëritura të kimioterapisë dhe terapive hormonale. Sëmundja ishte përhapur edhe në organe të tjera, si mëlçisë. "Situata ime ishte përkeqësuar shumë, kam pasur një tumor që më kishte detyruar ta kaloja gjithë ditën pa lëvizur në mënyrë që të shmangia dhimbjen. Unë isha dorëzuar"- tregoi ajo për mediat.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca