Blloku Politikë

Ish-kryeministri i skandalit të ryshfetit CEZ-DIA është Vilson Ahmeti, thotë DITA

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:33

Po merr një kthesë të re çështja e rryshfetit “CEZ-DIA” për të cilën emri i Ilir Metës u përfol i pari. Shprehja “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, në dokumentat që avokati Clifford Chance ka paraqitur në gjyq, u lidh menjëherë me kreun e LSI-së. Por gazeta Dita pretendon se sipa burimeve të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh, ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti.

Fiasko apo llogari e PD-së me çështjen “Meta” dhe “Avioni 2” për Tahirin?

Postuar në 08 Shtator, 2015 21:37

Partia Demokratike po rrezikon besueshmërinë e vet edhe për deklaratat publike. Ka dy momente së fundmi që krijuan furtunë në jetën politike të vendit, të cilat provojnë se PD-ja, më shumë sesa ka luajtur rolin e vet institucional, duket se ka luajtur poker politik. Rasti i parë është akuza për avionin me drogë që u kaq pak ditë më parë në Itali. U akuzua ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili kundërshtoi duke thënë se avioni kishte lëvizur brenda territorit italian. Sot, Top-Channel, ka pyetur shefin e Interforce në Tiranë, që konfirmon versionin e ministrit.

SHBA: Përshëndesim dorëheqjen e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës

Postuar në 08 Shtator, 2015 19:50

Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar. Përmes një reagimi, ambasada vlerëson daljen nga skena parlamentare të deputetëve, Arben Ndoka e Armando Prenga.

Të besosh ministrin Panariti kur thotë se nuk e dinte që fituesi i tenderit të Patokut ishte vëllai i deputetit...

Postuar në 08 Shtator, 2015 18:46

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se nuk e ka ditur që firma fituese e tenderit të shfrytëzimit të lagunës së Patokut është e vëllait të deputetit Prenga, raporton Tv Klan. Ky tender është shkaku i përplasjes së armatosur mes familjes Cali dhe deputetit Armando Prenga, e cila la 7 të plagosur. Tenderi i zhvilluar në muajin prill iu dha kompanisë së themeluar vetëm pak muaj më herët, “Tekni 01” të Eduard Prengës, vëllait të deputetit. Familja Cali akuzoi menjëherë Ministrinë e Bujqësisë për favorizim të kompanisë “Tekni 01” për shkak se pas saj qëndronte deputeti i mazhorancës.

Kryebashkiakët shkuan, panë, ikën... Por se ç’kompetenca kanë, s’morën gjë vesh

Postuar në 08 Shtator, 2015 16:47

Gjithë çka kuptuan kryebashkiakët e rinj në mbledhje me kryeministrin Rama dhe ministrin e linjës Çuçi, ishte që një kompani e madhe audituese do të vijë t’i mësojë si mbahen llogaritë. Pas mbledhjes së sotme, dy kryebashkiakët që janë prononcuar kanë qenë të djathtë, për arsye të kuptueshme.

Rilindja ende në luftë me Turqizmën. Një letër dëshpëruese për një qeveri bejlurçinash

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:16

Po qarkullon sot një letër-email, që kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka nisur në mars të këtij viti ministrave socialistë. Vëmendja e kreut të qeverisë, përqendrohet te Arroganca e ministrave, që shpërndahet mandej në të gjithë piramidën në limontinë e madhe, në rënien e vrullit të punës si dhe në një pezullti nga mentaliteti turkoshak. “Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush. O mbyteni, o përgatituni të lini anijen” – shkruan ndër të tjera Edi Rama, që u prezantohet shqiptarëve si drejtues i ekipit të Rilindjes.

Afera “CEZ-DIA”, avokati i palës shqiptare hedh poshtë akuzat e bëra për Ilir Metën

Postuar në 08 Shtator, 2015 13:25

Duket se çështja “Meta”, e referuar në media si aferë korruptive në lidhje me CEZ, po shkon drejt mbylljes. Së fundmi janë zbardhur e-mailiet zyrtare mes avokatit të palës shqiptare, Tim Schreiber, i kompanisë Clifford Chance, drejtuar Avokaturës së Shtetit, ku sqarohet pozicioni i Ilir Metës. “Referuar emailit tuaj datë 27 gusht 2015 (njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit).

Sipas Ruçit, Ndoka iku vetë. Rrudhet grupi i PS-së në parlament

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:09

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi sot nga Elbasani atë që nuk e beson as vetë: Se dorëheqja nga mandati i deputetit Arben Ndoka ishte një iniciativë personale. PS ka mbledhur sot degën e saj në Elbasan për të diskutuar për ristrukturimin dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ruçi gjatë fjalës së tij ka prekur dhe çështjen e dekriminalizimit ku tha se, opozita po përpiqet të marrë kapital politik pasi për reformën e kërkuar nuk ka bërë asnjë propozim.

“Berisha para gjyqit”. Shfaqet linja e ashpër në Partinë Socialiste

Postuar në 08 Shtator, 2015 10:32

Ndër prononcimet e fundit, ai që e risolli si çështje në vëmendje ishte socialisti i vjetër Sabit Brokaj, që në një intervistë për gazetën Dita deklaroi se falja që PS i bëri Sali Berishën në 1997 ishte një gabim i madh. Deklarata më e freskët është ajo e deputetit Erion Braçe ditën e djeshme, kur pas sjelljes agresive të opozitës në Kuvend, pranoi në një shënim se krimet e Berishës u amnistuan nga socialistët. Këto dhe të tjera pendime, duket se kanë shkuar drejt krijimit të një linje në Partinë Socialiste, siç raporton gazeta Sot.

Prokuroria për ngjarjen e Patokut: U përdorën dy armë. Provohet se Armando Prenga ka qëlluar me pistoletë pa leje

Postuar në 08 Shtator, 2015 03:14

Portali “Droni.al” ka publikuar dosjen e prokurorisë mbi ngjarjen e Lagunës së Patokut, ku u përfshi edhe deputeti Armando Prenga. Materiali shoqërohet me një faksimile të kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestijin e Prengës. Në versionin e vet, prokuria e shpall të akuzuar kryesor Prengën, ndaj më poshtë po e përcjellim materialin siç jepet në portalin e sipërcituar:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë