Blloku Politikë
Përplasja PS-LSI në Gjirokastër, Tavo: Nuhas prishje të marrëveshjes
Zgjedhja e Këshillave të Qarkut ka nxjerrë në pah përplasjet e brendshme të koalicionit mes PS dhe LSI. Shkak është bërë së fundmi debati në Girokastër mes dy forcave të koalicionit të majtë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë. Por ndërkohë nga ana tjetër LSI pranon se ka pasur një marrëveshje paraprake, që kandidatura për kryetar qarku të propozohej nga PS, por me konsensus.
Rihapet loja, LSI: “Kanë ndërruar Durim Bamin me Kastriot Ismailajn”. Serial akuzash - për “Opinion, për Berishën. Aludime për Edi Ramën
CEZ dhe implikimi i supozuar i Ilir Metës në të, është rimarrë sot si temë nga emisioni “Opinion” ku kanë qenë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike. Fillimisht duhet thënë se në studio janë nxjerrë disa pretendime për vetë organizimin e emisionit, qëllimin dhe përshtatjen e tij me axhenca politike. Ylli Manjani i LSI-së tha se “ky emision është përgatitur në Sheraton”.
LSI, i vë edhe zyrtarisht frena Edi Ramës për dekriminalizimin
Partia Socialiste ka bërë gati draftin e saj me ndryshimet kushtetuese për çështjen e dekriminalizimit.
Audi ka siguracion në emër të Tahirit për vitin 2015-16. A ka më dyshime?
Sot opozita publikoi një tjetër fakt të pakundërshtueshëm që tregon se mjeti Audi i shumëpërfolur vijon të jetë në pronësi të ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri: Polica e sigurimit (siguracioni i makinës) për vitin 2015 -2016. Deputeti Genti Strazimiri kërkoi dorëheqjen e ministrit. Sipas tij, Tahiri e ka pranuar se makina e tij është përdorur nga trafikantë, pasi ministri nuk është distancuar nga ky fakt, por nga pronësia e mjetit.
Gjinushi: Dekriminalizimi, ndëshkimi duhet të fillojë me Berishën dhe Bashën
Skënder Gjinushi komenton debatin më të fundit për dekriminalizimin, duke theksuar se katarsisi i politikës duhet të nisë me personat që janë ricikluar në politikë, pas përfshirjeve në çështje korrupsioni apo vepra penale që lidhen me krimin shtetëror. Kryetari i Partisë Socialdemokrate sjell si shembull ish-kryeministrin Berisha dhe kreun aktual të opozitës Lulzim Basha që sipas tij mbeten të pandeshkuar pavarëisht rekordeve që kanë me korrupsionin dhe krimin.
Gafa: Bushati kërkon të mbledhë bashkë ambasadorët arabë dhe Izraelin për të vënë rregull
Fakti që ministri i Jashtëm nuk e përgënjeshtroi pohimin e paraardhësit të tij Bumçi, nënkupton që ngjarja është e vërtetë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është autore e një gare diplomatike të ndodhur pak ditë më parë. Sipas Bumçit në komisionin e Jashtëm , “një skandal ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina.
Hyn në fuqi, leje dhe raportim te Bushati për çdo kontakt me të huajt
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë që kërkon nga çdo titullar apo funksionar i adinistratës publike të marrë miratimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çdo vizitë jashtë vendit apo takim me diplomatë e ambasadorë të huaj. Vendimi mban datën 9 shtator, por sot është botuar në fletoren zyrtare.
Pronësia e medias, mazhoranca kërkon seancë dëgjimore për “Nenin 62” që po kërkohet të hiqet
Opozita ka kundërshtuar sot në Komisionin e Medias propozimin e mazhorancës, më saktë një deputeti të saj, Taulant Balla, për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin për median. Ky nen rregullon pronësinë e medias dhe heqja e tij, sipas kryetarit të Komisionit, Genc Pollo, fsheh qëllime të pastra klienteliste. Pollo tha se marrja nën kontroll e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte hapi i parë, për të ardhur në këtë hap të dytë, që synon të legjitimojë dominimin e tregut nga një operator i vetëm, përmes kalimit të frekuencave.
