Blloku Politikë
Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.
Arrestimi i Haradinajt, ministri i Drejtësisë Manjani, letër homologut francez
Qeveria shqiptare, krahu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar një letër homologut francez Jean- Jacques Urvous, përmes së cilës vë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës është liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
“Marrëdhëniet me Serbinë në pikën Zero”?
Arrestimi i Ramush Haradinajt ka kapërcyer kufijtë e një akti formal që vihet në lëvizje nga urdhër arresti. Bota politike shqiptare në përgjithësi po e lexon atë si një zhvillim politik i cili ka një prapavijë. Fakti që arresti ka ndodhur në Francë tingëllon edhe më shumë për nga konteksti historik, ndërkohë që në Kosovë kanë reaguar të gjitha autoritetet. “Koha Ditore” shkruan se lajmi i raportuar nga agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” se presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i është dhënë leja për të vizituar Kosovën, nuk është i vërtetë.
Urdhri "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut për “RD-në”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar sot gazetën “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i Partisë Demokratike me titullin: Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Ndryshimet në Kodin Penal, 5 000 lekë/ditë për të shlyer deri në 3 vjet burg
Qeveria ndryshon qasjen e vet ndaj politikave penale. Aspekti financiar ka ardhur në vështrim duke rregulluar një vijimësi në sanksione të ngurta që shpërfillin kostot e menaxhimit të burgjeve. “Gazeta Shqiptare” raporton sot se Ministria e Drejtësisë ka propozuar dy drafte që shoqërojnë Koditn Penal dhe atë të Procedurës Penale.
Arrestimi i Haradinajt, ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Franca të qartësojë situatën duke e liruar menjëherë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përcjellë sot përmes faqes së tij në Facebook një qëndrim për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë. Bushati e cilëson aktin të dënueshëm, pasi ai bazohet në një urdhër arresti të vitit 2004.
Holande në Shqipëri? Sërish "vizitë sa për numër"?
Këto ditë është bërë me dije se presidenti francez, Francois Holande, viziton Shqipërinë në muajin mars. Ambasada franceze citohet sot nga disa media se nuk ka një njoftim zyrtar për këtë, diçka që mbetet për t’u sqaruar në ditët në vijim.
Çfarë sinjalizon trakti i Sekretarit për Dixhitalizimin?
Çështja e pronave rikatapultohet në Bruksel – akuza: “Lojë fermanësh në Jug” ”
Pjesë e shqetësimeve të ngritura nga ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në samitin e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel në fillim të dhjetorit të kaluar ishin edhe praktikat e përvetësimit të pronave në jug të Shqipërisë dhe më konkretisht në zonat e njohura si minoritet. Siç pretendon gazeta greke “To Ethnos” pasardhësit e “agallarëve shqiptarë “përdorin dekrete osmane për të marrë në duart e tyre prona të minoritetit grek në jug të Shqipërisë”.
Njeriu i Edi Ramës: Banda e Ilir Metës merr fund më 2017-ën
Spartak Ngjela, një prej njerëzve të afërt me kryeministrin Rama dhe mbështetës i politikave të tij ka dalë me një postim në rrjetet sociale ku thotë se politika amerikane do të godasë në 2017 dyshen Meta-Berisha si dy prej bandave më të rrezikshme politike të mbështetura nga krimi në Shqipëri. Të jetë profeci apo e bazuar në informacion të brendshëm kjo pritet të vërtetohet në 2017.
Një pjesë e postimit të Ngjelës: