Blloku Politikë

Plas grushti në mitingun e Bashës në Kavajë. (Video)

Postuar në 13 Shkurt, 2017 15:14

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ishte në Kavajë në kuadër të turit për të mbledhur sa më shumë protestues për 18 Shkurtin. Teksa fliste për Elvis Rroshin si shëmbëlltyrën e njerëzve me të cilët qeveris Edi Rama, një mbështetës i ish-kryebashkiakut të Kavajës e ftoi Bashën të shohë punët që Rroshi ka bërë në qytet. Kaq mjaftoi që militantët e PD-së t’i turren me grushta e shkelma për ta larguar nga takimi. Në pamje duket edhe policia që bën sehir, pamvarësisht incidentit. Një sekuencë që paralajmëron se zgjedhjet e qershorit nuk do jenë edhe aq të qeta!

Rama nxjerr Topin: Lu nuk e ka personale me Llallën

Postuar në 13 Shkurt, 2017 11:52

Një partie "djathtë" e frymezuar nga idetë majtiste të Edi Ramës i shtohet debatit mbi përplasjen e ambasadorit amerikan Donald Lu me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. është Bamir Topi, politikani që nga nënkryetar i PD-së u bë president dhe tani po gjen mea culpa tek Partia Socialiste dhe Edi Rama. Gjithsesi fushat nuk janë të ndara dhe siç thotë Topi llogaritë matematike i dalin mirë po të jetë në koalicion me Partinë Socialiste.

Tellalli i vetvetes!

Postuar në 13 Shkurt, 2017 11:01

Në komunikimin e javës, kryeministri Rama nuk i kurseu elozhet për policinë e shtetit që sipas tij nuk ka asnjë përgjegjësi për ikjen në drejtim të paditur të grabitësve të Qafë Kasharit. Duke iu referuar argumentave të tij Lapsi.al thotë se më e pakta kryeministri është informuar gabim për ngjarjet kriminale, të cilat i deklaroi si të zbardhura nga policia e Shtetit. “Duhet nënvizuar këtu se Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht, qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë atë të bankës së grabitur këtu në qendër të Tiranës.

Miqtë e fuqishëm të Edi Ramës - një karrierë që po mbështetet me çdo çmim

Postuar në 13 Shkurt, 2017 09:40

Përplasjet e fundit mes Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, vijojnë të tërheqin vëmendjen mediatike në botë. Pas Ëashington Times që u cilësua si gazetë e dorës së dytë, sot një hapësirë kësaj përballjeje i lë edhe gazeta New Europe, e cila publikohet në Bruksel. Gazeta është e njohur dhe ajo e ka trajtuar situatën në Shqipëri në kontekstin e një korrupsioni që po konvertohet në ndihmë politike për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Një tezë mbi lobin serb në Tiranë

Postuar në 13 Shkurt, 2017 08:54

Shaban Murati, ish-ambasador dhe gazetar, shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” mbi rrezikun e tensionimit serb në Ballkan. “Tensioni serbe ndaj Kosovës janë edhe për Shqipërinë”, titullohet shkrimi, i cili nis më një përshkrim të akteve diplomatike provokative serbe në javët e fundit. Sipas Muratit kjo strategji synon të evidentojë Beogradin si aktor lider në Ballkan, sa kohë që do të perceptohet se ai ka në dorë stabilitetin e tij.

Recitime publiçitare "pa din e pa iman"

Postuar në 12 Shkurt, 2017 19:23

Me shumë gjasë kryeministri do fliste për eskavatorët dhe timonierët e tipit "Gjushi", nëse lajmi i javës nuk do ishte grabitja e Qafë-Kasharit. Tersi e ndjek kryeministrin tonë dhe në recitimin e fundjavës polemizoi me mediat për atë që i dogji më shumë, Sajmir Tahirin, i cili doli zbuluar edhe njëherë bashkë me shtetin e Edi Ramës. Përveçse nuk japin asnjë garanci për vendin, të dy bashkë përpiqen të mballosin çdo të harakomë që si Rama ashtu dhe Tahiri përpiqen ta mbulojnë me uniformat e reja të policisë, dhuratë nga "baba" Erdogan.

LSI: Koalicioni nuk është i domosdoshëm

Postuar në 12 Shkurt, 2017 13:23

Mbetet e paqartë se cili është funksionimi i koalicionit qeverisës, ndërkohë që LSI, aleatja kryesore e PS-së në qeveri, po deklaron se njerëzit kanë nevojë për punë dhe investime. 

“Nuk jemi në kohën e zonjës nga Berati që thoshte, pa bukë, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim. Peshkatarët e fermerët duan punë, jo vetëm koalicione”, tha sot nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Mesazhi i Mogherini-t: Pakt kombëtar për zbatimin e reformës në drejtësi

Postuar në 11 Shkurt, 2017 10:11

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo vlerësoi votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

Vëzhgim: Rasti Peza dhe kultura e re e të majtëve: Mos pyesni për miliardin e parë!

Postuar në 10 Shkurt, 2017 13:54

"Pasuria ime s'ka asgjë të paligjshme", sqaron deputeti Alfred Peza. E siç mund ta dijë vetë ai, dyshimet mbeten, pse çështja ka shumë të panjohura. Deputeti shpreh besim te prokuroria teksa nuk i komenton hetimet e saj, ndonëse për organin e akuzës ka shumë pakënaqësi nga PS-ja. Këtu nuk shtrohet çështja për shkeljet ose jo të deputetit në fjalë, por për faktin se mungesa e transparencës si praktikë, edhe nga ish-gazetarë, provokon kësi ngjarjesh që lënë atë shijen e njohur se "këtu janë të gjithë". Pasi edhe miliarderët, sidomos majtas po dalin edhe aty ku nuk pritej.

Po sikur Llalla të marrë shtetësi amerikane, cilin nga këta amerikanë do të zgjidhnit?

Postuar në 10 Shkurt, 2017 13:37

Shkrimi i djeshëm në Washington Times, gazeta e dytë në Washington, ka pështjelluar Tiranën zyrtare dhe rojtarët e dritave të qeverisë. Ndonëse është një shkrim nga ata që duket se janë të lobuar për t’u botuar, sërish mendimi se një gazetë amerikane riprodhon të njëjtat akuza që ka sot Ilir Meta dhe Sali Berisha për Donald Lu, ka infektuar fillimisht apologjetët e ambasadorit amerikan. I pari në listë është padyshim Spartak Ngjela, statuset në Facebook të të cilit janë manifestime depresioni dhe deliri të programuara për t’u përcjellë si avokati serioze.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë