Blloku Politikë
PD-ja është dorëzuar, nis lypjen politike
Askujt nuk ja priste mendja që PD-ja ta gjente kreativitetin e ideve të veta tek Edmond Sapho. Përveç qëndrimeve të këtij të fundit me rastin e zgjedhjeve në parti, apo për futjen e votimit të detyrueshëm, Spaho del sot me idenë e rishikimit të ndarjes territoriale. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ai ndër të tjera thotë:
Inflacioni i "reformave"
Kryeministri maqeonas Zoran Zaev ka bërë të ditur se së shpejti qeveria e tij do të sinkronizojë me ndërhyrje legjislative lehtësitë dhe ndihmat që do të ofrohen për të gjithë investitorët, e huaj ose vendas, që krijojnë vende të reja pune dhe investojnë në Maqedoni. Zaev ka shtuar se qeveria mendon që në disa raste të trajtojë me prioritet kompanitë vendase në krahasim me at otë huaja, nisur nga vlerësimi se ato kanë potencialin për të krijuar vende pune më stabël.
Hahn: S'kam dëshmi për shkelje ndaj pakicave në Himarë
Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionuar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek.
Myftiu i Tiranës nakatos më shumë çështjen "Skënderbeu i Mbuluar". Sqaron "vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm"
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka dhënë një intervistë për Gazeta Shqiptare, në përpjekje për të sqaruar mbulimin e monumentit të Skënderbeut. Dhe duke dashur të sqarojë, Myftiu ka shtuar ngatërresën, teksa ia adreson sqarim-ndjesën “vëllezërve katolikë që janë të ndjeshëm”.
Duke lypur pakte...
Ish – deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu flet në një intervistë për gazetën “Shekulli” për ndërhyrjet që po aplikohen në qeveri nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk është e qartë nëse Shehu flet në tagër personal, apo përfaqëson një mendim edhe të PD-së, “idetë” e tij për pakte thuajse për çdo gjë, flasin për një refuzim të demokratëve, apo atyre që quhen të tillë, për të qëndruar në opozitë. Thotë Shehu për administratën:
Ballkani në orbitën e Europës, jo brenda saj
Të jesh në qendër të vëmendje mund të jetë gjë e mirë ose avantazh. Por vështirë se kjo gjë mund të thuhet për Ballkanin, një rajon që ruan tingëllimin historik të konfliktit.
Muajt e fundit rajoni ynë përlfitet përherë e më tepër si një zonë përplasjesh mes Rusisë, Turqisë dhe Perëndimit. Kanë kaluar vetëm dy dekada nga rënia e Jugosllavisë dhe hapësira që mendohej se do të binte nën rrezen e Perëndimit po jep shenja të çorientimit gjeopolitik.
Rama dirigjon Lulin, LSI jashtë tepsisë për gabime strategjike
Me 74 mandate në sqetull kryeministri Rama ka marrë përsipër të orientojë edhe rolin e opozitës së re. Pas mbledhjes me ministrat në Llogara, ai ka komentuar edhe raportet që do ketë me dy partitë që kaluan në opozitë, njërën prej të cilave kërkoi me ngulm ta hiqte nga timoni i qeverisjes.
Rama shpall dekalogun: Me popullin për popullin
Asambleja e Partisë Socialiste shënoi praktikisht fillimin e qeverisë "Rama 2" që për nga fryma dhe modeli do të bazohet në një dekalog parimesh, të cilin kryeministri ua kërkoi të gjithëve ta varin në mur, në mos në qafë.
Fjala e Ramës
Përqafime, vllazërime por violina e Serbisë nuk ndryshon
Në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Durrës, që siç u tha ishte iniciativë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk munguan përqafimet, buzqëeshjet, sportiviteti dhe fotot relaksuese të asaj që mund të quhet elita udhëheqëse e politikës së Ballkanit, ky hyjnë Edi Rama, Ana Brnabiç, Zoran Zaev, Isa Mustafa, Denis Zvizdiç, dhe Dushko Markoviç. Është prezantuar si elita që do bëjë kapërcimin e madh, nga llogoret konservatore të nacionalizmit dhe protagonizmit ballkanik në fakktorët eeuropianizes dhe pajtues të popujve të rajonit.
Hahn pa dorashka: S’ka datë për negociata dhe as justifikime për reformat
Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ishte i drejtëpërdrejtë dhe i qartë në mesazhin dërguar qeverisë shqiptare dhe në veçanti kryeministrit Rama. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Durrës në kuadër të takimit informal me kryeministrat e rajonit, Hahn nuk dha një datë për hapjen e negociatave dhe po ashtu ishte i prerë për të mos dëgjuar më asnjë justifikim për vonesën në reforma.
