Blloku Politikë

Edhe Shqipëria në Konferencën Islamike, deklaratë për Palestinën

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 11:22

57 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, mes të cilave edhe Shqipëria, përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në çështjen e Palestinës, me formimin e dy shteteve, dhe u kërkuan vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor, si kryeqytetin e tij të pushtuar.

I pasigurtë nëse BE do hapë negociatat me Shqipërinë

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 20:18

Kryeministri Rama mori në Bruksel lavdërimet e Zhan Klod Junker për reformat që ka kryer, por nuk është aspak i sigurtë se Komisioni Europian në fund të 6 muajve do të rekomandojë çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Këtë la të kuptohet lutja e tij ndaj ambasadorëve të huaj për të bërë avokatin e Shqipërisë pranë qeverive të tyre, të cilat mesa duket nuk kanë të njëjtën pikëpamje me Presidentin e Komisionit. Rama është munduar të bindë diplomatët perëndimorë se “vezën” e Shqipërisë nuk do ta bënte asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian.

Pakti ekziston, ai nuk mund të firmoset për momentin

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 12:31

Një ditë pasi ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ambasadorin amerikan Donald Lu për konflikt interesi në raport me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kryetari aktual i PD-së, ka dalë me një qëndrim politik që në thelb zyrtarizon nisjen e negociatave me mazhorancën e Edi Ramës.

Nuk heq dorë nga karta e Bashës, përplasje e hapur me Donald Lu

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 23:46

Sali Berisha beson se Lulzim Basha është zgjedhja e duhur për të rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, ndonëse PD humbi 200 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për ABC News ai ka dalë hapur në mbështejtje të Bashës dhe vazhdimësisë së tij në krye të PD-së, duke gjetur gabime sa te këshilltarët e kryetarit të PD-së dhe po aq të vjedhja e votave.

"Kosova, një shtet në prag të kolapsit. Marrëdhënia Rama-Vuçiç, shumë e rëndësishme"

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 14:47

Ish-përfaqësuesi i Lartë për Bosnje Hercegovinën, Wolfgang Petritsch ka dhënë një intervistë për rrjetin gjerman Deutesche Welle, përmes të cilës jep disa konsiderata për Kosovën dhe Shqipërinë. Duke vendosur një metër krahasues për lëvizjet në rajon, ai thekson forcën e Serbisë, kredibilitetin e shtuar të Vuçiç, sidomos me krizën e refugjatëve sirianë duke bërë thirrje që “Serbisë t’i jepet një bonus besimi”.

Krahasimisht me këtë përshkrim, në sytë e Petritsch, Kosova paraqitet dobët dhe madje sipas tij, Kosova është në prag të kolapsit si shtet.

Si të thotë ambasadori...

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 12:41

Donald Lu është rishfaqur sot edhe njëherë si zëri i fortë i skenës politike shqiptare që kërkon dënim të nivelit të lartë. Përtej rolit të një ambasadori, kryediplomati amerikan në Tiranë, ka hedhur kritika të forta në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm, por duke lënë të kuptohet se ka një Pazar politik për të vijuar me këtë situatë teatrale krizash pa mbarim.

Rëndohet pozita e ish-ministrit të Brendshëm, i ndalohet dalja jashtë vendit

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 12:08

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, nuk mund të dalë më nga Shqipërisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin që nuk lejon daljen e tij nga vendi, pak javë pasi ish-ministri udhëtoi drejt Gjermanisë.

Flamur Noka dëbon socialistët nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 21:26

Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate dhe akuza. Protagonist është bërë sërish deputeti demokrat Falmur Noka, i cili ka akuzuar qeverinë se ka braktisur të prekurit nga përmbytja. Noka ka marrë fjalën pa leje dhe ja ka dalë të krijojë një situatë të tensionuar, si pasojë e së cilë socialistët kanë lënë mbledhjen. Më poshtë video që tregon sesi Felaj që drejton Komisionin lë detyrën: 

Presidenti shpreh rezerva për pavarësinë e Helidon Bendos në krye të SHISH

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 12:40

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur sot për herë të parë për mosdekretimin e Helidon Bendos në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ. Ai është pyetur gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, që ndodhet në një vizitë në Tiranë dhe ka dhënë këtë përgjigje: 

Zgjedhja e Prokurorit, çështje keqkuptimi!

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 12:26

Çështje keqkuptimi e quan kryeministri Edi Rama përplasjen me opozitën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nga mbledhja e grupit parlamentar, Edi Rama i propozoi kreut të PD-së Lulzim Basha të mos i mëshojë diskutimeve ligjore, por të pranojë një zgjedhje të dakordësuar bashkarisht. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë