Blloku Politikë
Shpërthimet në Zharrëz do vazhdojnë me siguracion privat
Ministri Damian Gjiknuri ka premtuar nga Fieri se qeveria ka rënë dakord me kompaninë Bankers për të lëvruar fondin e dëmshpërblimeve për banesat e dëmtuara në fshatin Zharrëz. Një vendim me dëmet dhe shumat përkatëse të dëmshpëblimeve tashmë është në fuqi, por Bankers nuk ka pranuar të nxjerrë para nga buxheti i vet, me arsyetimin se shkaqet për dëmtimet kanë qenë natyrore dhe jo si rezultat i aktivitetit të saj.
Paralizë në Gjykatën e Lartë, 26 mijë dosje të pagjykuara
Reforma në drejtësi ka futur në kaos edhe Gjykatën e Lartë. Mbarimi i mandatit të disa gjyqtarëve ka bërë që në Gjykatën e Lartë të mbesin 9 gjyqtarë nga 19 që duhet të ishin normalisht. Ndërkohë 9 gjyqtarët e mbetur kanë për të gjykuar mbi 26 mijë dosje, çka është në fakt paralizim i punës. Nuk dihet sesi do të procedohet për të zgjidhur këtë situatë që vazhdon prej kohësh dhe mbi të gjitha nuk dihet sa është kostoja e këtij bllokimi absurd që mban peng marrëdhënie civile, administrative dhe penale për mbarë vendin.
TvT
Ambasadori i OSBE-së: Dënoni personat që kanë shkelur ligjin në zgjedhjet e kaluara
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard kërkon arrestimin e personave që kanë manipuluar dhe shkelur ligjin në zgjedhjet e qershorit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore deklaroi se pret me padurim vendimet. Ndërkohë i kërkoi komisionit të përfundojë reformën deri në korrik.
TvT
D'Alema: Ballkani drejt Europës. Nuk është zgjerim, por shërim i një plage
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema i ka dhënë një intervistë të përditshmes “Albanian Daily News” përmes së cilës flet për zhvillimet në Europë por edhe komenton proceset në Ballkan. D’Alema pranon se Bashkimi Europian aktualisht është i çorientuar duke u ndalur edhe te hapja e negociatave që së fundmi u rekomandua për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Prokurorja e Apelit në Shkodër revoltohet me vendimin e KPK-së për ta shkarkuar
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, e cila nuk e ka pritur mirë vendimin. Në një prononcim për mediat Nikëhasani kërkon prova dhe flet për karrierën e vet.
Negociatat/Pas fjalimit të Macron, Franca siguron vetëm Beogradin: Votë pro Serbisë në qershor
Deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron në Parlamentin Europian, janë lexuar gjerësisht si një Jo e Francës për hapjen e negociatave apo negociimin e disa kapitujve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por përfaqësuesi diplomatik i Francës në Beograd, ambasadori, Frederic Mondoloni, ka dalë posaçërisht për mediat serbe për të sqaruar se ky mesazh i Macron nuk ka të bëjë me Serbinë.
Dossier/Strategjia e vitit 1993: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO parashikohej të ndodhte në vitin 2000
Universiteti i Goergtown në SHBA publikon së fundmi disa dokumente të rëndësishme të Arkivës Kombëtare Amerikane që zbulojnë evolucionin e strategjisë së zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes së Europës. Dokumentet përfshijnë edhe bisedat mes dy ish-presidentëve Bil Clinton dhe Boris Jelcin, që duket se kishin edhe miqësi personale. Materialet jepen në formatin orgjininale, pra faksimile, por paraprihen nga një analizë kritike e tyre për të shpjeguar kontekstin dhe për të kryqëzuar
Patriarku i Moskës vjen në Tiranë në fund të Prillit
Në fund të muajit Prill Patriarkut i Moskës Kiril do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili shtoi gjithashtu se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.
Basha frenon optimizmin e qeverisë
Lulzim Basha i ndodhur në Gjermani për disa takime me grupin parlamentar të CDU-CSU të kancelares Merkel reagoi për vendimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë rekomandimin për hapjen e negociatave. Basha thotë në deklaratën e tij se vendimi i Komisionit është është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë dhe se ka vende si Gjermania që janë skeptike për të dhënë në takimin e Këshillit Europian në 28-29 qershor votën pro hapjes së negociatave.
Monologu i përparimit (Video)
Nuk ka vonuar dhe kryeministri Rama i ka dhënë merita vetes dhe qeverisë që drejton për rekomandimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duke përmbledhur në një monolog eklektik kontributin që sipas tij ai dhe Partia Socialiste kanë dhënë në këtë drejtim.
