Blloku Politikë

Ejani ke daja! 110 minutat e monologut pa rezultat

Postuar në 10 Dhjetor, 2018 16:39

Në 110 minuta monolog kryeministri sfidoi protestën e studentëve duke i ftuar për dialog dhe duke rënë parimisht dakord për ishikimin e tarifave të studimit.

“I gatshëm për të shkuar me tek kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionoje shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre ne ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen ne eter. Por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë” - deklaklaroi kryeministri.

Protesta dhe qorrat e politikës që oksigjenojnë të Sëmurin e Surrelit

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 15:46

A do të arrijë PD-ja të mbledhë ato 200 mijë vota që humbi në vitin 2017? Davaja e Edi Ramës dihet tashmë, por ai sidoqoftë ka nga pas një parti dhe disa militantë që nuk e negociojnë votën e tyre. Çështja është se çfarë do të ndodhë me opozitën e Saliut, Lulit dhe Monikës e cila çfarëdo lloj gjëje që prek e ndyn. Në protestën e tanishme të studentëve, dy partitë opozitare kanë marrë rolin e gardianit të saj nga neomarksistët.

Zeja e re e PD-së dhe LSI-së: Prish ose vidh protesta

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 12:56

Protesta e sotme e studentëve përballë godinës së Ministrisë së Arsimit ka verifikuar hapur përpjekjen e partive politike për t’u infiltruar dhe rrëmbyer drejtimin e saj. Me bilbila dhe duke organizuar kore thirrjesh paralele, të rinj të PD-së dhe LSI-së, siç identifikohen si të tillë nga disa prej studentëve, po përpiqen të prishin një frymë e cila as po i konsideron se ekzistojnë. 

"Ndryshimi në themel i qeverisë, objektiv logjik i protestës së studentëve"

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 22:33

Protestën e studentëve e ka marrë si temë për një shkrim të vetin edhe publicisti Ardian Vehbiu që i bashkohet idesë se protesta ka nevojë për artikulim politik.

Lapsusi 18 milionë euro i Damianit, ministri që nuk e përmend askush

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 20:50

Sot paradite ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri bëri një zgjim publik virtual. Ai hodhi ca radhë në Facebook duke iu adresuar vetëm PD-së që sipas tij bën politikë të pistë me Unazën e Re. Në fund pak moral: Socialistët e tipi Gjiknuri mendojnë për të ardhmen e vendit, ndërsa demokratët e Lulit prodhojnë baltë. Zotit Gjiknuri nuk i intereson shumë se çfarë thuhet lart e poshtë, ai as nuk kujdeset që të përmirësojë disi mënyrën sesi flet. Sesi argumenton.

Studenti dixhital - përpjekja e Berishës, PD-së dhe LSI-së për të vjedhur protestën

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 15:01

Qeveria është në hall. Në hall të madh madje. Por ironikja është se opozita është në një hall edhe më të madh. Ajo ka dalë në vend të dytë të përfaqësimit të kundërshtimit të qeverisë. Protesta e studentëve e bëri këtë gjë. Ndaj edhe pamë aty para ca ditësh ndonjë gazetar të çquar që po bënte rikonjicion.

Për ta zgjidhur këtë situatë që po e vendos PD-në dhe LSI-në në rolin e vet të pazarit, lakuriq fare, PD-ja po përpiqet të njollosë protestën, apo me shpresë ta vjedhë atë.

Video/Studentët refuzojnë ministren e Arsimit, Lindita Nikolla

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 14:10

Pse nuk ka protestë para Ministrisë së Gjiknurit?

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 13:19

Sot banorë të zonës së Astirit kanë dashur t'i bashkohen protestës së studentëve të Ministria e Arsimit, por kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre. “Nuk duam, nuk ju pranojmë, nuk duam politikë”-thanë protestuesit studente, të cilët nuk duan të bashkojnë kauzat, pasi janë çështje të ndryshme.

Funerali i një feste të vjedhur

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 12:29

Sot është përkujtuar 8 dhjetori i vitit 1990. E ka përkujtuar Partia Demokratike, një parti që qeverisi Shqipërinë për të kontribuuar për katastrofën e sotme.

Për të pafundmin vit rresht aty ka folur Sali Berisha, ka përsëritur elozhet standarde, ka ngritur lart figurën e Azem Hajdarit. Ka bërë thirrje për largimin e qeverisë. Ka folur Lulëzim Basha, i emëruari kryetar i kësaj partie, fjalët e të cilit nuk kanë ndonjë rëndësi.

Kanë folur zyrtarë të tjerë që janë numra në grazhdin e opozitës që funksionon me vetëpunësim.

Video/Protesta e studentëve përqendrohet para Ministrisë së Arsimit

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 11:57

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë