Blloku Politikë

Avokati i Popullit: Shkeljet e KED dhe boshllëku i krijuar nga vetting, krijojnë kushte për korrupsion

Postuar në 14 Shkurt, 2020 18:07

Për avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, propozimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese krijuan një konflikt mes Presidencës dhe qeverisë, që dëmtoi besimin te reforma në drejtësi.  Ajo thotë për TvT, se edhe procesi i vettingut shkaktoi boshllëqe në organet e reja të drejtësisë.

Tani edhe z. Rama pranon se Minishengeni nuk është projekt i BE-së

Postuar në 14 Shkurt, 2020 13:35

Propozimi francez për një samit për dialogun Serbi-Kosovë është prova e pakundërshtueshme se Perëndimi është i ndarë në këtë çështje. Nëse sheh propozimet e bëra nga Richard Grenell dhe ato të cituara në letrën e Presidentit francez, Macron, kupton lehtë se ato janë thuajse të njëjta. Kemi pra të bëjmë me një lloj rivaliteti të dy boshteve të politkës perëndimore në Ballkan.

Pas Jo-së së Kosovës, Tirana zyrtare duhet të sqarojë qëndrimin e vet për Minishengenin Ballkanik

Postuar në 13 Shkurt, 2020 14:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar pas vizitës në Shqiëpri se projekti I Minishengenit ballkanik është në funksion të interesit serb dhe rus në Ballkan. Në një intervistë për KTV, Kurti ndër të tjera ka thënë:

Çështja është të marrim vesh zyrtarisht a je apo jo për në Burg?

Postuar në 12 Shkurt, 2020 21:53

Teksa fliste sot në Parlament për paketën anti-KÇK, kryeministri në një moment iu drejtua përfaqësuesve të opozitës me fjalët: 

E di që doni të më shihni në burg…

Nuk dihet në fakt nëse ajo që quhet opozitë, jashtë e brenda Parlamentit do ta shohë kryeministrin aktual në burg. Por edhe sikur kjo nuk ka rëndësi, sepse dëshira për ta parë dikë në pranga nuk përputhet shpesh me fajësinë e tij. 

Shqetësimi i urtë i z. Gjiknuri: Qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin

Postuar në 12 Shkurt, 2020 14:11

Mediat përcjellin një prononcim të fundit të bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri që ndër të tjera ka bërë edhe këtë koment:

Detyrë e posaçme nga Ekzekutivi: Drejtësia të Veprojë, pastaj të Funksionojë

Postuar në 12 Shkurt, 2020 13:55

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka paraqitur sot në atë që vazhdon të quhet Parlament, një lloj vizioni të vetin për mënyrën sesi duhet të Veprojë Drejtësia në këtë vend. Duke folur për fuqitë që I jepen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, zoti Rama ndër të tjera tha:

I duhet një letër për Trumpin. Tirana nuk ka asgjë në dorë

Postuar në 11 Shkurt, 2020 17:18

Albin Kurti ka provuar sot në cilësinë e kryeministrit të Kosovës të paktën një problem themelor të politikës së jashtme të Shqipërisë: Tirana zyrtare nuk ka mirëkuptim me Prishtinën për bashkëpunimin rajonal. Deviza “Zero probleme me fqinjët” merr kështu një goditje jo të vogël duke u shndërruar në “Problem serioz me Shqiptarët”.

Kryeministri i Kosovës arrin fitoren e parë në Tiranë

Postuar në 11 Shkurt, 2020 13:09

Takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ka nxjerrë në dukje publikisht një diferencë qëndrimesh. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për makro-Shengenin shqiptar, ndërkohë që Edi Rama ka sqaruar se pa mini Shengenin ballkanik makro-Shengeni shqiptar nuk mund të ndodhë.

Anti-KÇK, çelës për në BE, apo karrem propagandistik kundër qëndrimit të Hollandës?

Postuar në 10 Shkurt, 2020 17:05

Anti- KÇK, çelësi për të hyrë në BE. Është arritur progres me Reformën në Drejtësi, kur të bëhet plotësisht do të përbëjë armën më të fortë kundër krimit të organizuar, presim krijimin e SPAK që ta bëjë plotësisht këtë detyrë.

Paketa anti-KÇK pastron krimin. Do paguajmë qindra milionë dollarë dëmshpërblim

Postuar në 08 Shkurt, 2020 19:10

Ish-Kryeministri Sali Berisha mendon se akti normatin i njohur si anti-KÇK mbron kriminelët përmes mekanizmave juridikë. Sipas Berishës akti është antiligjor dhe është rrëzuar njëherë në vitin 2015. Më poshtë mendimi i Berishës dhënë për News 24: 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë