Blloku Opinion

Koço nuk ka faj…

Postuar në 22 Tetor, 2015 10:21

Një kërkesë e Edi Ramës (nëpërmjet Koço Kokëdhimës) për të shtyrë kongresin e Partisë Socialiste, nga janari në prill 2016, dhe debati i fortë që ajo provokoi, nxori në pah distancën e madhe mes kryetarit- kryeministër dhe grupit (me në krye Gramoz Ruçin) të ashtuquajtur vendimmarrës në parti.

Reecetat e BE-së nuk vlejnë më*

Postuar në 22 Tetor, 2015 10:06

Në samitin e BE-së javën e kaluar kryetarët e shteteve dhe të qeverive bënin ende sikur kishte një politikë të përbashkët për refugjatët dhe iniciativa për zgjidhje. Tani, as një javë më vonë, faktet në rrugën e Ballkanit flasin një gjuhë tjetër. Nuk ndjehet më asgjë nga solidariteti evropian dhe ndarja e barrës. Çdo shtet mbron vetëm vetën.

Opozita nuk po qeveris mirë!

Postuar në 22 Tetor, 2015 01:49

Është bërë një traditë që muajt e parë të rotacionit politik, opozita sillet si qeveria dhe anasjelltas. Pjesa më e dukshme është Kuvendi dhe daljet publike, sidomos daljet në konferenca shtypi.

Kotësia historike e shqiptarëve

Postuar në 21 Tetor, 2015 11:17

Disa studiues shqiptarë por edhe të huaj janë të mendimit se terreni ka pasur një rol vendimtar në formimin psikologjik të shqiptarëve, si për mirë, ashtu dhe për keq.

Artan Shyti: Suksesi i blerë i Kombëtares dhe menaxhimi skandaloz i tij

Postuar në 20 Tetor, 2015 20:24

Skandali që po shoqëron kualifikimin e Kombëtares së Futbollit në Evropianin 2016 dhe që ka në qender rinovimin e kontratës së Trainerit De Biazi me FSHF është një tjetër tregues se ky kualifikim është një fitore artificiale për futbollin në Shqipëri.

E kam thënë publikisht se suksesi i kombëtares është një importim i qartë dhe i padiskutueshëm. Ajo nuk është e nuk mund të jetë tregues i zhvillimit real të futbollit në Shqipëri, i cili lëngon në një sëmundje  me simptoma shkatërrimtare për të ardhmen e tij.

Standardi gjuhësor – Rruga e parë e Kombit

Postuar në 20 Tetor, 2015 15:04

Instituti Albanologjik i Prishtinës, qendra kryesore dhe historike e veprimtarisë shkencore në fushën e studimeve shqiptare në Kosovë, vjen ndërmjet nesh në Tiranë jo vetëm për një takim të thjeshtë shkencor, por edhe në një mënyrë simbolike: për të dëshmuar se shkenca shqiptare është dhe do të jetë e njësishme në frymën, në misionin dhe në detyrat e saj sot e në të ardhmen.

Të paktën të arrijmë… Malin e Zi

Postuar në 19 Tetor, 2015 20:55

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaroi para ca ditësh në mediat shqiptare se vjelja e të ardhurave tatimore-doganore në Shqipëri, si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, është me e ulët sesa në shumë vende europiane me sistem të ngjashëm taksash.

Mentor Kikia: Mos i shkoni Fevziut në emision; është në krizë

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:18

Nga Mentor Kikia / Mbi debatin e pështirë mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogajt. Shumë shkurt. Duhet durim i madh të shikosh tashmë një debat televiziv deri në fund. Janë nja 20 të tillë brenda një jave nëpër televizione, sepse është produksioni më i lirë televiziv. Të enjten pashë deri në fund sekuencën e sharjeve mes Andrea Stefanit dhe Prec Zogajt. E pashë duke shtrënguar dhëmbët, për të parë se deri ku mund të shkojë perversiteti intelektual.

 

Mikpritja e vërtetë shqiptare, rasti i De Biasit*

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:31

Ajo që po ndodh me Giani de Biasin mund të shndërohet shumë shpejt në një rast ilustrues të mikpritjes së përçudnuar shqiptare.

Më mirë Ilir Meta, sesa Edi Rama

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:44

Gjithë verën dhe sidomos këtë vjeshtë, thelbi i debateve politike në vend është përqendruar te konflikti Rama-Meta. Çështja shkoi deri aty, sa Spartak Braho, njeri i afërt i Ilir Metës, të flasë për komplot ndaj kreut të LSI-së. Një çështje për korrupsion masiv me mbledhjen e detyrimeve të CEZ, me marrëveshjen për t’u dhënë çekëve 90 milionë euro dhe shmangur arbitrazhin, ishte tagjia bazë e shtypit dhe e akuzave që mbajtën gjallë zhurmën e kësaj lufte.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion