Blloku Në Vëmendje
Soros bën planet për ndarjen e Kosovës, fajin e ka Trump
Përpjekja për të gjetur burimin nga ku zë fill pakti i Thaçit me Vuçiç për ndryshimin e kufijve të Kosovës e Serbisë ka deri më tani dy versione, të paktën mediatike. Ai që lidhet me ndikimin e Fondacionit Soros dhe administratës së re amerikane që lobon për politikat e presidentit Trump. Versioni i pari është më bindës pasi, të paktën deri më tani pasi i referohet një raporti të botuar në prill të vitit 2018 në Beograd me përkrahjen e Fondacioni për Shoqëri të Hapur
Kosova i kërkon heronjtë Shqipërisë
Kosova kërkon nga Shqipëria eshtrat e heronjve të saj. Në 85 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i është drejtuar me një letër Tiranës zyrtare ku kërkon që Hasan Prishtina tyë rivarroset pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Veseli thotë se marrja e heronjve të saj është e rëndësishme për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës
Më poshtë postimi i Veselit:
Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Sharje e fyerje nga gazetarët për Zykajn (Video)
Gjatë mbërritjes në Gjykatën e Vlorës 24-vjeçari Ritvan Zykaj u përball me sharje dhe fyerje jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga gazetarët. Mediat u lanë ta filmonin në sallën e gjyqit madje gazetarët nuk u penguan të lëshonin fyerje ndaj të akuzuarit.
24 vjeçari mbërriti në ambjentet e Gjykatës rreth orës 11 të paradites nën masa të rrepta sigurie.
Dragoti: Autori i masakrës në Selenicë, i stigmatizuar
Më së shumti mediat e trajtuan masakrën me 8 të vrarë në Selenicë një ngjarje të lidhur vetëm me autorin, por sipas Edmond Dragotit, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale kanë qenë disa faktorë që kanë bashkëvepruar në tragjedi, ku shoqëria apo lokaliteti ka një pjesë të madhe të përgjegjësië. Në një intervistë për Panorama, Dragoti thotë se 24 vjeçari është tallur nga bashkëfshatarët.
Rumania në rrugë (foto)
Mijëra rumunë morën pjesë sërish në protestat antikorrupsion, një ditë pasi 450 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.
Organizatorët e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të legjislacionit dhe masave të cilat thonë se janë ndërmarrë siç thonë protestuesit për të promovuar interesat korruptive të kastës në pushtet.
Përditësim/Kapet autori i masakrës në Vlorë
Nuk ka zgjatur shumë arratia e autorit të masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Vlorës. Ritvan Zykaj, 24 vjeç u kap në dalje të Selenicës i fshehur në një shkurre. Ai nuk bëri rezistencë dhe në momentin e parë kërkoi ujë nga policia.
Para arrestimit, kur po kërkohej nga më shumë se 100 policë në kodrat e fshatit, Zykaj u shfaq duke replikuar me ndjekësit në fejsbuk
Serbët përgatiten për referendum
Një ditë pasi Aleksandër Vuçiç bëri publik pozicionin e tij për ndryshim kufijsh me Kossovën, çka në fakt nënkupton shkëmbim territoresh edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç doli në mbështetje të pikëpamjes së Presidentit.
Për 1 milionë dollarë
Adriatik Llalla nuk ia doli në përpjekjen e parë për të hequr sekuestron preventive ndaj pasurive të bllokuara të ish-kryeprokurorit në vlerën e 1 milion dollarëve. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzuoi ankimimin e ish-kryeprokurorit duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Ambasada e Kroacisë: Ndryshimi i kufijve destabilizon rajonin
Vendet e rajonit nuk janë nxituar të pozicionohen rreth idesë për korrigjim kufijsh të ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi aktualisht president i Kosovës.
Frontal i ka marrë një reagim ambasadës kroate në Prishtinë ku theksohet kundërshtimi kategorik për ndryshim kufinjsh, pasi kjo mund të sillte destabilizim të Ballkanit.
Një president joserioz, ndaj edhe i rrezikshëm
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Tema”. Në vend se të sqaronte dilemat e krijuara pas propozimit të tij për korrigjim kufijsh me Serbinë, z. Thaçi i ka shtuar ato më tej.