Blloku Në Vëmendje

Vendim politik i AAK-së: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet. Haradinaj: Rama të shohë Shqipërinë

Postuar në 07 Shkurt, 2019 22:54

Njoftimin e përcjell kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook. Ky është një vendim politik që duket se mbyll çdo diskutim të mëtejshëm mbi heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, përderisa kryeministri është mandatuar nga partia e tij të mos lëshojë në këtë drejtim.

Po shtyjnë hetimin apo nuk po hetojnë fare?

Postuar në 06 Shkurt, 2019 21:48

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ngriti me të drejtë sot shqetësimin se hetimi ndaj tij po vonohet pa arsye dhe se madje prokurorët nuk dinë sit ë mbyllin dosjen e tij. Dhe siç shkruam për këtë temë paradite, z. Tahiri ka të drejtë. Kodi i Procedurës Penale ia njeh këtë të drejtë çdo personi nën hetim siç mund të lexohet më poshtë:

Goditen njerëzit e LSI-së te Ministria e Drejtësisë

Postuar në 06 Shkurt, 2019 10:38

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj janë arrestuar për abuzime me tenderat në këtë dikaster.

Tetë të  tjerë janë në arerst shtëpie. Raportohet jo zyrtarisht se nën verifikim janë edhe dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani për rolin e tyre në këto tendera.

Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë

Postuar në 05 Shkurt, 2019 09:32

Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.

Albin Kurti, mbështetje politike grevës te Shkencat

Postuar në 04 Shkurt, 2019 10:59

Pak orë pasi Edi Rama pozoi në Prishtina në një darkë luksi, në Tiranë erdhi Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetvendosje. Në një lëvizje suprizë ai ishte këtë të hënë në fakultetin e Shkencave Sociale, ku shprehu mbështetje për protestën e studentëve dhe pedagogëve jo vetëm kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, por në përgjithësi për revoltën kundër establishmentit.

Një intervistë që i shton pikëpyetjet dhe përgënjeshtron Kryeministrin

Postuar në 03 Shkurt, 2019 14:34

Akuzat e opozitës parlamentare për Bankën Amerikane të Investimeve kanë provokuar reagimin e kësaj të fundit. Mesa duket Abi Bank, nuk i ka mjaftuar mbrojtja populiste e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, bashkëshortja e të cilit, Linda Rama ka qenë në bordin drejtues të bankës, por ka nxjerrë drejtorin ekzekutiv të përgjithshëm, Andi Ballta për të folur për çështjet që janë bërë pjesë e debatit parlamentar.

Pas bubullimave të Bashës, Florion Mima: PPP-të anulohen nëse provohet paligjshmëria

Postuar në 02 Shkurt, 2019 15:42

Kontratat e Partneritetit  Publik Privat do të anulohen vetëm nëse provohet paligjshmëria e tyre. Sipas ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë  dhe Energjitikës të Partisë Demokratike, Florion Mima, nëse faktohet se koncesionet janë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, atëherë ato do të anulohen dhe do të sekuestrohen pasuritë e përfituara.

Fundi i politikës moralizuese të SHBA-së

Postuar në 30 Janar, 2019 23:19

Ramush Haradinaj duket se ka kapërcyer krizën eventuale qeverisëse teksa pas një takimi me partnerët e vet në koalicion, Fatmir Limaj të Nismës, Kadri Veselin e PDK-së dhe Behgjet Pacollit të Aleancës Kosova e Re, qeveria e tij ka shpërndarë një njoftim në të cilin theksohet zotimi për të mbajtur qëndrime të unifikuara.

Video/Studentët - Veliajt: Propaganda juaj nuk mbulon vrasjen e Ardit Gjoklajt

Postuar në 30 Janar, 2019 14:52

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka qenë sot në Qytetin Studenti për të folur për kushtet e konvikteve. Mirëpo disa studentë të pranishëm i janë kthyer z. Veliaj duke e akuzuar rëndë. Më poshtë video: 

54 të vdekur nga gripi në Rumani

Postuar në 30 Janar, 2019 10:30

Gripi po bën kërdinë në Rumani. Autoritetet shëndetësore janë në alarm pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 54 .

Situata është shumë e rëndë, tha ministrja e Shëndetësisë, Sorina Pint gjatë një interviste për kanalin televiziv «Antena 3», duke iu referuar shpejtësisë së përhapjes së virusit të gripit. Sipas kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kriteri më i rëndësishëm për të shpallur epideminë e gripit, është  konfirmimi i 1,500 rasteve për 100,000 banorë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje