Blloku Në Vëmendje

3.4 milion dollarë dekodera për familjet në nevojë. VKM e qeverisë që luan me paratë e të gjithëve

Postuar në 27 Tetor, 2015 20:21

3.4 milionë dollarë ka akorduar qeveria shqiptare si pjesë e fondit për familjet në nevojë. Fond që do të shkojë për pajisjen e këtyre familjeve me dekodera dixhitalë. Për çfarë jepet ndihma për familjet në nevojë? Jepet për nevojat jetike që kanë këto familje, për të cilat kemi rënë dakord të paguajmë të gjithë. Por qeveria mendon se “moshën e internetit” familjet shqiptare në nevojë kanë nevojë edhe për të parë Digitalbin, Tring apo ndonjë operator tjetër që ofron shërbime të tilla.

Një shembull mjedisor i qeverisë: Tender për prerje pyjesh në fshatrat e Përmetit, biznesmenëve nga Laçi….

Postuar në 27 Tetor, 2015 15:04

Në fshatrat e Përmetit ka zbritur një firmë fantazmë që përmes një liçense po pret drurët shumëvjeçarë të Grabovës dhe Argovës. Sipas raportimit të News 24, një firmë ka fituar tenderin e organizuar nga drejtoria pyjore e Qarkut Gjirokastër, për një sipërfaqe pylli 65 ha, duke rrënuar një pasuri të mbrojtur me sakrifica nga vetë banorët.  Kryeplaku i Grabovës Koço Hormoviti ka pohuar se “biznesmenë nga Laçi që as i njohim e as e dimë se ç’janë, vijnë dhe po shfarosin pyjet, me tenderat e ish kryebashkiakut Bujar Ibrahimi. Qeevria thotë se po mbron pyjet, por po i pret pyjet”.

Ramës i del emri në lejen e pallatit 13-katësh te hyrja e Liqenit, ja dokumenti

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:06

Gazeta “Panorama” ka publikuar një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit në 9 shtator të këtij viti për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të Liqenit Artificial në krahun e Rrugës së Elbasanit. Vendimi përcakton se në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.  Por sipas Panoramës kjo nuk është godina e vetme.

A u hapën 150 mijë vende pune në 2 vjet? BB konstaton rritje të papunësisë për të rinjtë në 2015

Postuar në 26 Tetor, 2015 20:11

300 mijë vendet e punës në 4 vjet është objektivi i shpallur i mazhorancës për  këtë mandat. Kanë kaluar dy vjet dhe Shqipëria ka njohur një valë të madhe emigrimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Qeveria prezanton rreth 90 mijë vende pune të hapura dhe të formalizuara në gjysmën e mandatit të saj, por Banka Botërore vlerëson se papunësia tek të rinjtë është rritur me të paktën 1 për qind në vitin 2015.

"Rusia është në Siri për mbrojtjen e interesave kombëtare kundër terrorizmit"

Postuar në 26 Tetor, 2015 17:50

Rusia ka vendosur të informojë edhe publikun shqiptar për arsyet dhe ecurinë e operacioneve ushtarake në Siri. Përveë lajmërimit në murin e ambasadës, sot ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, i ka dhënë një intervistë "Top-Channel", ku ka theksuar se operacionet janë në përputhje me parimet e të drejtave ndërkombëtare. Më poshtë materiali ashtu siç përcillet nga TCH: 

Si janë shpërndarë 650 mln lekët e DIA-s, ekspertët e prokurorisë hartojnë skemën

Postuar në 26 Tetor, 2015 17:13

ABC News ka në dorë raportin e ekspertëve kontabël që kanë detajuar se cila është shuma që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ shpërndarja, në formë pagesash për kompaninë e tij DIA. Pas studimit të materialeve që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, del se CEZ brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 mln lekë të reja.

Rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në cash nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime.

Qenkan 44, jo 29 makina për "personalitetet". Thjesht VKM-ja nuk u publikua*

Postuar në 25 Tetor, 2015 17:18

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).

Rrëfim i Dritan Zaganit për Corriere Della Sera: Janë paguar vrasës shqiptarë të më eleminojnë fizikisht

Postuar në 25 Tetor, 2015 13:27

Dritan Zagani, ish-shefi antidrogës së Fierit strehohet në një vend sekret në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Corriere Della Sera e ka intervistuar duke e pyetur për arsyet e largimit nga Italia ku ai qëndroi disa muaj pas ikjes nga Shqipëria. Zagani thotë se ndihej I kërcënuar me jetë nga vrasës shqiptarë të paguar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje