Blloku Në Vëmendje

Prokuroria vihet në lëvizje për Bojaxhiun, mediat nxjerrin në skenë biznesmenin Sulo Shehu

Postuar në 04 Maj, 2016 17:58

Pas regjistrimit të kallëzimit penal për Gjergj Bojaxhi për akuzat e  “Mashtrim me Kredi”, “Pastrimit të produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”,   dhe “Fshehje të Ardhurash” , "Tv Klan" raporton se prokuroria Tiranës ka kërkuar informacione të detajuara tatimeve për veprimtarinë e kompanisë “Everest Oil”.

Nuk ka më shqiptarë që lëvizin me vizë në Europë

Postuar në 04 Maj, 2016 14:08

Që sot e tutje nuk ka më shqiptarë të Ballkanit që lëvizin me viza në Europë. Muri i fundit ka rënë me rekomandimin e mirautr sot nga Komisioni Europian që qytetarët e Kosovës, të pajisur me pasaporta biometrike, të lëvizin lirisht në Europë, për një periudhë qëndrimi 90 ditore.

Administrata/Kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Strakosha: Emërime në shkelje të procedurave dhe jashtë afatit

Postuar në 03 Maj, 2016 17:24

Dy vitet e fundit ka patur disa akuza në media për emërime në administratë shetërore të personave të papërshtatshëm, ose në bazë të rekomandimeve politike. Qeveria nuk ka pranuar në shumicën e rasteve të njohë këtë problem si real, sa kohë që ka deklaruar se ka ende 1000 vende bosh për shkak të moskualifikimit. Por Pranvera Strakosha, kryetare e Komisionit të Shërbimit Civil, duke folur në Konferencën kombëtare “Reforma në qeverisjen vendore dhe admnistratën publike”, ka theksuar se emërimet në shkelje të procedurave dhe jashtë afateve, kanë qenë në masë të madhe.

Kosova fiton betejën, pranohet në UEFA

Postuar në 03 Maj, 2016 13:37

Historike, Federata Kosovare e Futbollit është zyrtarisht anëtarja e 55-të e UEFA-s. Vendimi u morr në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Europiane, të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Kosova njihet si shtet nga 38 vende anëtare të Konfederatës Europiane, por për t'u anëtarësuar në UEFA mjaftonin 28 vota, të cilat Kosova i mori.

Policia flet në debat televiziv/Çiço kishte armë, ishte nën hetim dhe në shoqërinë e një oficeri policie. Në arrest një person për prishje të vendit të ngjarjes

Postuar në 03 Maj, 2016 00:29

Një vrasje ndodhi më 1 maj në Tiranë ku gjeti vdekejn Elton Çiço dhe brenda 24 orëve versione të saj janë zbërthyer dhe janë hedhur në media. Policia e Shtetit u muros me heshtje gjatë gjithë ditës duke lejuar çfarëdo lloj spekullimi për të autorizuar në mbrëmje zv.drejtorin e Drejtorisë së Tiranës, Ermal Muça, që të japë detaje në një emision televiziv si “Opinion”.

Një denoncim për Ardian Çipën dhe lidhjet e policisë me Arben Frrokun

Postuar në 02 Maj, 2016 21:39

Sali Berisha, personi që lajmëroi arrestimin në Hollandë të Arben Frrokut, shkon më tej me denoncimet e tij për këtë çështje, duke akuzuar policinë si të implikuar në arratisjen dhe fshehjen e Frrokut. Ish-kryeministri i mëshon fakteve se largimi i Arben Frrokut nga Shqipëria është ndihmuar nga policia me urdhër politik të kryeministrit Rama.

Berisha në një postim në Facebook përmend emra konkretë në radhët e drejtuesve të policisë, që sipas tij refuzuan të dërgojnë të dhënat për Arben Frrokut autoriteteve të Hollandës.

Bëni hall vetë...

Postuar në 02 Maj, 2016 15:44

Kronika e sotme është transmetuar nga "Vizion Pus", duke na dhënë një tjetër shembull se kjo është "Policia që nuk dihet se kush e do".

Qeveri që kalon lumin

Postuar në 01 Maj, 2016 21:56

“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”.

Gjoba është vetëm për qytetarët

Postuar në 01 Maj, 2016 17:42

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje