Blloku Në Vëmendje
Viktima tjetër në landfillin e Sharrës, një histori e mbajtur larg medias, muaj përpara vdekjes së Ardit Gjoklajt
"Myrvetja 40 vjeçare", kështu e quan Tema Tv, gruan që humbi jetën në Sharrë. Një intervistë me familjen e saj transmetohet nesër e që zbardh një ngjarje që vetëm këtë heshtje nuk meriton.
Ishte vetëm një Lazarat dhe mediat europiane ulërisnin për “Kolumbinë e Europës”. Sot kemi Kolumbi reale dhe kemi një foto- suksesi
Gazetari Tim Judah ka qenë sot në Tragjas të Vlorës në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, me të cilin ka vëzhguar asgjësimin e 2 500 rrënjëve kanabis. Ministri e ka shpërndarë këtë foto suksesi në Facebook, duke i bërë vetes qokën e radhës. Paralelisht vetëm sot në Memaliaj u njoftua asgjësimi i 13 mijë rrënjëve, ndërkohë që para disa ditësh lajmi e çonte hashashin dhe kultivuesit në Skrapar.
Përgjegjësi edhe formale për ngjarjen në Sharrë/Erjon Veliaj cakton administratorin e landfillit
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar sot nisjen e atij që e quajti aksion për ligjin dhe drejtësin. Nisma lidhet me ngjarjen e landfillit të Sharrës, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, e në të cilën PD-ja kërkon përgjegjësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Salianji ka zbuluar se Veliaj ka edhe përgjegjësi formale juridike, përpos se politike.
Pogradec/Panairi i Policisë live
Dy policë, njëri prej të cilëve i dehur, u kërkojnë dy gazetareve të News24 të mos filmojnë. Është raportuar se policët kanë marrë kamerën dhe kanë dhunuar kameramanin. Policia ka njoftuar se efektivët janë shkarkuar.
Urdhëri në QSUT: Shkurtohet numri i shtretërve për Shërbimin Onkologjik
Gazeta “Shëndeti” raporton për një urdhër të drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë për përgjysmimin e shtretërve të hospitalizimit në Spitalin Onkologjik.
Dëshmitarët për "TemaTv": Para 6 muajve pati një tjetër viktimë në Landfillin e Sharrës
Para Ardit Gjoklajt një tjetër person ka humbur jetën në landfillin e Sharrës, por për këtë ngjarje shumë pak janë në dijeni pasi vdekja është mbajtur e fshehtë. Dëshmitarët i thanë Tema Tv se një grua rreth të 50-ave, nënë e dy fëmijë u vra aksidentalisht nga mjetet e kompanisë “3R” 6 muaj më parë. Sipas dëshmive shoferi i kamionit ka qënë i dehur, ndërsa firma “3R” e bleu heshtjen e familjarëve me lekë.
"TemaTv"
Inspektoriati i Punës: “3R”, kushte jo të mira pune në landfillin e Sharrës
Kushtet e punës në landfillin e Sharrës nuk janë të përshtatshme për punonjësit. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, pas kontrollit të ushtruar në kantierin e kompanisë “3R”, në Sharrë, menjeherë pas aksidentit. Ky inspektoriat nuk ka mundër të gjejë dokumentacion që vërteton punësimin e të riut në këtë kantier. "TemaTv"
Një shqiptar viktimë e tërmetit në Itali
Nga tërmeti në Itali humbi jetën edhe një shtetas shqiptar, i cili ishte mes të plagosurve. Ai është është Erjon Toro 33 vjeç lindur në Roskovec të Fierit, emigrant prej shumë vitesh në Amatrice të Italisë, dhe babai i dy vajzave. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një shtetase tjetër shqiptare, e cila ndodhet në spitalin e L.Aquila.