Blloku Në Vëmendje
Tradhëtia me plehrat njësoj si me hidrocentralin mbi Vjosë. Qeveria nuk ka ndërmend të anullojë as HEC-et në Valbonë
Në kulmin e debatit për ligjin e importit të mbetjeve që u miratua nxitimthi dhe që shumica refuzon ta çojë në referendum, qeveria jep një prove tjetër se e ka të vështirë të vërë interesin e publikut para llogarive ekonomike që dalin nga shfrytëzimi i resurseve natyrore.
Videolajm/Protestuesit kundër importit të mbetjeve i kërkojnë gazetarit të "Fiks Fare" të largohet
Lidhje të vjetra me plehrat
Importi i mbetjeve, apo më mirë biznesi me mbetjet është një “ide” e vjetër e kryeministrit Edi Rama. Një letër që publikohet sot nga “lapsi.al” e cila dato në vitin 2004 zbulon interesin e Edi Ramës, asokohe kryebashkiak i Tiranës, për të qenë pjesë e venimmmarrjes dhe procesit të menaxhimit të mbetjeve që qeveria e Fatos Nanos mendonte t’i importonte nga Italia. Becchetti, sot i larguar nga Shqipëria ishte bërthama e lojës e cila solli reagime të shumta nga shoqëria civile.
Problemet serioze me drejtshkrimin, rikthehet gjuha shqipe në shkollat e mesme
Vitet e fundit në provimet e Maturës kryesisht janë konstatuar probleme të mëdha të nxënësve me gjuhën amtare. Sipas specialistëve të fushës është vënë re se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme në të shprehur. Me keto mangësi ata vijonin shkollën e lartë dhe më pas në punë. Nisur nga kjo situatë është vendosur që teksti i Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të kthehet pas 30 vitesh. Kurrikula e re e gjuhës ametare ka nisur nga klasa e 10 dhe do të vazhdojë deri në maturë.
Qëndrimi pro qeverisë i ambasadës amerikane, Kozara Kati: Do dorëzojmë dekoratën e ambasadës që na u dha në vitin 2013
Një ditë më parë Ambasada Amerikanë në Tiranë doli në mbështetje të qeverisë shqiptare teksa në njoftimin e vet e cilësonte protestën e sotme si të organizuar nga opozita. Aleanca Kundër Importit të Plehrave reagoi duke kërkuar korrigjimin e njoftimit që e njolloste politiksht një protestë që nuk ka të bëjë me politikën.
Sot drejtuesja e AKIP, Kozara Kati ka deklaruar se do të kërkojë takim me ambasadorin amerikan Donald Lu për t’i dorëzuar dekoratën që i është dhënë AKIP në vitin 2013:
Nuk arrijmë të kontrollojmë plehrat kimike për bujqësinë, por do kontrollojmë mbetjet në doganë?!
Dje kryeministri Edi Rama ishte në Strumë të Fierit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa banorë. Fjala e tij dhe pyetjet e disa banorëve janë publikuar edhe në faqen e kryeministrisë, por disa pyetje janë lënë jashtë. Kështu pasi u ka folur për ujitjen dhe për shembullin e Italisë në menaxhimin e mbetjeve, Kryeministri është pyetur edhe nga një banor i zonës për plehrat kimike dhe farat. “Dua të spërkas serën...por nuk di se çfarë domateje më del”, i ka thënë ndër të tjera banori duke lënë të kuptohet se ka pasiguri në kimikatet e liçencuara që janë në treg.
Kryeministri reagon nga Fieri për vdekjen e Aida Çajkës (video)
Vdekja e Aida Çajkës në muajin e 9-të të shtatzanisë pas sorollatjes në 3 spitale të kryeqytetit dhe operacionin në maternitetin Koço Gliozheni ishte një nga ngjarjet që ekspozoi problemet e mëdha të sistemit shëndetësor dhe rrëzoi po ashtu propagandën bajate të qeverisë për investime në spitale.
Gjykata e Apelit i heq lagunën e Patokut ish-deputetit socialist Armando Prenga
Ish-deputeti socialist, Armando Prenga humbet licencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ i marrë gjatë kësaj të enjte, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Me këtë vendim të Apelit, i cili është i formës së prerë, kjo lagunë rikthehet në përdorim të shtetit deri në momentin që do të shpallet një procedurë e re dhenie me qira për peshkatarët të cilët plotësojnë kushtet.
Videopërgjimi i prokurorit dhe oficerit nga një i infiltruar
Prokuroria e Krimeve të rënda ka vijuar me hetimin pas rastit të publikuar në media një natë më parë në emisionin investigativ “Stop”, ku një oficer gjyqësor ka marrë rryshfet 18 mijë euro për prokurorin Ardian Braho.
Sot është sekuestruar dosja e 120 mije eurove në zyren e prokurorit Braho, mëson “Panorama”.
Nga verifikimet rezulton se personi qe ka dhene parate eshte shtetasi me iniciale A.M, person i perdorur ne disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive.
