Blloku Kulturë
Dante Alighieri dhe Feja islame
Në vitin 1919, Miguel Asín Palacios botoi një libër (Eskatologjia myslimane te Komedia Hyjnore) që shkaktoi shumë zhurmë. Në qindra faqe shiheshin analogji befasuese mes tekstit të Dantes dhe teksteve të ndryshme të traditës islamike, veçanërisht versionet e ndryshme të udhëtimit natën të Muhametit në Ferr dhe Parajsë. Në Itali lindi një polemikë mes mbështetësve të studimit dhe mbrojtësve të origjinalitetit të Dantes.
Rrënimi i Palmirës
Pamjet tregojnë sesi është katandisur qyteti i famshëm në duart e ISIS
Propozohen filtra për qiraxhinjtë e kalave dhe një kusht; Mos t’u jepen “armiqve”
Nismën e Ministrisë së Kulturës për dhënien me qera të kalave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore e ka komentuar edhe kreu i Agjencisë së Bregdetit, njëherësh anëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare. Ndonëse thotë se ky eksperimet ka dështuar në të kaluarën propozon filtra të fortë në mënyrë që monumentet historike mos të kalojnë për shfrytëzim në duart e “armiqve”. “Ky koncept është eksperimentuar në Shqipëri dhe modelet që kemi pasur deri më sot kanë dështuar.
2016 – Mirela Kumbaro: “Financat publike nuk mjaftojnë për të mirëmbajtur siç e meritojnë monumentet”. 2015 – Mirela Kumbaro...
Sot ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, prezantoi projektligjin e ri për “Trashëgiminë kulturore”(http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/03/24/kumbaro-monumentet-e-kultur...). Thelbi është vendosja e modelit Partneritet Publik Privat në këtë fushë, ku siç tha ministrja është e pamundur, “sado fonde që të jepen” që të menaxhohen monumentet.
Si Saliu
Tri vite pasi qeveria “Berisha” hodhi idenë e dhënies me qira të monumenteve të kulturës, duke hasur një kundërshtim të fortë të shoqërisë civile dhe specialistëve të fushës, Ministria e Kulturës e qeverisë “Rama” i është rikthyer kwsaj ideje.
Video/Kur nostalgjia kompenson pretendimin për "kulturë" dhe qytetari
Video është postuar në Facebook nga "Tirana dje dhe sot”.
Turkofilia në Italinë europiane të Piut II
Tre vite përpara se të shuhej, bashkë me projektin e tij europian, i cili u formatua mbi parime të tjera shekuj më vonë, Piu II shkruan një letër për Mehmetin II – kontroverse po aq sa projekti në fjalë –, të bërë sot objekt interesimi akademik, ndryshe nga kamaret elitare shqiptare të etura për të shpikur europianizëm, që veprimin e papës e likuidojnë si “provokim” ose e përjashtojnë tërësisht, nëpërmjet selektivizmit karakterizues të studimeve historike nga mesi i shekullit të kaluar e këtej, për arsyen e thjeshtë se aty përmenden deri edhe etiopasit e arabët, por jo arbërit, dhe se mes
Dita e Verës - një vështrim mbi origjinën dhe domethënien e saj*
Sprovë për të shpjeguar me fakte, jo vetëm arkeologjike, përputhjen mes Mitit të Hyjnisë së Natyrës të gdhendur në figurinat e Artemisit tek vendbanimet e helenëve (grekëve të lashtë), të Diana Candavensis tek romakët ose Kultin e Zanës së Çermenikës tek shqiptarët, që festohet ende më 14 mars, me Ditën e Verës,.. si edhe autoktoninë tonë në këto troje…
Vdekja nuk është Fundi...
Vdekja është në qendër të jetës. Kështu shkruhet ndër të tjera në një reportazh të publikuar në “National Geographic” i cili trajton në zakon të çuditshëm, në mos unik që haset në Rantepao, në malësitë e ishullit indonezian të Sulavesit. Të vdekurit këtu nuk trajtohen si kudo në botë: për ditë të tëra, javë, muaj e deri edhe vite, ata mbahen në shtëpitë e familjes, brenda në qefinë, pranë tyre qëndrojnë njerëz dhe me ta bisedohet. Vdekja është vetëm një hap në një proces të gjatë krijimi. Ka funerale që zgjasin me javë, njësoj me mendimin se vdekja nuk i shkëput të gjitha lidhjet.