Blloku Ekonomi
Borxhi i kredive të pakthyera në banka 1 miliardë dollarë
125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është totali i kredive me probleme që nuk jane kthyer ne banka si nga indiviëet ashtu edhe bizneset. Sipas të dhënave të Bankës së Shqiperise, nga 125 miliardë që ishte totali i kredive me probleme në muajin qershor , 70 miliardë lekë është kredi e pakthyer nga 35 korporata të medha në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 55 milardë është kredi e pakthyer nga biznese të tjera dhe individë.
Fituesi i lotarisë së kuponave tatimorë merr një AUDI A6
Në fushatën kundër evazionit fiskal, qeveria shqiptare po përdor vetëm “kërbaçin” (vënie gjobash të rënda) dhe jo “kulaçin”. Ndërkohë, qeveria portugeze ka mbi një vit që po përdor kryesisht “kulaçin” për të njëjtin qëllim. Ajo ka organizuar një lotari mujore me kuponat tatimorë që marrin njerëzit, kur blejnë mallra dhe shërbime. Marrja e kuponave, tërthorazi, i detyron bizneset të paguajnë TVSH dhe tatim mbi fitimin në nivelin real.
Ulet konsumi familjar, shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukën e gojës
Sipas të dhënave që bën publike INSTAT, shpenzimi mesatar mujor i familjeve shqiptare ka ardhur në rënie. Duket se edhe tani shqiptarët vazhdojnë të mendojnë dhe të shpenzojnë më shumë për ushqimin dhe më pak për elementët e tjera të jetës. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e buxhetit të familjeve për vitin 2014, që tregoi se një familje shqiptare shpenzon për konsum mesatarisht rreth 69 mijë lekë në muaj, shifër kjo pothuajse e njëjtë me atë që rezultoi në anketën e viteve 2006-2007.
Flet eksperti fiskal Genc Ramaj: Sistemi miks i ekonomisë shpëtimtari i krizës
Arritje e qeverisë sipas Panaritit rritja e cilësisë së rrushit
Një nga arritjet e sivjetshme të qeverisë është rritja e cilësisë së rrushit dhe perimeve. Nuk e thonë studime apo statistika, por sondazhe që Ministria e Bujqësisë thotë se ka kryer tek konsumatorët e huaj. Ndonëse nuk jep detaje si është zhvilluar ky sondazh, ministri Bujqësisë, Edmond Panariti shpjegon se si rrjedhojë e një kontrolli më rigoroz mbi cilësinë e farave dhe të fidanëve, por edhe të inputeve bujqësore të përdorura në procesin e prodhimit, këtë vit është rritur ndjeshëm cilësia e perimeve dhe frutave si në paraqitje ashtu dhe në shije.
Pa kupon tatimor, pa kartë identiteti. Ku jetojmë?
Fushata kundër informalitetit dhe evazionit po kap kufijtë e të drejtave në Shqipëri, duke shpalosur si filozofi terrorin ndaj qytetarëve. “Monitor” shkruan se “në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndyshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim”. “Burime nga Tatimet pohojnë për “Monitor”, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre”, vijon raportimi.
Shqipëria, humbësja e Samitit të Vjenës. Nga 24 projekte të përzgjedhura, përfitoi vetëm 1
Pala shqiptare përfitoi më pak nga të gjitha nga financimet e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Vjenës i mbajtur në gusht të këtij viti, i ka akorduar Shqipërisë financime për vetëm një projekt dhe kjo për shkak të propozimeve që bëri vendi ynë dhe aftësisë për të qenë tërheqës. Në një intervistë për “Monitor”, Geri Selenica, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Shqipëria nuk është veçse një humbëse e madhe rajonale.
Investimet publike në udhëkryq, realizohen vetëm 44% e tyre
Investimeve publike kanë mbetur në udhëkryq. Realizimi i tyre nuk është në nivelin e pritshëm për periudhën 8 mujore të këtij viti. “Tv Scan” raporton se sipas Drejtores së Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ilda Malile, për këtë vit investimet publike janë planifikuar në vlerën e 63.3 miliardë lekëvë, nga të cilat 35.2 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 28 miliardë lekë me financim të huaj. Ndërkohë realizimi për 8 mujorin është përkatësisht në masën 46 % dhe 43 %.
"Gazzetta del Mezzogiorno": Shqipëria vend pa sindikata, çfarë i japim në këmbim të ujit
Dy ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama bëri publike nga Pulja ambicjen e qeverisë shqiptare për të krijuar një shoqëri shumëkombëshe mes Shqipërisë e Italisë për shfrytëzimin e burimeve ujore të Shqipërisë nga rajoni i Puljas. Po çfarë do marrë në këmbim Shqqipëria? "Gazzetta del Mezzogiorno" i është referuar takimit mes Edi Ramës dhe guvernatorit të Puljas Michele Emiliano, duke zbardhur edhe detaje të bisedës dhe asaj çka do të përfitojë Shqipëria nga një projekt i tillë.
Rënie e punësimit në bujqësi - faktorët
Për bujqësinë thuhet shpesh se është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Me të drejtë, sepse është sektori që siguron jetesën e më shumë shqiptarëve nga çdo sektor tjetër në vend tek mbulon gjysmën e totalit të punësimit në Shqipëri. Por, shifrat e punësimit në këtë sektor duket kanë pësuar tkurrje në tremujorin e dytë të këtij viti.