Blloku Ekonomi
Deficiti buxhetor në 2015-ën, 27% më i ulët se në 2014-ën
Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, deficiti buxhetor në 2015 ishte 52 miliardë lekë. Një vit më parë, deficiti buxhetor ishte 71 miliardë lekë. Pra, shtetit i është dashur në 2015-ën të marrë borxh 27% më pak se në 2014-ën. Në buxhetin e vitit 2016, parashikohet që deficiti buxhetor të ulet edhe më tej, deri në 34 miliardë lekë. Pra, pritet që të merret borxh 35% më pak se në 2015-ën.
Drejtoria e Tatimeve: Roli i konçesionarit, monitorues. TVSH do të mblidhet nga ne
Zv. Drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri ka hedhur poshtë raportimet e mediave dhe disa qëndrime se koncesionari për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar i jep të drejta koncesionarit që aktualisht i takojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Curri thotë se njësoj si tani, marrëdhëniet me subjektet, administrimi dhe menaxhimi i detyrimeve të tyre, do të bëhet nga DPT. Koncesionari vetëm ndihmon me një platformë teknologjike që i ndihmon DPT-së në përmbushjen e objektivave të saj.
Në doganën shqiptare skanohet edhe energjia
Top-Channel raporton për një situatë absurde me procesin e skanimit në doganë që zbatohet nën koncesionarin e fituaar nga “Rapiscan”. Shërbimi i skanimit po aplikohet edhe ndaj bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në import-eksport energjie. “Por si mund të skanohet energjia elektrike, e cila transmetohet përmes linjave të interkonjeksionit?
Partneritet publik privat për sistemin teknologjik të TVSH-së
Ministri e Financave njoftoi sot dhënien e një shërbimi të ri me koncesion, që synon të përmiresojë mbledhjen e TVSH-së. Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave.
“Unë kam një ëndërr” sipas modelit Erion Veliaj
Gjatë fjalës së tij në konferencën e donatorëve “Smart City, Go Tirana”, kreu i bashksië së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar projekteve që ai ka për ta transformuar qytetin, deklaroi se bashkia ka nevojë për ndihmë në sektorin e transportit publik që sipas tij, të realizojë ëndrrën që edhe të pasurit të hipin në autobusë.
Në tetë vjet u asgjësuan 20% e pyjeve
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se në tetë vite janë zhdukur 20% e pyjeve të Shqipërisë. “Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 e ca leje shfrytëzimi pyjesh. Të kuptohemi, në 120 ditë pune që ka një administratë shtetërore i binte mesatarja çdo ditë të jepeshin 3 leje për shfrytëzim pyjesh. Në dy vjet janë dhënë 24 lejeshfrytëzimi, nga të cilat 9 janë në pyje private. Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë leje në rrethin e Kolonjës. Janë dhënë ankande për 2014-2015, nuk është bërë asnjë.
Ju flet Shkëlqim Cani: “Që tani janë 3 miliardë minus për buxhetin 2016. Shkak, rënia e çmimit të naftës”
Anemike kërkesa për PBB-në shqiptare, si e brendshmja edhe e jashtmja
Në 9 muajt e parë të vitit që shkoi, sipas shifrave të INSTAT-it, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në vëllim 2.75%, krahasuar me 9 muajt e njëjtë të një viti më parë (luhatja e çmimeve është zhveshur nga kjo shifër). Por duke e zbërthyer këtë rritje sipas kërkesës për PBB-së, rezulton se konsumi i brendshëm (privat e publik), që përbën destinacionin kryesor ku shkon rreth 80% e PBB-së, ka pësuar një rënie prej 1%. Gjithashtu edhe eksportet, që varen nga kërkesa e jashme për PBB-në, kanë pësuar një rënie me 0.9%.
Kompanitë publike në borxhe sa 19% e PBB-së
Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj të tilla ( KESH, OSHEE, ujësjellës etj), por nuk ka asnjë raport mbi financat e korporatave publike, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të fundit për Transparencën Fiskale.
Bilancet dhe pasqyrat financiare të korporatave të veçanta publike, si edhe të kompanive të tjera aksionare, janë botuar përgjithësisht tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
