Blloku Ekonomi

U sulmua TIA për sigurinë, por për asnjë çast për çmimet e biletave

Postuar në 11 Korrik, 2016 20:43

Qeveria, apo më saktë ministri i Brendshëm i saj, sulmuan për ditë tëra konçesionarin e Rinasit, për arsye të mungesës së sigurisë. Tani që ngjarjes së grabitjes i humbi tempi mediatik edhe sulmet ranë. Ndërkohë nëse ka një arsye për të cilën TIA duhet sulmuar janë çmimet e larta që aplikon e për të cilat qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Është e vërtetë që ekzekutivi i tanishëm nuk ka përgjegjësi për komtratën, por për zgjatjen e saj po dhe përmbajtja e kontratës së re, publikuar në Fletoren Zyrtare, është zhgënjyese.

“Raiffeisen bank”: Rritja e komisioneve nuk lidhet me vjedhjen në Rinas

Postuar në 10 Korrik, 2016 15:24

Të gjithë klientëve të “Raiffeisen Bank” u ka shkuar një njoftim me shkrim me përmbajtjen: “I nderuar klient ju falenderojmë që keni zgjedhur “Raiffeisen Bank”. Ju njoftojmë paraprakisht se duke filluar nga data 15 gusht 2016, do të aplikohet komision mirëmbajtjeje për llogarinë në lek/USD/ GBP/CHF”.

Sipas njoftimit, mbajatja e llogarisë bankare ka qenë më parë pa komision, por tani do të bëhet 150 lek në muaj. Për ata që kanë llogari në dollarë amerikanë, tarifa vendoset 1.5 USD, gjithashtu për llogarinë në franga, tarifa mujore do të jetë 1.5 franga.

Prefekti i Shkodrës: “Ligji 7501, katrahura e të dyja partive. Referendum në Shkodër për pronat nëse nuk ndërhyhet për zgjidhjen e tensioneve”

Postuar në 09 Korrik, 2016 19:21

Paulin Radovani, prefekt i Shkodrës ka deklaruar se qeveria duhet të marrë masa për situatnë e tensionuar që ka prodhuar legjislacioni mbi pronën në zonën e Shkodrës. Pas një takimi me bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Pukës dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, Radovani tha se 80% e familjeve kanë probelme me pronën dhe nuk përjashtohet mbledhja e firmave për një referendum që të japë një mendim për “katrahurën e ligjit 7501”.

Rregulla të reja mbi kontrollin e pensioneve private

Postuar në 09 Korrik, 2016 15:48

Fondet e pensioneve private dhe ato të sipërmarrjeve kolektive do të kontrollohen nga shoqëri audituese, që do të miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re që përcakton mënyrën sesi do të auditohen shoqëritë administruese të sipërmarrjeve kolektive dhe ato të fondeve të pensionit vullnetar.

“Banditizëm nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”

Postuar në 08 Korrik, 2016 16:02

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar sot praktikat e zvarritjes që janë konsoliduar në dhënien e shërbimeve nga hipotekat dhe noterët. Kritikat Manjani i ka bërë gjatë mbledhjes së përvitshme me Agjencinë e Kompensimit të Pronave, Hipotekat e Noterët, duke cilësuar se qytetarët në çdo rast duhet të shërbehen me një përgjigje. Tepër kritik ka qenë Manjani, në mos akuzues me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila nuk kthen asnjë përgjigje edhe për pronar të verifikuar me vendime gjykate.

Ky padashur thotë përherë të vërtetën: “Në 2013 u ndalua importi i mbetjeve sepse na duhej të investigonim shqetësimin që të huajt kishin vazhdimisht”

Postuar në 08 Korrik, 2016 15:23

Disa deputetë socialsitë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e importit të mbetjeve urbane. Është kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, që po mbron iniciativën ligjore, e cila synon të lejojë importin. “Qëndrimi është që të lejojmë industritë e riciklimit të sjellin jo mbetje por lëndë të parë sekondare. Nuk ndryshon gjë për mbetjet e rrezikshme e ato jo të rrezikshme që ligji ndalon për t’u asgjësuar e depozituar në Shqipëri”, deklaroi Shalsi.

Loja Promocionale “ALBtv” në javën finale të saj

Postuar në 08 Korrik, 2016 08:46
Për pesë javë rresht loja Promocionale “ALBtv” ka shpërblyer 10 abonentë ALBtelecom, të cilët kanë përfituar nga televizor të markës Smart Sony Full HD 55”, një nga markat më të mira të teknologjisë bashkëkohore.
 
Kompania numër një e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, vazhdon të shpërblejë abonentët e saj në këtë muaj me mjaft emocione që ky Evropian po dhuron.
 
Në kuadër të Lojës Promocionale verore “ALBtv”, çdo fillim jave në Klan TV janë përzgjedhur nga dy fitues dhe kjo lojë vazhdon për 6 javë rresht.

Pasi e mbyllën, socialistët(jo të gjithë) ndërrojnë mendje për Bursën

Postuar në 07 Korrik, 2016 19:21

Në mesin e muajit dhjetor të vitit 2014, Ministria e Financave e qeverisë aktuale, firmosi mbylljen e Bursës së Tiranës. Asokohe ky vendim u argumentua me dështimin e projektit të nisur në vitin 2002. Ministria përjashtoi bursën nga financimi buxhetor duke kërkuar që të ishte vetë ajo që të gjente financimin për aktivitetin. Siç edhe pritej kjo nuk ndodhi. Qeveria mbylli bursën, ndërkohë që para disa javësh, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko, do të deklaronte se Bursa është diçka e vështirë në një vend me informalitet të lartë si Shqipëria.

Shalsi angazhohet të shpëtojë nga falimenti industrinë e riciklimit

Postuar në 07 Korrik, 2016 17:21

Pas depozitimit në Kuvend të projektligjit që kërkon ndryshimin e ligjit për mbetjet, duke lejuar importin e disa kategorive, deputeti i PS dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Veprimtarisë, Eduart Shalsi ka deklaruar se iniciativa ka si qëllim shmangien e falimentimit të industrisë ricikluese në Shqipëri. "Disa vjet më parë qeveria mori masën e moratoriumit për mbetjet. Shpresonim që industria e riciklimit të përdorte sa më shumë lëndë vendase, por ishte e pa mjaftueshme për të mbajtur industritë në gjendje pune.

Qeveria rikthen importin e mbetjeve, amendon ligjin që ndryshoi 3 vjet më parë

Postuar në 07 Korrik, 2016 10:49

Në Parlament është depozituar disa ditë më parë një projektligj i hartuar nga Ministria e Mjedisit, Shoqatat e Ricikluesve dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, që lejon importin e mbetjeve, inerteve, në Shqipëri për qëllime riciklimi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi