Blloku Bota
Opozita serbe dhe Perëndimi kishin planifikuar revolucion natën e zgjedhjeve
Ish- kreu i shërbimeve sekrete serbe, Aleksandar Vulin, ka deklaruar në një intervistë për median ruse, Ria Novosti, se Perëndimi kishte organizuar një revolucion në Serbi, pas zgjedhjeve të muajit dhjetor.
Ne e dinim para zgjedhjeve se ata(opozita) po përgatisnin të akuzonin autoritetet për mashtrim elektoral. Shërbimet speciale ruse u dorëzuar homologëve serbë planet për një revolucion me ngjyra
është shprehur ai.
Krimi më i madh nga Media Perëndimore
Në një intervistë për Christiane Amanpour, komediani egjiptian Bassem Youssef, hedh akuza të rënda për mediat perëndimore, që sipas tij udhëheq një ndër fushatat më kriminale të manipulimit global. Loja që sipas tij media perëndimore po bën me konfliktin në Gaza përfaqëson një episod të radhës në justifikimin e vrasjeve nga Izraeli, që nuk mundet në asnjë rast të përligjet në aspektin human.
Drejtësia spanjolle liron “gabimisht” një prej më të kërkuarve nga Interpoli
Lideri i një karteli droge në Spanjë i shpëtoi drejtësisë falë një "gabimi" që kjo e fundit bëri në rastin e tij.
Alibia e re/Boris Johnson e sabotoi "paqen" Rusi-Ukrainë në një aspekt filozofik
Kritikët e luftës në SHBA u ritkhehen herë pas here negociatave të mbajtura në Stamboll mes Ukrainës dhe Rusisë në pranverën e vitit 2022, për dështimin e të cilave fajësojnë shpesh Perëndimin dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson. Një argument të ngjashëm ngre edhe presidenti rus, Vladimir Putin, në intervistën e tij me Tucker Carlson.
Shenja të një konfrontimi direkt mes fuqive bërthamore
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Perëndimi po përgatit terrenin për konfrontim direkt mes fuqive bërthamore. Në një videomesazh me rastin e konferencës për mospërhapjen e armëve, mbajtur në Moskë, Lavrov ndër të tjera ka thënë se:
Kusht zyrtar i BE-së: Integrim i Serbisë në varësi të normalizimit të raporteve me Kosovën
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën. Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.
Shqetësime në Beograd për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë
Ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, aktualisht kreytare e Parlamentit të Serbisë, ka eklaruar se mesazhet e kreut të NATO-s për Europën, Christopher Cavoli për shtim trupash në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, janë shqetësuese. Sipas saj, NATO qëndron edhe pas rezolutës në OKB për Srebrenicën ku do të përcaktohet termi genocid për atë që ndodhi dekada më parë dhe që në interpretimin e palës serbe, çon në ndarje edhe më të thella në rajon.
Kjo do të hapë Kutinë e Pandorës. Pas kësaj, Zoti i ndihmoftë të gjithë ata për atë që kjo do të shkaktojë
Ndihma amerikane u kushtëzua me mobilizimin masiv të ukrainasve
Paketa e re e ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, duket se është kushtëzuar me mobilizim masiv të trupave nga Kievi. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citon burime diplomatike nga Brukseli, sipas të cilëve dekreti presidencial i Volodymyr Zelenskiyt – të cilin TASS e raporton për Vladimir Zelenskiy - për mobilizimin e detyruar të ukrainasve, shoqëruar me sanksione të rënda për ata që shmangen, ka qenë i diktuar nga nga Aleanca Perëndimore që ka kërkuar trupa në terren përpara sesa të vijojë me furnizimin me armë dhe municione.
Genocidi (vet)izolon Serbinë
Duket se diçka ka ndryshuar në raport me Serbinë. Nëse pak muaj më parë, presioni perëndimor orientohej kryesisht drejt Kosovës, aktualisht, SHBA dhe BE po detyrohen të lëvizin ndaj Serbisë. Kjo u bë e qartë edhe pas një takimi të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, me zv.sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Euraziatike, James O’Brien.
Gjykata Kushtetuese kroate: Presidenti Milanoviç nuk mund të kandidojë për kryeministër
Gjykata Kushtetuese kroate ka vendosur se presidenti aktual Zoran Milanoviç nuk mund të bëhet kryeministër. Vendimi vjen pas zgjedhjeve të 17 prillit në të cilat partia e Milanoviçit u pozicionua e dyta pas asaj të kryeministrit Andrej Plenkoviç, i cili drejton ekzekutivin që nga viti 2016.