Blloku Bota

Si gjithmonë këto 100 vjet, Europa u thotë "pak më vonë" shqiptarëve

Postuar në 17 Maj, 2024 14:25

Opozita në Kosovë është lëshuar për ta quajtur mosvotimin e sotshëm të Komitetit të Ministrave të Jashtëm të KiE si dështim të qeverisë Kurti. Ka dalë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, të cilit i kanë thënë të thotë se Kosova humbi një mundësi historike. Po si dështoi qeveria e Kurtit për anëtarësimin në KiE, kur ky është një proces që ka kushte publike. Dhe të cilat Kosova i përmbushi? Si mundet të quhet dështim kur një palë ndryshon rregullat e lojës edhe pasi vetë ka miratuar se ti ke përmbushur kushtet e kërkuara?

Protesta të dhunshme kundër Francës në Kaledoninë e Re. Parisi akuzon Azerbajxhanin për ndërhyrje

Postuar në 16 Maj, 2024 17:47

Franca po përballet së fundmi me një situatë të papëlqyeshme në një prej territoreve të saj të përtej detit. Në Kaledoninë e Re, ku ka një valë protestash të dhunshme. Më befasues është fakti se ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmain ka akuzuar disa prej pjesëmarrësve në protesta si të ndihmuar nga fuqi të huaja, konkretisht Azerbajxhani.

Nuk është fantazi. Më vjen keq që disa separatisë kanë bërë marrëveshje me Azerbajxhanin. Megjithatë, edhe nëse kan ndërhyrje Franca është një vend sovran në territorin e vet dhe aq më mirë kështu

"Sllovakia mund të ndryshojë në diçka që askujt nuk do t'i pëlqejë. Mbi Ficon shtiu urrejtja e mbjellë në media"

Postuar në 15 Maj, 2024 21:01

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet duket se janë shumë serioze.

Plumba kryeministrit sllovak Robert Fico

Postuar në 15 Maj, 2024 16:11

Mediat raportojnë se ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është kryer një atentat me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime thuhet se Fico është plagosur pasi ndaj tij janë kryer tri qitje. Portali sllovak www.aktuality.sk shkruan se atentati është bërë në afërsi të qendrës kulturore në Handlova. Sipas të dhënave paraprake atentatori është ndaluar një person i dyshuar, ndërkohë që për Ficon, një drejtues i njohur politik në Sllovaki dhe i cilësuar si populist, thuhet se ka marrë dy plumba por është jashtë rrezikut për jetën.

Në Kinë e kuptojnë domethënien e krizës ukrainase

Postuar në 15 Maj, 2024 13:46

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një interviste me agjencinë kineze "Xinhua" se ai mbështet planin kinez për paqe në Ukrainë, duke cilësuar se “Kina e kupton konfliktin dhe domethënien e tij gjeopolitike”. Duke mos kursyer lavdërimet për Kinën dhe historinë e saj, Putin ndër të tjera ka nënvizuar se Kremlini e vlerëson planin kinez të që pikave për “Zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

Athina paralajmëron aksion diplomatik për "provokimet nacionaliste" në Ballkan

Postuar në 15 Maj, 2024 13:03

Mbrëmjen e djeshme në versionin anglisht të gazetës konservatore greke, “Kathimerini” është shfaqur një editorial i shkurtër nën titullin: Roli i Perëndimit. Teksa vihet në dukje fakti se aderimi në “familjen perëndimore” ka disa kërkesa specifike, drejtuesit e gazetës nënvizojnë se i takon liderëve europianë dhe të SHBA që:

të bëjnë këto terma të qartë për ata që ende peshkojnë në ujërat e turbullta të nacionalizmit të shekullit të shkuar

Angli, ndalohet edukimi seksual për fëmijët poshtë 9 vjeç

Postuar në 15 Maj, 2024 11:33

Shkollave në Angli do t’u ndalohet mësimi I edukatës seksuale te nxënës poshtë 9 vjeç. Lajmi raportohet nga BBC sipas së cilës plani në fjalë bën pjesë në udhëzimet e reja. Rishikimi i udhëzimit statutor mbi marrëdhëniet, edukimin seksual dhe shëndetit u paralajmërua nga kryeministrit Rishi Sunak, që foli për “ekspozim të fëmijëve ndaj përmbajtjes së papërshtatshme”.

Deputetët gjermanë propozojnë mbrojtje ajrore 70 km të Ukrainës nga NATO

Postuar në 14 Maj, 2024 20:59

Një grup deputetësh gjermanë kanë propozuar krijimin e një zone ajrore mbrojtjeje të NATO-s mbi Ukrainë për ta mbrojtur vendin nga sulmet ruse. 

Deputetët propozojnë që rrezja e mbrojthes të jetë 70 km dhe ndjek modelin operacional të aplikuar gjatë sulmit iranian mbi Izrael. 

Sipas Roderich Kiesewetter, zëdhënësi i CDU-së për parandalimin e krizës kjo do ta mbronte Ukrainën nga ofensiva aktuale ruse. 

Plani, i cilësuar gjerësisht si objektiv është refuzuar nga një zyrtar i lartë i partisë së kancelarit Olaf Scholz që e ka cilësuar atë ai zjarrnxitës. 

"Ato dyer që m'i mbylli e Keqja, do t'i hapë Zoti vetë"

Postuar në 14 Maj, 2024 13:25

Pas refuzimit për të lejuar hyrjen e tij në Kosovë, Patriarku serb Porfirije ka reaguar me një deklaratë përmes së cilës ka bërë edhe një paralajmërim solemn.

Si Patriarku serb, si një qytetar dhe si një besimtar, une di dhe afirmoj se ato dyer herët apo vonë do të hapen nga Zoti vetë. Ata që kanë mbyllur ato dyer të shtëpisë së lutjes po i bëjnë keq së pari vetes dhe mandej të gjithë popullit…Është e sigurtë për ne, sidomos në Kosovë dhe Metohi se parajsa është e hapur dhe ata do të hapin të gjitha dyert që e keqja nga i mbylli

Refuzohet hyrja e kreut të Kishës Serbe në Kosovë

Postuar në 13 Maj, 2024 18:47

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota