Blloku Bota
Korrupsioni, krimi dhe demarkacioni, pengesat e kosovarëve për të lëvizur në Europë
Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, mund të liberalizohen vizat. Kushti është që Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Cameron largohet edhe si deputet: “Nuk dua të jem diversion për Theresa May”. Të kujtojmë rastin “Berisha” dhe partitë private në Shqipëri
David Cameron, ish-kryeministri konservator britanik ka deklaruar se tërheqjen si anëatr i Parlamentit. Ai ka sqaruar se kjo lëvizje bëhet për të mos u bërë shkak për diversion ndaj kryeministres Theresa May, që mori detyrën pas largimit të Cameron. Ky i fundit u largua nga detyra për shkak të rezultateve të referendumit për qëndrimin në Bashkimin Europian.
Vendimi është cilësuar prej tij si pjesë e “politikës moderne”, duke theksuar kështu se ambiciet e 49 vjeçarit nuk duhen bërë pengesë për rrugën e kryeministres dhe të partisë. As edhe peshë për ta.
Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë
Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:
“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.
Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.
Assad zgjedh xhaminë rebele për t'u falur për Bajram
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka zgjedhur xhaminë e qytetit Daraya për t'u falur me rastin e Bajramit. Qyteti është simbol i rebelimit, por Assad ka deklaruar se vizita e tij është një mesazh ndaj atyre që nga jashtë vendit komplotojnë kundër modelit sirian të bashkëjetesës. Vizita vjen edhe si një mesazh aprovues ndaj marrëveshjes ruso-amerikano për armëpushimin.
Refuzon t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu
Tunahan Kuzu, anëtar i parlamentit holandez, themelues i partisë multietnmike, Denk, ka refuzuar t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, gjatë një vizite të këtij të fundit në Hagë. Kuzu, i lindur në Turqi, ka dalë më vonë në një konferencë për shtyp me disa fotografi, përmes së cilave ka treguar abuzimin e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve. ky sipas tij ka qenë edhe shkaku i refuzimit për të dhënë dorën.
Gjermania dhe Franca propozojnë Unionin Ushtarak Europian
Gjermania dhe Franca hedhin një hap më tej në krijimin e atij që quhet Unioni Ushtarak Europian. “EuObserver” raporton mbi një dokument, publikuar fillimisht në “Le Figaro” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, i përpiluar nga ministrat gjermanë dhe francezë të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen dhe Jean-Yves Le Drian, i cili parashikon deri krijimin e një Shtabi të Përgjithshëm të përbashkët, kurse europiane në akademitë e mbrojtjes dhe dislokim të shpejtë trupash jashtë territorit.
Trump ka folur më herët për një sëmundje/Hillary Clinton humbet ndjenjat
Hillary Clinton, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale amerikane ka humbur ndjenjat gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të 11 shtatorit. Ajo ka braktisur ceremoninë para kohe e shoqëruar nga truprojat. Video e kapur nga një apara celular me sa duket flet qartë se Clinton nuk ndihet mirë, edhe pse Zyra e SHtypit deklaroi se nuk kishte asnjë problem. Rivali i saj, Donald Trump ka folur më herët se Clinton ka probleme dhe shëndeti i Presidentit të SHBA-së, është një çështje jo pa rëndë dhe jo pa ndikim në zgjedhje.
Që nga viti 1945/Italia me rritje zero të të diplomuarve universitarë
Italia shënon një tjetër rekord të errët krahasuar me vende të tjera të Europës. “Corriere della Sera” raporton se për herë të parë që nga viti 1945 numri i të diplomuarve në universitet nuk rritet më krahuar me një vit më parë. Kjo shikohet si një problem që do të ketë pasoja për konkurueshmërinë e ekonomisë italiane në dekadat që do të pasojnë.
Rusia zhvillon stërvitje masive ushtarake
Rusia ka zhvillua lojëra masive ushtarake të quqpajtura Kaukazi 2016. Në to kanë marrë pjesë Flota e Detit të Zi dhe Flota e Kaspikut. 12 500 trupa, përfshirë desantin ajror dhe atë detar kanë zhvilluar stërvitje masive 6 ditore që për synim ruajtjen e rajonit nga kërcënimet ndaj sigurisë së vendit.
Stërvitja është e para pas Samitit të NATO-s në Varshavë.
