Blloku Bota

SHBA, bllok kompanive kineze të telekomunikacionit

Postuar në 16 Janar, 2018 10:09

Bllok Kinës në tregun amerikan të telekomunikacioneve. Reuters raporton se Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur AT&T, e dyta për shërbimin ëireless që të ndërpresë të lidhjet tregëtare me prodhuesin kinez. Huwei Technologies Co LTD dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez China Mobile LTD për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.

Lavrov: Emri i Maqedonisë i lidhur me zgjerimin e NATO-s

Postuar në 16 Janar, 2018 00:06

Aktivizimi i diskutimit të emrit të emrit zyrtar të Maqedonisë lidhet me dëshirën e SHBA për të anëtarësiar Shkupin me NATO-n.  Kjo pikëpamje u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi mbi rezultatet e veprimit të diplomacisë ruse në vitin 2017.
"Për një kohë të gjatë bisedimet për zgjidhjen e emrit Maqedoni ishin në një" situatë apatike. U aktivizian vetëm atëherë kur SHBA vendosi se Shkupi duhet të jetë në NATO"- deklaroi Lavrov.

Traktat Miqësie vetëm me votat e shumicës

Postuar në 15 Janar, 2018 15:29

Parlamenti maqedonas ka ratifikuar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Me 61 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka harur rrugën e një raporti të ri mes të dyja vendeve në konflikt diplomatik që nga fillimi I viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Traktati u prezantua nga të dy qeveritë në muajin gusht të vitit 2017 me ardhjen në pushtet në Shkup të Zoran Zaev. 

Duhet thënë se ky i fundit ka hapur një sërë procesesh çtensionuese me fqinjët, si me Greqinë për çështjen e emrit, apo edhe me Shqipërinë për çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Putin: Drejt njohjes së komunizmit si fe "patriotike"

Postuar në 15 Janar, 2018 10:12

Presidenti rus Vladimir Putin e krahasoi komunizmin me krishterimin, ndërsa mauzoleun e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës me eshtrat e shenjtorëve të Kishës Ortodokse në malin Athos dhe gjetkë. I cituar nga televizioni Rusia 1, presidenti rus foli për ngjashmëritë mes ideologjisë komuniste dhe besimit të krishterë.

Abbas shpall fundin e Marrëveshjes së Oslos

Postuar në 14 Janar, 2018 21:18

Izraeli "i dha fund" marrëveshjeve së Oslos të vitit 1993 mbi autonominë palestineze, tha të dielën Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. "Unë them se nuk ka më Oslo" –deklaroi ai në një takim të Këshillit Qendror të Organizatës Çlirimtare Palestineze, duke iu përgjigjur  pyetjeve mbi njohjen nga Donald Trump të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Greqia kufizon zbatimin e Sheriatit brenda pakicës myslimane në Thrakë

Postuar në 14 Janar, 2018 13:45

Parlamenti grek ka votuar të martën një ligj që e normon Sheriatin si kod ligjor opsional për pakicën myslimane. Sipas ligjit të ri grek, zbatimi i Sheriatit kufizohet në Thrakë ku edhe është përqendruar një pakicë myslimane.

Sipas kryeministrit grek, Alexis Tsipras, ky është një “hap historik” pas ai zgjeron “barazinë e qytetarëve para ligjit për të gjithë grekët”.

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, arrestohet një tjetër i dyshuar

Postuar në 14 Janar, 2018 11:55

Në Turqi është arrestuar disa ditë më parë një tjetër person si i dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov. Mediat turke raportojnë se personi është punonjës i Autoritetit për Komunikacionet dhe Teknologjitë dhe emri i tij  nuk bëhet publik. 
Për vrasjen e Karlov, ndodhur live në media më 19 dhjetor 2016, u arrestua vrasësi Mevlut Mert Altıntaş, polic 22 vjeçar. 
Po kështu për këtë ngjarje janë arrestuar më herët edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një drejtues televizioni. 

Turqia hedh poshtë ofertën e BE-së për partneritet të privilegjuar

Postuar në 13 Janar, 2018 19:46

Bashkimi Europian duket se ja doli me sukses të krijojë një problem të qëndrueshëm mosbesimi me Turqinë e Erdoganit. Pas përplasjeve të dy viteve të fundit për çështjen e emigrantëve dhe përfshirjen në perocesin zgjedhor në Turqi, ka ardhur propozimi gjerman sipas të cilit Turqia të mos pranohet si anëtare e bllokut, por të konsiderohet partner i privilegjuar.

Ankaraja zyrtare nuk e ka pritur mirë këtë propozim që u ritheksua së fundmi edhe nga presidenti francez Emanuel Macron.

Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"

Postuar në 13 Janar, 2018 13:17

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.

Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.

"Një budalla i armatosur me armë bërthamore"

Postuar në 13 Janar, 2018 12:54

Revista gjermane “Spiegel” ka dalë me një kopertinë të fortë stigmatizuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, duke ironizuar reagimin e Trump ndaj librit me të njëjtin titiull të gazetarit Michael Wolff. Revista e sqaron në faqen online arsyen e kopertinës, përmes një shënim të zv.kreredaktores, Susanne Beyer, sipas së cilës kopertina dhe shkrimi ecin më tej në kontekstin e ekspozimit të presidentit pas publikimit të librit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota