Blloku Bota
Gjermania merr frymë lirisht
Me 362 pro dhe 279 kundër Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani miratoi propozimin e lidershipit për të marrë pjesë në negociatat me Bashkimin Kristiandemokrat (CDU / CSU) në mënyrë që të krijojnë një koalicion të madh nën drejtimin e Angela Merkel.
Ballkani dhe ndikimi në zgjedhjet e Rusisë
Politika e jashtme e Rusisë pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet ruse të marsit të ardhshëm. Së fundmi argumentohet se ndikimi i çështjeve të Ballkanit në formësimin rezultatit të zgjedhjeve nuk do të ketë këtë ndikim për aq kohë sa Rusia jep përshtypjen se ka zgjedhur të distancohet nga zhvillimet e brendshme të shteteve ballkanike.
Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri
Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.
"Papandreu dhe Gruevski kanë qenë afër zgjidhjes për Maqedoninë"
Ndërmjetësi i OKB-së, Mattheë Nimetz konfirmoi në një intervistë me kanalin "Sitel" të Maqedonisë se pesë emrat që kanë dalë në media janë të përfshira në propozimet e tij.
Nimetz vuri në dukje se pikëpamja që ka formuar nga bashkëveprimi me maqedonasit është se "ata kanë një identitet shumë të fortë", i cili nuk është ndërtuar 25 vitet e fundit, por ekzistonte: "Kishit identitet kur keni qenë pjesë e Jugosllavisë, Mbretërisë së Serbisë, Perandorisë Osmane, prandaj besoj se idetë e paraqitura nuk janë për ta dëmtuar, por për të forcuar atë".
Pezullohet Shteti Federal në SHBA, dështon ligji për buxhetin
Vetëm një vit pas inaugurimit të Donald Trump në presidencën amerikane, Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt pezullimit të disa agjencive federale pas refuzimit nga senati të një projekligji për financimin e buxhetit. Republikanët, që kanë 51 vende në senatin 100 vendesh nuk arritën t'i bindin demokratët që të bëjnë 60 votat e nevojshme për për financimin e shtetit federal deri më 16 shkurt.
Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.
Themeluesja e kompanisë "Kasperksky": Bitcoin, krijim i shërbimeve inteligjente amerikane
Bashkëthemeluesja e kompanisë së sigurisë kibernetike, Kaspersky, Natalya Kaspersky, ka deklaruar gjatë një prezantimi në universitetin ITMO në Shën Peterburg se Bitcoin, apo kriptomonedha që po trondit tregjet ndërkombëtare, është sajesë e shërbimeve inteligjente amerikane.
Soros: BE-ja në buzë të shkatërrimit. Rasti "Saakashvili" më mësoi t'i rri larg politikave të brendshme
Miliarderi George Soros ka përsëritur edhe njëherë parlajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Europian. Përmes një interviste të dhënë për “Financial Times”, cituar gjerësisht nga disa media, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po I bëhen atij dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur” për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij liberale.
Forca kufitare kurde, Erdogan kërkon reagimin e NATO-s ndaj propozimit të SHBA
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka kërkuar që NATO të reagojë rreth planeve të SHBA-së për krijimin e një force kufitare në Sirinë Veriore. Sipas Erdogan, “NATO është e detyruar të reagojë kur preken kufijtë e një prej partnerëve të saj”.
“Ne nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë mbështetje dhe armatosje të grupit terrorist peshmerga nën emrin e një partneri operacional. Ne shpresojmë se ky gabim do të korrigjohet në kohën më të shpejtë të mundshme”, shtoi ai.
Diplomaci publike me historinë. Rusia kujton marrëveshjet e viteve '90 mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, e cila ka komentuar publikimin e disa dokumenteve që provojnë angazhimin e Perëndimit përkundrejt Bashkimit Sovjetik, për moszgjerim të NATO-s në Lindje.
Zaharova i referohet dokumenteve të publikuara nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në universitetin e “Georgetown” në të cilat pasqyrohet korrespondenca dhe bisedimet e nivelit të lartë mes ish-drejtuesve sovjektikë dhe liderëve perëndimorë.