Blloku Bota
Një rol i ri për Ballkanin, Bannon flet për Tv publik serb
Ballkani mund të fitojë në rol të ri, më të rëndësishëm në botë, në kushtet kur Turiqa, Kina dhe Irani po krijojnë një lloj aleance. Ky është mendimi i Steve Bannon, ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka folur për çështjet europiane gjatë një interviste me televizionin serb, RTRS. Ai ka shmangur cilësimin e Rusisë si një kundërshtare e Perëndimit, duke theksuar se takimi i Helsinkit ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm.
Rekord burgimesh të përjetshme në Turqi
Turqia e Recep Tayyip Erdogan ka dhënë dënime shembullore për ata që i cilëson si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të korrikut 2016. Deri më tani janë përfunduar së gjykuari 200 nga 289 çështje të hapura për këtë ngjarje dhe përmes tyre janë dhënë dënimet të gjata për 2 453 të akuzuar, mes të cilëve 1 655 dënime me burgim të përjetshëm.
Lavrov, ekzorcisti i së keqes
Ministria e jashtme ruse postoi në profilin e saj në Facebook një foto "terapeutike", siç e karakterizon ajo imazhin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili shfaqet në një sfond me qiellin blu, buzëqesh dhe mban në shpatulla një flamur të madh rus.
Në Facebook-un e Ministrisë së Jashtme fotoja shoqërohet me fjalët:
"Foto Terapeutike. Të vendoset në pjesët më të prekura të planetit. Në disa rajone gjeografike, mund të ketë efekte ekzorcizmi"
Në 30 shtator referendumi për emrin e Maqedonisë
Referendumi mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të mbahet më 30 shtator, siç njoftoi të hënën kryeministri Zoran Zaev.
Sipas asaj që transmeton agjencia shtetërore e lajmeve MIA, pyetja të cilës do të kërkohet t'i përgjigjen maqedonasit pozitivisht ose negativisht është nëse jeni në favor të bashkimit të vendit me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke mbështetur Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar muajin e kaluar.
Informacioni i Vuçiç: Me Soros u fol edhe për Zonën Ekonomike Rajonale
Disa ditë më parë në disa media në Tiranë qarkulloi një foto e kryeministrit Edi Rama me Alexander Soros, djali i Goerge Soros, menaxher aktual i Bordit të Fondacionit Soros. Fotoja u mor nga profili në Instagram i Soros, me gjasë i sugjeruar nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit shqiptar. Vetë ky i fundit nuk e dha lajmin e takimit, as në rrjetet sociale dhe as në faqen e Kryeministrisë; të paktën për aq sa kërkuam nuk e gjejmë të pasqyruar.
Pikëpyetja "Macron" për zgjerimin e Bashkimit Europian
Strategjia duket se është “sporti” i preferuar i presidentit francez Emmanuel Macron. Qysh kurse ka ardhur në detyrë, Macron ka kthyer në lajm vizita e tij në vende të ndryshme, ku mban fjalime programatike për Europën dhe shpalos strategji për mbarë Perëndimin. Kësaj radhe Macron ka folur nga Lisbona ku ka zbuluar atë që po quhet vizioni i tij për Europën dhe Bashkimin Europian.
Britanikët duan referendum të dytë për daljen nga BE
50% e britanikëve kundrejt 40% janë në favor të mbajtjes së një referendumi në Britaninë e Madhe ku qyetetarët të zgjedhin nëse duan që vendi të largohet nga Bashkimi Evropian në bazë të propozimit të të bërë nga qeveria, apo të mos shkëputen nga BE.
Anketimi u publikua në rrjetin televiziv Sky News, ku vetëm 10% u përgjigjën se nuk kishin një përgjigje. Që prej referendumit të BREXIT që i tha po daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian politika në Britani edhe qytetarët kanë qenë skeptikë për raportet e mëtejshme me BE-në.
Turqia kërkon anëtarësimin në BRICS
Turqia ka kërkuar së fundmi që të bëhet pjesë e grupit ekonomik BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që BRICS të lejojë Turqinë që të bëhet pjesë, duke kërkuar simbolikisht që akronimit të grupit t’i shtohet edhe gërma T në fund.
Vritet ish-avokati i Millosheviç
Një prej avokatëve më të njohur në Beograd, i ciliishte përfshirë në mbrojtjen e njeriut më të fuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviç, u vra në një atentat të tipit mafizoz të shtunën para shtëpisë së tij.
Dragoslav Ogjanoviç, 57 vjeç, u ekzekutua nga njerëz të armatosur përpara shtëpisë së tij në Novi Beogradit, ndërsa djali i tij 26 vjeç, i cili e shoqëronte u plagos në shpatullën e djathtë.
Mediat shkruajnë se mënyra e ekzekutimit u ngjan shumë metodave të krimit të organizuar.
Refuzon një Europë të udhëhequr nga Franca
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se "nuk do të dëshironte një Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Franca " duke i cilësuar zgjedhjet europarlamentare të Majit 2019 si "vendimtare" për BE-në.
"Ne kurrë nuk jemi ballafaquar me zgjedhje kaq të rëndësishme"- tha Orban, i pyetur nga gazeta gjermane Bild për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj 2019. "
"Gjermanët duhet të jenë vigjilentë për të gjithë të tjerët. Francezët ecin me teorinë, udhëheqja na takon neve, por paratë t’i japë Gjermania”