Blloku Bota
Rusia ndalon eksportin e grurit në ish-republikat sovjetike
Rusia ka ndaluar përkohësisht eksportet e grurit në vendet ish-sovjetike dhe shumicën e eksporteve të sheqerit. Megjithatë, një zyrtar i lartë rus, të cilit i referohet Reuters, tha se do të vazhdojë të ofrojë licenca të veçanta eksporti për tregtarët brenda kuotës së saj aktuale.
Rusia është eksportuesja më e madh në botë e grurit, te e cila listën e blerësve e kryesojnë Egjipti dhe Turqia. Me prodhimin e grurit, Rusia konkurron kryesisht me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën.
Ish-kryeministri ukrainas: Tetë vjet diplomaci franko-gjermane rezultuan dështim total
Ish-kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman i kujton diplomacisë europiane dështimin në negociatat me Moskën.
“Parisi dhe Berlini duhet të pranojnë se tetë vitet e diplomacisë, që ata kanë zhvilluar me Moskën, çuan vetëm në përshkallëzim dhe përfundimisht në luftën aktuale”, thotë ai në një intervistë për Euractive.
BE shton sanksionet, Rusia: Operacioni në Ukrainë po shkon sipas planit
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë. Zyra e presidencës franceze njoftoi të hënën se subjekt i paketës së re janë individë dhe kompani "të implikuar në sulmin ndaj Ukrainës".
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, njoftoi sot se 2 808 792 refugjatë janë larguar nga Ukraina, shifër që e bën rastin eksodin më të madh të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sedivy: Mbrojtja europiane, autonomi brenda NATO-s
Jiri Sedivy, shefi ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), thotë se projekti i mbrojtjes evropiane duhet të jetë plotësues i NATO-s. Në një intevistë për greken “Kathimerini”, ai shprehet se një klauzolë e veçantë e mbrojtjes reciproke midis shteteve evropiane, si ajo në nenin 5 të NATO-s, nuk do të ishte "realiste".
Qëndrimi kundër sanksioneve, kërkohet ngrirja e integrimit të Serbisë në BE
Pozicionimi i Serbisë në raport me konfliktin në Ukrainë mund të ketë pasoja në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Mediat serbe raportojnë se nëntë anëtarë të Parlamentit Evropian nga grupi liberal "Të rinovojmë Evropën" i kanë dërguar një letër presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, dhe ministrit të Jashtëm evropian, Josep Borrell, duke u kërkuar atyre që të ngrijnë përkohësisht bisedimet e anëtarësimit me Serbinë di edhe të pezullojnë ndihmën financiare deri sa të përafrojë politikën e saj ndaj Rusisë.
Kriza në Ukrainë, SHBA ulet në bisedime me Kinën
Kina hyn në bisedime për krizën në Ukrainë. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, po takohet sot me kryediplomatin kinez, Yang Jiechi, për të diskutuar mbi konfliktin Ukrainë-Rusi.
Takimi është një vazhdim i planifikuar prej kohësh i takimit virtual të Presidentit Joe Biden me presidentin kinez Xi Jinping në nëntor, u tha gazetarëve të shtunën një burim i njohur me situatën.
Skutsky i Duma-s: Mund të firmosen disa dokumente me Ukrainën brenda disa ditëve
Rusia dhe Ukraina mund të firmosin disa dokumente të përbashkëta në ditët në vijim. Të paktën ky është mendimi i kreut të Komitetit për Çështjet me Jashtë në Duman ruse, Leonid Slutsky në një intervistë për RT.
Nëse krahasojmë pozicionet e dy delegacioneve në bisedime që nga fillimi e deri më sot, ne do të shohim përparim të konsiderueshëm. Jam i kënaqur të them se sipas pritmërive të mia personale ky përparim mund të zhvillohet në qëndrime të përbashkëta brenda disa ditëve dhe disa dokumente mund të firmosen
Rusia: Do të ketë pasoja të rënda nëse Finlanda dhe Suedia bëhen pjesë e NATO-s
Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Paralajmërimi bëhet nga drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev.
Arabi Saudite, 81 ekzekutime për terrorizëm brenda një dite
Arabia Saudite ekzekutoi brenda një dite të vetme 81 persona të dënuar me vdekje për krime të lidhura me “terrorizmin”. Numri e tejkalon atë të të gjitha dënimeve me vdekje të ekzekutuara në mbretëri vitin e kaluar, raporton Le Monde.
Rusia, diplomaci me Europën për Ukrainën, jo me SHBA-të
Franca dhe Gjermania vijojnë të jenë në kontakt të drejpërdrejtë me Rusinë, në përpjekje për t’i dhënë konfliktit me Ukrainën një zgjidhje diplomatike. Presidenti Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
