Blloku Billboard
Me shpresë te budallallëku i një pjese, indiferenca e të tjerëve dhe solidariteti i të vetëve
Kryeministri Edi Rama postonte sot këtë foto në Facebook duke bërë këtë koment:
Titulli i “fotolajmit”: Dy pamjet e mandatit të tretë.
Siç mund të jetë vënë re, z. Rama po e thjeshton përherë e më shumë mesazhin e vet, i cili ka politike vetëm faktin se i mvishet një autoriteti publik.
Për çfarë do të vendosë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë?
Më datë 9 shkurt 2020 GJEDNJ do të shpallë vendimin e parë për çështjet e rivlerësimit kalimtar që u janë bërë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, i ashtuquajturi sistemi i Vetting-ut.
Gjyqtarja Altina Xhoxhaj, e para që do të ketë fatin të marrë një vendim nga GJEDNJ, u penalizua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vendimi nr.17, datë 4.6.2018) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (Vendimi nr.9, datë 24.10.2018) për këto shkaqe:
Përgjimet? Cili investitor serioz do guxonte të vinte në Shqipërinë e sotme?
Sot në media ka dalë një përgjim i kryer në Itali që sugjeron se sipërmarrës italianë, të lidhur me botën e krimit atje flasin për lidhje me një person të afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Japin garanci për marrje lejesh për ndërtim etj.. Një histori tipike ku ndërmjetës të caktuar kanë akses në zyrat e pushtetit të një vendi pa adresë në këtë botë. Sigurisht që një situatë e tillë e vendos në siklet të madh Veliajn, i mësuar të vetërekomandohet si shpëtimtar i vendit dhe të fshehë kokën si struci sa herë ka probleme.
Stigma e një loje të vjetër
Politika e keqkuptimit të domosdoshëm me Greqinë
Shaban Murati, ish-diplomat dhe publicist ka vënë sot alarmin teksa me një shkrim zbulon një truk të ri të Athinës zyrtare që sipas tij ka shpallur politikën e “proteksionizmit të vendeve me shumicë myslimane në rajon”. Ai i referohet një interviste të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias sipas të cilit Greqia ka për qëllim:
Një sondazh që na thotë se debati i të enjteve është vetëm Zhurmë
Shqipëria që na tregon qeveria
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përcjellë sot përmes faqes së vet në Facebook një mesazh për fundvitin të cilin e ka përmbledhur shkurt në një material video ku flitet kryesisht për Punën. Për ata që punojnë. Shtet-punë-mirëqenie, kjo është deviza e këtij mandate dhe Puna padyshim është kryeçështja në një vend që dominohet nga pasiguria.
Votat drejt Vetëvendosjes nuk i çon flamuri, por hajnia dhe rrugaçëria që qeveris ndër shqiptarë
Në media të ndryshme shqiptare po parashikohet fitorja e mundshme e Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Nuk dihet se ku bazohen këto parashikime, por e sigurtë është se klasa politike tradicionale është e shqetësuar thellësisht për një ngjarje të tillë të cilën për faktin se po e paralajmëron, do të thotë se nuk e bllokon dot më.
Kriza dihet, puna është tek Alternativa
Që nga protesta e studentëve, duhet të pranojmë se dukuria e Memeve ka njohur një përhapje masive me gjetje origjinale që tejkalojnë disa herë devizat bajate dhe të përsëritura të partive politike. Ato janë skripti më real i këtij tranzicioni që është shoqëruar edhe nga memecëria fitimprurëse shoqërisë civile.
Sevdaja për dhunën po përsërit manipulimin e 2013-ës
Dhuna urbane e turnit të dytë, e cila prej disa ditësh është prezente në disa qytete, ka ngazëllyer një pjesë të shoqërisë shqiptare. Ose më mirë asaj pjese që është e angazhuar publikisht kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Këtu nuk është çështja të shqyrtojmë motivet, por të kuptojmë premisat politike dhe sidomos pasojat.