Blloku Alternative
Papa: Kam frekuentuar gjashtë muaj psikologun
Përfaqëson Zotin në Tokë për të krishterët por në moshën 42 vjeçare i është drejtuar psikanalistit. Papa Françesku ka zbuluar në një bisedë me sociologun Dominique Wolton, përvojën e tij si pacient.
Gjatë kësaj periudhe, Bergoglio sqaron se ka frekuentuar një mjeke psikanaliste me origjinë hebreje për të sqaruar disa gjëra. Kjo ka ndodhur në vitet 1978 - 1979.
"Kur ishte duke vdekur më thirri. Jo për lutjet dhe shërbesat, meqenëse ishte hebreje, por për një dialog spiritual. Ishte një person shumë i mirë”, shprehet Papa.
Vendim gjykate/Taj Mahal, tempull mysliman, jo hindu
Një gjykatë në Indi ka vendosur se Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur. Gjykata ka zgjidhur një debat mes myslimanëve dhe hinduistëve për origjinën e tempullit. Shërbimi arkeologjik indian që mbron monumentet me rëndësi kombëtare ka dhënë pikëpamjen e tij në përgjigje të një peticioni të nënshkruar nga nga 6 avokatë që deklaronin se tempulli që ndodhet në qytetin e Agras në origjinë quhej Tejo Mahalava dhe i dedikohej perëndisë hindu, Shiva.
Teodorakis: Adolf Hitleri, figurë e dashur për Europën raciste
Kompozitori i njohur grek Mikis Teodorakis, një nga figurat e njohura të rezistencën antifashiste është përfshirë në debatin që provokoi vendimi i autoriteteve të Bashkmit Europian për të caktuar një Ditë Përkujtimore të viktimave të nazizmit dhe komunizmit.
Në një letër drejtuar gazetës greke " Ta Nea", Teodorakis e quan të papranushëm përpjekjen për të vënë një shenjë barazimi mes dy ideologjive dhe çfarë ato përfaqësuar në Luftën e Dytë Botërore. Teodorakis flet për një amerikanokraci që ka imponuar memorandume, duke çuar Greqinë në buzë të katastrofës.
Zbulohen 150 letra - korrespondencë të Alan Turing: "E urrej Amerikën"
Në universitetin e Manchester janë zbuluar së fundmi 150 letra korrespondence të matematikanit të njohur, dekriptuesit Alan Turing.
Shumë pak gjëra për jetën e vështirë personale të Turing dhe materiale interesante për mendimet e tij për ShBA, çështje të kërkimeve të tij; këto janë në përgjiithësi ajo çfarë veçohet prej koleksionit.
"Le Point”: Macron ka shpenzuar 26 mijë euro vetëm për makiazh
Dhimbje koke ka shkaktuar në Elize publikimi i revistës "Le Point", sipas të cilës Presidenti francez Emmanuel Macron sapo ka dhënë ... 26,000 euro për grimin e fytyrës. "Emmanuel Makron duket shumë i lidhur me grimieren e tij. Ai i ka kërkuar ta ndjekë edhe në Elise dhe të jetë grimierja e tij personale. Por, në mënyrë që fytyra e Macron të jetë e bukur në çdo rrethanë, ju duhet të vendosni dorën thellë në xhepin tuaj.
Skandali i “Dieselgate”, dënohet inxhinieri gjerman
James Liang, një ish-inxhinier i Volksëagen u dënua nga gjykata e Detroitit me 40 muaj burg dhe një gjobë prej 200.000 dollarësh për rolin e luajtur në skandalin "dieselgate". Pas dhënies së dënimit, James Liang mund të deportohet në Gjermani. Inxhinieri 63 vjeçar kishte pranuar fajësinë për akuzën e mashtrimit. Ai bashkëpunoi me autoritetet amerikane për hetimin e rastit në lidhje me emitimin e më shumë ndotje sesa pareashikon legjislacioni i SHBA për makinat me naftë.
BE me qëndrim zyrtar, nazizmi dhe komunizmi ideologji terrori
"Dita evropiane e përkujtimit për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare përfaqëson vlerat e përbashkëta të Evropës dhe shteteve anëtare të saj”- ka shkruar në Twitter nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans duke i vënë kapak diskutimit të hapur nga qeveria greke, e cila kontestoi shenjën e barazisë mes nazizmit dhe komunizmit.
Gjykatësi i mirë i Rhode Island
Frank Caprio është një gjyqtar 80 vjeçar në një Rhode Island që po bën jehonë në rrjetet sociale për shkak të sjelljes së tij me të pandehurit. Më njerëzor dhe me empati ndaj njerëzve që paraqiten në sallë të gjyqit, Caprio thotë se publiciteti i madh për të ka ardhur sepse njerëzit kanë humbur besimin te qeveria dhe tek institucionet që nuk konsiderojnë më situatat personale.
Miliarderi 36 vjeçar: Nuk jam i lumtur, jam vetëm
Çdo gjë bëhet për para, por ndoshta paraja nuk është gjithçka. Markus Persson është 36 vjeç dhe mund të thuhet se ka arritur atë që pak njerëz munden. Ai është 36 vjeç, ka themeluar Mojang, krijoi Minecraft që ja shiti Microsoftit për 2.5 miliardë dollar. Bingo. Persson iu fut me energji një jetë të re. Një detaj: një vilë 70 milionë dollarë në Beverly Hills. Por nuk qe e thënë që paraja të sillte gëzim. Në disa postime të fundit në twitter, ai përcjell vetmi, melankoli dhe ndjesinë e izolimit.
Antia, aty ku komunikohet me formën fishkëllore të greqishtes
Banorët e fshatit Antia në ishullin grek të Evias kanë kultivuar prej shekujsh një traditë komunikimi me fishkëllima. Ajo quhet Sfyria. Fshati ka pësuar rrudhje demografike, nga 250 në 37 në dekadat e fundit dhe siç mund të merret me mend, me moshën e madhe, bien edhe dhëmbët, dhe me dhëmbët e rënë, fishkëllima e pleqve nuk arrin notat e larta. Ka spekullime të shumta nga vjen sfyria: disa thonë se vjen nga ushtarët persë që u strehuan këtu mijëra vjet më parë, disa mendojnë se sfyria vjen nga kohët byzantine, të tjerë se burimi është që nga kohët antike.