Kush do ta gëzojë "Shqipërinë e Gjeneratës tjetër"? 61% e të rinjve duan të ikin
Ikja e shqiptarëve nga vendi i tyre është një dukuri që shqetëson të gjithë rajonin tonë. Në konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin europian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore është vënë në dukje ky problem që është injoruar nga qeveria shqiptare.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, deklaroi ndër të tjera se 1/3 e popullsisë është larguar.
Vrasja e Soleimanit, në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Vrasja e gjenerakut iranian Qasem Soleimani ishte një akt në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Kështu shkruan në Neë York Times ish-prokurori i gjyqit të Nurembergut, Benjamin Ferencz, sipas të cilit publikut i duhet sqaruar arsyeja e vrasjes.
Urgjenca e hapjes së negociatave
Mesazhet e rigjallëruara pro hapjes së negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po evokojnë përherë e më shumë arsye të sigurisë si alibi të objektivitetit të tyre. Liderë vendesh të ndryshme, ekspertë sigurie apo të politikës ndërkombëtare po flasin përherë e më shumë për një rrezik rus, turk, islamik, për kaosin etj., që e pret Ballkanin nëse perspektiva europiane dështon. Hapja e negociatave po profilizohet si kursi i duhur i historisë, si shpresa e fundit dhe e vetme e ballkanasve. Një lloj fundi i lumtur i historisë për këtë rajon.
Negociatat/Njerëzit në Ballkan po lexojnë nuancat e mesazheve të BE-së
Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për t’i hapur derën e negociatave Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Është e nevojshme që të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar politikën e zgjerimit dhe të përgatisim samitin BE-Ballkan Perëndimore në muajin maj. Ne shpesh bazohemi në strategji komunikimi, por mesa duket harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor po lexojnë nuancat e sinjaleve që ne dërgojmë
I legjitimuari Gjiknuri: Ky vend është shumë i vogël për t’u ndarë
Opozita deligjitimoi Parlamentin. Kjo është mbrojtja nga kampi i Lulzim Bashës. Në këtë ditë që opozita artikuloi këto alibi në media u shfaq Damian Gjiknuri, duke folur për bashkim dhe bashkëpunim.
Unë vetëm jam mësuar me akuza. Nuk është gjë e mirë. Akuza politike ka mbi çdo politikan. Më gjej një që nuk është i akuzuar. Në rastin tim, nuk kam akuzë penale, nëse fjala tërmet përbën vepër penale. Mua nuk më bën përshtypje, jam i gatshëm të ndërtoj ura kompromisi. Kam dëshirë të punoj me të gjithë kolegët, pavarësisht akuzave politike.
Ndërron jetë aktori Xhevdet Ferri
Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, ishte bashkëshort i Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit” etj., dhe një artist shumë i dashur për publikuan dhe mjaft i vlerësuar nga kritika.
Pritmëri të gabuara për njerëzit e gabuar
Në një takim me gazetarët sot, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është pyetur edhe për arsyet e heshtjes së opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Përgjigja e zonjës është origjinale: Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ishte në kushtet e Bundestagut.
Mikhail Minshustin votohet si kryeministër i ri i Rusisë
Mikhail Minshustin është kryeministri i ri i Rusisë. Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi kandidaturën e tij me 383 vota pro, ndërkohë që nukpati asnjë votë kundër ndhe vetëm 41 abstenime.
2100/11 miliardë njerëz me kërkesë 80% më shumë kalori për çdo individ
Demografia, burimet ushqimore dhe klima janë problemet kryesore me të cilat duket se njerëzimi do të përballet këtë shekull. Një arsye që e bën real skenarin e një krize që bashkon këta element është parashikimi për shtimin e popullsisë. Në vitin 2011 njerëzimi mendohet të arrijë në 11 miliardë njerëz, një shifër që është shqetësuese për nga perspektiva e ndarjes së burimeve nëse e krahasojmë me problemet e tanishme kur njerëzimi është 7.5 miliardë njerëz.
Revokimi i Presidentit Trump
Revokimi ose impiçmenti i Presidentit Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve tregon se anëtarët e Kongresit amerikan janë së pari partiakë dhe pastaj amerikanë. Republikanët dhe Demokratët janë varrosur thellë në hendekët e tyre dhe nuk shohin më larg se interesat e partisë. Kjo është arsyeja pse revokimi i Trump-it nuk do të përfundojë me heqjen e tij nga presidenca, megjithëse ai akuzohet për krime të rënda dhe shkelje flagrante të Kushtetutës së SHBA-së.