Eminem thyen rekordin me “Godzilla”: Artikulon 7.23 fjalë/sekondë
Reperi i njohur Eminem ka thyer rekordin e shpejtësisë në regjistrim me këngën e tij Godzilla, pjesë e albumit të ri “Music to be murdered by”.
Në 30 sekondat e fundit të saj, Eminem arrin të nxjerrë 224 fjalë me 330 rrokje që do të thotë 10.65 rrokje dhe 7.23 fjalë për sekondë.
Kjo kalon rekordin e mëparshëm të tij me “Majesty” ku ai artikulon në stil rap 123 rrokje dhe 85 fjalë në 12 sekonda, me mesatare 10.3 rrokje dhe 7.08 fjalë për sekondë.
Kënga ka njohur sukses në shikueshmëri që në nisje dhe në Youtube ajo ka aktualisht 10 milionë shikime.
Menstruacionet e pushtetit
Sot njoftohet se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë qenë së bashku në përurimin e rikonstruksionit të shkollës “Ymer Lala" në Surrel ku banon kreu I qeverisë. Në fjalën e tij kryeministri lavdëroi z. Veliaj teksa tha:
Njoftim për protestë kundër një biznesmeni
Organizata Politike njofton sot në faqen e vet në Facebook se nesër në Tiranë do të mbahet një protestë e minatorëve të Bulqizës kundër siç thotë ajo “biznesmenit Samir Mane dhe qeveritarëve”
Pas dy muajsh rezistence në Bulqizë, minatorët vijnë nesër në Tiranë për t'u treguar oligarkut dhe qeveritarëve fuqinë e të drejtës së tyre. Ata nuk kërkojnë privilegje, por punë të sigurt dhe të dinjitetshme.
Qeveria ngarkon bashkitë me realizimin e akteskpertizës së thelluar për objektet e dëmtuara nga tërmeti
Këshilli i Ministrave ka vendosur më datë 15 janar kryerjen e ekspertizës së thelluar të ndërtesave të dëmuara nga tërmetii 26 nëtorit 2019. Vendimi me nr. 26 parashikon që realizimin e kësaj ekspertize ta kryejnë njësitë e qeverisjes vendore
bazuar në aktkonstatimet ose akvlerësimet paraprake të Institutit të Ndërtimit apo të grupeve paraprake të inspektimit
Zemra e dobët e Europës
Në Europë fliten shumë gjuhë, por asnjë prej tyre nuk është gjuha e fuqisë globale. Më tepër sesa fat i keq, kjo është një mospërfillje historike, sa për të parafrazuar Osca Wilde.
Tërmeti në Turqi, Komiteti Shqiptar i Rindërtimit ofron si ndihmë të parë gazetarë terreni
Nisur nga përvoja e tërmetit në Shqipëri dhe mbulimit profesional, emocional të gazetarëve shqiptarë, Komiteti, me propozim të shoqatave të gazetarëve, ka vendosur dërgimin e një trupe prej 15 profesionistësh të lajmit. Trupa do të udhëtojë me Air Albania.
ShBA po tërhiqet ngado, përveç “reformës në drejtësi” në Shqipëri
Me mbërritjen në Tiranë të ambasadores së re të ShBA, ambasada e këtij vendi ka rinisur ritualin e postimeve për reformën në drejtësi.
E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.
Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion.
Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë
Skënderbeu, lufta, politika dhe fataliteti i moskurorëzimit mbret
Skënderbeu dhe figura e tij zbulohen në një dimension të ri e më të thellë në librin e fundit të historianit Pëllumb Xhufi, “Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit”.
Mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, Xhufi tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër pushtuesit osman, punoi për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.
Koronavirusi, OBSH: S’ka emergjencë botërore
Autoritetet e Kinës kanë konfirmuar të paktën 26 viktima dhe 830 raste të të prekurve nga koronavirusi i ri. Por bilanci vazhdon të rritet, teksa mediat kanë publikuar pamje të të prekurve në rrugë, në ambiente publike.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, po hetohen mbi 1 mijë raste të dyshuar, si të infektuar me virusin icili shpërtheu fillimisht në qytetin Vuhan, ku mendohet se ka edhe burimin.
PS dhe PD mbrojnë ata që duhen...
Partia Socialiste nuk fal, por mban qëndrim. Kështu është shprehur sot numri dy i saj, Taulant Balla, i cili duke folur për rastin e kryebashkiakut Lefter Alla, ndër të tjera tha:
Partia Socialiste nuk merr në mbrojtje askënd. Pas hetimit të Prokurorisë, reagimi i PS do të jetë i ashpër dhe nëse del fajtor, dënimi duhet të jetë maksimal