IShP: Në vendin tonë epidemia ishte e butë

Postuar në 20 Prill, 2020 13:00

Instituti i Shendetit Publik në Shqipëri mendon se epidemia e CoVid-19 ka qenë e butë në vendin tonë. Përfaqësuesja e ISHP-së, Eugena Tomini, tha sot se shkalla e infektueshmërisë në vendin tonë është poshtë 1. 

Aktualisht në situatën epidemiologjike, që nga fillimi i epidemisë, deri tani që flasim, është përllogaritur që R0 të jetë më e vogël se 1. Ne kemi në gatishmëri 120 dhe 190 shtretër në dy spitalet Covid-19. Që nga fillimi i epidemisë, ne kemi 21 pacientë të vegjël dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar

tha ajo. 

Pandemia/Japonia ofron ndihmë financiare edhe për punonjëset e seksit

Postuar në 20 Prill, 2020 11:24

Qeveria japoneze ka vendosur të përfshijë në paketën e ndihmës financiare edhe punonjësit e seksit. E gjithë paketa prej 989 miliardë dollarë ka ofruar mundësi ndihme, pra aplikimi edhe për punonjëse të seksit që ndihen të pambrojtura në këtë situatë.

Industria e seksit në Japoni gjeneron 24 miliardë dollarë në vit dhe në pikëpamje legale ajo ndahet në dy kategori. Ndihma e qeverisë japoneze erdhi pas protestave të aktivistëve dhe do të akordohet vetëm pë rata që punojnë legalisht. Japonia ka aktualisht mbi 10 mijë të prekur nga CoVid-19 dhe 236 vdekje. 

Trump: SHBA të gatshme të dërgojnë një ekip në Kinë për të hetuar shpërthimin e Covid-19

Postuar në 20 Prill, 2020 11:12

Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA-të duan të dërgojnë investigues në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit.

Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përditshme mbi koronavirusin.

Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën se ka fshehur informacionin e saktë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda Kinës, rrjedhimisht ka fshehur edhe numrin real të viktimave.

Seksologjia islame

Postuar në 19 Prill, 2020 20:47

 

Në rënie, 433 të vdekur nga CoVid-19 në Itali në 24 orët e fundit

Postuar në 19 Prill, 2020 18:23

Në Itali vazhdon prirja pozitive e uljes së numrit të vdekjeve për shkak të CoVid-19 ndonëse numri ditor mbetet i lartë. Sot, Mbrojtja Civile raporton 433 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit ndërkohë që dje sihfra e të vdekurve ishte 482.. Në total numri i të vdekurve arrin  në 23 660 persona dhe janë shëruar 47 055. Shifrat këtu përfshijnë personat e trajtuar në spital. 

Italia qëndron në krye të vendeve europiane për numrin e të vdekurve nga CoVid-19 dhe pas saj me pak distancë vijnë Spanja dhe Franca. 

Shtohet me 14 numri i të prekurve nga CoVid-19

Postuar në 19 Prill, 2020 11:28

Ministria e Shëndetësisë njofton sot se numri i të infektuarve në mbarë vendin është rritur me 14. Në deklaratën e vet me këtë rast, përfaqësuesja e Instutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi tha: 

Pandemia nuk mund të vrasë shpresën

Postuar në 19 Prill, 2020 11:19

 

Skaneri nxjerr të prekur ata që tamponi i nxjerr negativë, 5 propozimet e ekspertëve të PD

Postuar në 18 Prill, 2020 17:05

Grupi i ekspertëve që Partia Demokratike ka ngritur për koronavirusin ka dalë me disa propozime pas konstatimit se në disa raste, tamponi nuk ka nxjerrë si të prekur pacientë që në të vërtetë kanë rezultuar të infektuar kur u është bërë skaneri. Ekspertët e PD-së i referohen disa rasteve, kur skanerat kanë zbuluar raste të infektimit me koronavirus, pavarësisht se testet kanë dalë negative.

Kush blen vila dhe makina të shtrenjta në këtë kohë?

Postuar në 18 Prill, 2020 14:09

Në fillim kreministri mendoi një garanci sovrane. Pastaj i pyetur sërish deklaroi se biznesmenët e mëdhenj mund të shesin vilën e tretë apo të katërt për të paguar rrogat e punonjësve. Sepse jemi në luftë. 
Siç është zakoni, këtë luftë në stil të gjerë e mikromizon kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj. I cili nën të njëjtën frymë deklaronte se të pasurit mund të shesin njërën nga makinat e shtrenjta që kanë.
Ta lëmë mënjanë faktin nëse përfaqësues politikë mund të flasin kështu. Le të pyesim: kush blen në këtë kohë vila dhe makina të shtrenjta? 

9 raste të reja me CoVid-19

Postuar në 18 Prill, 2020 11:26

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë nga 231 teste të kryer. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS