Video/Kaos në ShBA. Kamioni futet mes protestuesve në Mineapolis
Një kamion është futur mes protestuesve në një urë në Mineapolis duke provokuar një situatë të rrezikshme. Kamioni është ndalur dhe mandej protestuesit e kanë nxjerrë shoferin duke e rrahur. Mediat amerikane kanë raportuar se shoferi është arrestuar për një ngjarje që ilustron shkallën e tensionit në një pjesë të shoqërisë amerikane.
Trump paralajmëron shpalljen si organizatë terroriste të lëvizjes antifashiste -ANTIFA
Presidenti i ShBA, Donald Trump ka njoftuar sot se ai ka ndërmend të shpallë lëvizjen antifashiste ammerikane, njohur si ANTIFA, si organizatë terroriste. Trump e bëri njoftimin në tuiter në kontekstin e një situate shumë të ndezur protestash që pasuan vrasjen e George Floyd në Mineapolis.
Ekskluzive/Opozita kërkoi Qeveri Kujdestare për Integrimin deri në anëtarësimin e vendit në BE!!!
Mbledhja e Këshillit Politik, një lloj konference Mukjes për zgjedhjet, ka përfunduar pa produkt. Shumica socialiste ka deklaruar se ka votat e vetme që të miratojë në Kuvend reformën që mjafton të ketë rekomandimet e OSBE-ODIHR të integruara për t’u quajtur formalisht brenda standardeve.
Opozitë mavria
Opozita ka shpërndarë sot haberin se ka kërkuar që 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të krijohet një e ashtuquajtur Qeveri Kujdestare e Zgjedhjeve. Propozimi konkret është si më poshtë:
Padova/Italianë e shqiptarë kundër shembjes së Teatrit: Një vend pa memorie është një vend pa identitet
Një vend pa memorie është një vend pa identitet”. Me këtë moto qytetarë shqiptarë e italianë kanë protestuar në Padova të Italisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Zemërimi i tyre është shprehur nëpërmjet pankartave në duar, me ndjeshmërinë për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Protesta është zhvilluar para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar. Elda Omari, arkeologe dhe historiane, ka dënuar shembjen e kësaj godine të ndërtuar nga italianët, si dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj pjesëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.
Krijimi i aleancës anti-turke në Mesdhe dhe dyshimet për politikë turke me Pashalimanin
Egjipti ka njoftuar krijimin e një aleance anti-turke që synon frenimin e Ankarasë në veprimtarinë e saj destabilizuese në Libi dhe në Mesdhe. Aleanca në fjalë përfshin Greqinë, Qipron, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ajo është zyrtarizuar gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve më 11 maj.
Hipoteza e re për Oumuamua: Akullnajë hidrogjeni
Çfarë është Oumuamua? Identiteti i parë i sigurtë që ky objekt ka marrë është ai i objektit të parë ndëryjor që është gjurmuar të ketë hyrë në sistemin tonë diellor. Që nga viti 2017 kur edhe u konstatua vizita e tij, objekti në fjalë është studiuar gjerësisht dhe teoritë për të variojnë nga një pjesë komete te një anije hapësinore aliene.
Një fantazmë më shumë
Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.
Amerika në flakë
Vdekja përmes vrasjes policore të George Floyd i ka vënë flakën Amerikës. Mediat raportojnë se protestat vazhdojnë për disa ditë dhe ishin vetëm ato që çuan në arrestimin e përgjegjësit të vdekjes, policit Dereck Chauvin. Dyqane të djegura në Filadelfia, makina të djegura në Çikago dhe përplasje me policinë në Los Angeles. Në Mineapolis, vendngjarja e vrasjes së Floyd u dogj një stacion policie, ndërkohë që edhe Guvernatori po flet për një racizëm sistemik në Amerikë. Në disa qytete është vendosur shtetrrethimi dhe me menaxhimin e situatës po merret Garda Kombëtare.
BE: ShBA të rikonsiderojë vendimin për mosfinancimin e OBSh-së
Bashkimi Europian i ka kërkuar zyrtarisht Shteteve të Bashkuara te Amerikës që të rikonsiderojë vendimin e vet për të ndërprerë marrëdhnëiet me Orga izatën Botërore te Shëndetësisë.
Dy zyrtarët e lartë të Unionit, presidentja e Komisionit eurioian, Ursula Von der Leyen dhe kreu i diplomacisë, Josep Borrell kanë apeluar për thellim të bashkëpunimit dhe zgjidhje të perbashkëta në kontekstinne luftës kujder koronaviusit.