Ulet me 2 miliardë njerëz parashikimi për popullsinë në vitin 2100. Bota mendohet të jetë 8.8 mld banorë
Një studim i ri i publikuar së fundmi ka ndryshuar projeksionet demografike të parashikuara nga OKB për vitin 2100. Sipas këtij studimi në fillim të shekullit të ri, popullsia e botës mendohet të jetë 2 miliardë më pak nga projeksionet e deritanishme, diku te 8.8 miliardë njerëz. Vende si Japonia, Italia, Tajlanda, Portugalia dhe Polonia mendohet se do të kenë një popullsi të përgjysmuar në raport me tani.
BE ndalon hyrjen për dy javë të qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi
Bashkimi Europian ka hequr Serbinë nga lista e vendeve të sigurta për shkak të rasteve të shtuara të të infektuarve me CoVid-19. Bashkë me këtë vend nga lista është hequr edhe Mali i Zi, vende të cilave u vendoset bllokim qarkullimi drejt BE-së për të paktën 2 javë. Sipas agjencisë serbe Tanjug propozimi është bërë nga Gjermania që mban presidencën e radhës të BE-së dhe është mbështetur nga vende si Franca, Spanja dhe Hollanda.
E pazakontë, Presidenti kundërshton procesin vendimmarrës të Kuvendit pa pritur finalizimin e aktit
Presidenti i Republikës ka deklaruar sot përmes zëdhënësit të tij se Parlamenti përbëhet nga deputetë ilegjitimë.
Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar
tha zëdhënësi Tedi Blushi.
Çka do të thotë se çdo akt që miratohet me shumicë mbi 82 deputetë për presidentin është jokushtetues.
Foibet e Basovicës në Trieste/Pajtim historik italo-slloven
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Sllovenisë, Borut Pahor kanë nderuar të dy, dorë për dore, viktimat e foibes në Basovica të Sllovenisë. Foibet janë një njollë e rëndë në raportet italo-jugosllave pasi sipas përshkrimit të historiografisë italiane, në foibet e Istrias partizanët jugosllavë vranë me qindra qytetarë të kombësisë italiane.
Mercedes prezanton Vision AVTR
Meecedez-Benz ka prezantuar vizionin e ri të autoveturës, huazuar nga Avatar. VISION AVTR është një makinë elektrike që ushqehet me bateri të një tipi të ri dhe skafi i saj ndërtohet me materiale të riciklueshme.
CoVid-19 depërton edhe tek AMA
Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në një institucion tjetër shtetëror. Sot në Autoritetin e Mediave Audiovizive ka rezultuar një punonjës pozitive me CoVid-19 ndërkohë që është kryer edhe dezinfektimi i mjediseve.
Dy ditë më parë doli lajmi se ishte prekur edhe Gjykata e Apelit, ndërkohë që Tatimet janë prej kohësh një institucion i infektuar.
BE-së i duhet një strategji e re për Ballkanin
Më 27 qershor, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, duhej të takohej me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të ndërmjetësuara nga i dërguari special i SHBA-ve, Richard Grenell. Qëllimi i këtij samiti ishte të normalizonte marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë në një konflikt të ngrirë qëkur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia, në vitin 2008.
“Mysafiri” i largët
Plot 43 vjet të pandërprerë në burg
Sami Dangëllia është nja nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43 vjet. Gazeta e diasporës, “Besa Shqiptare”, shkruante për Sami Dangëllinë:
Në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, thotë se në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare. Duke komentuar rastin e Kombinatit në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Gurra tha se këto grupime hyjnë në vendin tonë përmes Komitetit Shtetëror të Kulteve.
“Të gjitha këto grupime që hyjnë në Shqipëri, hyjnë përmes miratimit të Komitetit Shtetëror të Kulteve. Ka mbi 600 e disa organizma e grupime fetare që veprojnë brenda kornizës fetare në Shqipëri. Në momentin e parë kanë një datë regjistrimi”, tha Gurra.