Arrijnë së bashku në 1 trilionë dollarë
Një studim i publikuar së fundmi nga Institute for Policy Studies në SHBA vë në dukje se për herë të parë në historinë e vendit, 12 miliarderët kryesorë të tij kanë një pasuri që vlerësohet 1.015 trilionë dollarë.
Ky është një stad shqetësues në historinë e përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit në SHBA. Kjo është thjesht shumë pushtet ekonomik dhe politik në duart e 12 njerëzve
Ndërlikohet misioni i OSBE-së në Bjellorusi, Lukashenko urdhëron stërvitje masive në kufijtë perëndimorë
Agjenci të ndryshme mediatike njoftojnë se ushtria bjellourse është urdhëruar të zhvillojë stërvitje masive mes datave 28-31 gusht.
Një grup i integruar forcash janë grumbulluar për mbatjen e stërvitjeve taktike. Ato përfshijnë forcat ajrore, reparte të motorizuara, njësi të artilierisë dhe skuadra dronësh dhe sistemesh elektronike
citohet Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.
Kremlini jep dritën jeshile për transportin e Alexei Navalnyt drejt Gjermanisë
Mjekët rusë të qytetit të Omskit që po trajtojnë opozutari rus Alexei Navalny kanë rënë dakord që të lejojnë transferimin e tij drejt Gjermanisë. Pas shtrimit urgjent në spital, Kremlini lejoi ekzaminimin e tij nga mjekë gjermanë për të hequr çdo dyshim se ka dorë në atë që duket si një helmim, por që u trajtua zyrtarisht si gjendje e rënies së sheqerit në gjak.
OBSH: Shpresojmë se pandemia do të përfundojë në më pak se dy vjet
Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se pandemia aktuale do të mund të mbyllet brenda dy viteve. Kuptohet virusi mund të qarkullojë, por statusi epidemik i tij do të ndryshojë. Të paktën kjo është shpresa e organizatës që mbështetet te menaxhimi I deritanishëm, teknologjia dhe përqendrimi i përpjekjeve kundër sëmundjes
Erdogan: Kemi zbuluar zonë gazi 320 miliardë m3 në Detin e Zi
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka njoftuar së fundmi se anijet kërkuese turke kanë zbuluar një fushë gazi në Detin e Zi që ka kapciatet 320 miliardë metara kub.
Turqia ka zbuluar zonën më të madhe gazmbajtëse në historinë e saj në Detin e Zi
është shprehur ai.
Macron kërkon lojën e madhe në Mesdhe
Presidenti i Algjerisë Abdelmadjid Tabboune ka bërë lajm dje teksa përmes një fjalimi akuzoi Francën për krime kundër njerëzimit gjatë dominimit kolonial prej saj të Algjerisë. Fjalimi u mbajt me rastin e Ditës së Muhajid që përkujton veteranët e Luftës së Pavarësisë e cila u zhvillua mes viteve 1954-1962.
Krimet ekspozuan edhe njëherë falsitetin e sloganit të qytetërimit francez
citohet presidenti.
Jo më mbylljes së kufijve në BE për shkak të pandemisë
Gjermania dhe Franca kanë njoftuar dje se një mbyllje tjetër e kufijve do të shmanget. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron janë takuar në Fort de Brégançon për të diskutuar disa çështje me interes dypalësh dhe europian, mes të cilave edhe menaxhimi i pandemisë.
Ne përfundimisht duam të shmangim mbylljen e kufijve sërish. Ne ramë dakord që të punojmë shumë më ngushtësisht së bashku
ka deklaruar Merkel pas takimit.
Ben Affleck, Ezra Miller dhe Michael Keaton bashkohen te Batman
Ben Affleck do të rikthet me rolin e Batman që kamuflon miliarderin Bruce Wayne. Filmi pritet të shfaqet në vitin 2022 dhe në të luan edhe Michael Keaton, që dikur luante Batmanin në prodhimin e vitit 1989 nga Tim Burton, apo edhe Ezra Miller.
Fakti është bërë publik nga producenti Andy Muschietti për Vanity Fair që zbulon kështu një lajm për filmdashësit dhe ndjekësit e superheroit ndoshta më atipik.
Rezistenca ndaj antibiotikëve, bakteret sakrifikojnë veten për koloninë
Kërkues të universitetit Austin në Teksas të SHBA kanë vëzhguar në praktikë mënyrën sesi disa koloni bakteresh arrijnë të rezistojnë ndaj antibiotikëve. Ideja se bakteret vdesin për të shpëtuar tufën – nëse mund të shprehemi kështu – është hedhur herët, një dekadë më parë, por vetëm tani kjo verifikohet tërësisht.
Helmimi i Navalnyt në Rusi, PD-ja merr masa ekstreme për sigurinë fizike të Lulzim Bashës
Partia Demokratike është alarmuar sot nga lajmi se opozitari kryesor rus, Alexei Navalny është në gjendje kome pas një përpjekjeje të mundshme helmimi. Burime të sigurta nga seksioni i Pedonales i PD-së bëjnë të ditur për “Të Kripura” se sot kryesia e kësaj partie është mbledhur urgjentisht për të diskutuar masat mbrojtëse ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha, një armik i betuar regjimit autokratik dhe antidemokratik të Tiranës.