Ndryshimet klimaterike, lulet po ndryshojnë ngjyrën
Një studim i ri i publikuar në Current Biology hipotetizon se në 75 vitet e fundit pigmenti i luleve ka ndryshuar. Për shkak të ndryshimeve klimaterike, pigmenti ultraviolet është rritur në përgjigje të rritjes së temperaturave të përgjithshme dhe hollimit të shtresës së ozonit.
Perëndimi ka humbur busullën në botën e sotme...Trump është simptomë, jo shkak
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, Herbert Raymond McMaster, ka folur së fundmi në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, përmes së cilës ka komentuar edhe situatën e tanishme në SHBA.Hapja e intervistës meriton vëmendje për shkak të një konkluzioni të shkurtër, por përmbledhës për atë që mund të quhet dritshkurtësia amerikan
Piktura e nacionalistit, falas nga Beogradi
Beogradi zyrtar i ka ardhur sot në ndihmë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke luajtur naivin në një lojë politike fare banale dhe të qartë. Mediat në Serbi përcjellin aktualisht vetëm një gjë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: deklaratën e Edi Ramës se porti I Durrësit do të vihet në dispozicion të Kosovës.
Shashkat strategjike të mytesarifit nga Tirana
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot ndër të tjera gjatë mbledhjes së përbashkt me qeverinë e Kosovës, edhe për projektin e Minishengenit.
Macron paralajmëron ligje kundër "separatizmit islamik" në Francë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar miratimin e legjislacionit kundër atyre që ai i quajti ligje fetare që prevalojnë mbi vlerat shekulare, republikane të Francës. Macron madje ka folur për një separatizëm islamik duke theksuar një lloj ndarjeje në shoqërinë franceze që nuk perceptohet nga jashtë dhe aq mirë.
Islami është në një krizë për shkak të theksimi ekstrem të pozicioneve. Qeevria do të prezantojë një draft që synon fuqizimin e shekullarizmit në Francë kundër separatizmit islamik në vend
Turqia regjistron në OKB marrëveshjen detare me Libinë
Turqia ka regjistruar në sekretariatin e OKB-së marrëveshjen e delimitimit të ujërave me Libinë që është në themel të problemeve që kanë lindur në Mesdheun Lindor. Ankaraja ka nënshkruar dokumentin me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Tripolit, duke shpallur se ajo është në shinat e legjitimitetit, ndërkohë që disa vende janë duke mbështetur një qeveri paralele me seli në Tobruk.
Fabula e CoVid-19 nuk ndalet/Zbulohet edhe një lidhje genetike përgjegjëse nga Neandertalët!!!
Fabula e koronavirusit duket se nuk do të sosë ndonjëherë dhe në këtë garë fantazie shkenca ka rolin e vet. Deri më sot janë dëgjuar gjithfarë teorisht për sëmundjen pandemike, por studies nga Suedia dhe Gjermania pohojnë një gjë krejt të papritur pas një krahasimi fare të pazakontë.
Princeshë me vendim gjykate
Gjykata e Apelit në Belgjikë ka pranuar si të ligjshme një kërkesë të një artisteje, Delphine Boel, që pretendon se është e bija e ish-mbretit Albert II.
Amazon njofton se janë infektuar me koronavirus 19 mijë punonjës të saj në SHBA
Amazon, kompania më e madhe në botë e shitjeve online, ka raportuar se 19 mijë punonjës të saj në SHBA janë infektuar nga CoVid-19, shifër që përbën 1.44% të totalit të të punësuarve të saj.
Gjermania deklaron mbështetjen publike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut
Berlini zyrtar ka sinjalizuar se e sheh si prioritet të presidencës së vet të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një video konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Synimi ynë i deklaruar mbetet zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së që përbën hapin tjetër logjik në pranimin e vendit në BE