Aleksandria rrezikon të zhytet në ujë
Aleksandria në Egjipt është ndër qytetet e para që rrezikohet nga ngitja e nivelit të deteve. Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP 26) të mbajtur në Glasgoë ishte kryeministri britanik, Boris Johnson ai që e ngriti i pari alarmin.
Pasardhësi i Platonit demonstron "një histori sipas midesë" në oborrin e Ilir Metës
Sot në kangjellat rrethuese të Presidencës së Republikës së Shqipërisë janë vendosur disa materiale prezantuese me natyrë propagandistike dhe interpretim historik. Gjenealogji të supozuara, harta, kopje gravurash, soj e lloj materialesh për lashtësinë e shqipes apo për Çamërinë, pa asnjë të dhënë se çfarë është kjo lloj çorbe.
#Metoo pushton median franceze
Media franceze është përfshirë nga skandali, pasi shtatë gazetare akuzuan për për sulm seksual dhe përdhunim moderatorin e TF1, Patrick Poivre d'Arvor. Rasti i hapi rrugë një lumi denoncimesh në rrjetet sociale për ngacmimet dhe abuzimet në industrinë e medias.
"Ngacmim seksual, poshtërim, diskriminim, shfrytëzim. Thjesht forca për të treguar, edhe pse në pikën më të ulët të jetës time, është njëfarë fitoreje", shkroi gazetarja Tiphaine Blot.
"Nëse nuk e doni Kinën në Ballkan, na mbështetni me investime"
Nëse nuk e doni ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, na mbështesni me investime. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi e sheh të lidhur ngushtë ekonominë e rajonit me politikën. Në një intervistë për Newsweek, Dorde Raduloviç paralajmëron se mënyra e vetme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të konkurrojnë me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan është përmes investimeve të konsiderueshme dhe të qëndrueshme.
Apokalipsi i internetit është i pritshëm
Një superstuhi diellore mund të shkaktojë kolaps global të internetit për javë të tëra. Ky është përfundimi i një studimi të bazuar në eksperimentet e modelimit nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine (UCI).
Disa modele të drejtësisë klimatike
Vaksinimi i detyrueshëm është biznes. Pandemia konfirmon që vaksina nuk është zgjidhje
Tashmë është një lajm që nuk mund të injorohet: vaksina nuk është siguri kundër CoVid-19. Madje ajo nuk ofron më as vlerën e kufizuesit pandemik duke krijuar stres në sistemin shëndetësor. Raportimet të shumta në SHBA vënë në dukje pikërisht këtë “paradoks” që është i tillë në raport me propagandimin e bërë në muajt e fundit për vaksinat e ndryshme.
Arrest ish-ministres kroate Gabrijela Zalac. Abuzim me fondet: 1.7 mln euro për një software që kushton 400 mijë
Ish-ministrja kroate për Zhvillimin Rajonal dhe Fondet e BE-së, Gabrijela Zalac është arrestuar nën akuzën e korrupsioit. Krahas saj janë ndaluar dy biznesmenë si dhe drejtori për Financat dhe Agjencinë Kontraktore SAFU, Tomislav Petriç. Operacioni raportohet se është ndërmarrë nga Prokurori Europian në Kroaci, që monitoron shpenzimin e fondeve të BE-së në vend.
Grenell: Albin Kurti i refuzoi paratë e Amerikës
Ish-i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, thotë se Kosova nuk pranoi para nga amerikanët.
Grenell e ka fjalën për fondet e ofruara nga SHBA qeverisë së Albin Kurtit për përmirësimin e projektit të gazit. Ish-ambasadori e kritikon Kurtin për këtë vendim dhe shton se Ambasada Amerikane në Prishtinë duhet të jetë më e qartë në këtë pikë.
“Rrezikojmë të kthehemi në epokën e Luftës së Ftohtë”
Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëron se tensionet në rajonin Indo-Paqësor mund të kthejnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë.
Deklarata e tij vjen disa javë pasi SHBA, Britania dhe Australia njoftuan një aleancë të re sigurie në rajon, e cila I jep mundësi edhe Australisë të ndërtojë nëndetëse bërthamore. Kina e ka kritikuar ashpër marrëveshjen.
Në një video të regjistruar paraprakisht me Samitin e APEC, i cili po mbahet nga Zelanda e Re në një format virtual, Xi tha se përpjekjet për të vënë kufij në rajon përgjatë vijave ideologjike ose gjeopolitike do të dështonin.