Një raport që “tregon” se cilin preferon BE në pallatin Elize

Postuar në 17 Prill, 2022 10:04

Një javë para përballjes finale për presidencën, organi kundër mashtrimit i BE-së ka akuzuar lideren franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen dhe bashkëpunëtorët e saj për përvetësim të rreth 600 000 euro gjatë detyrës si eurodeputetë.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht media franceze, Mediapart, e cila publikoi pjesë nga raporti i ri i OLAF-it për shpenzimet që grupet politike mund të bëjnë gjatë mandatit të tyre si eurodeputetë.

Dy fytyrat e shkencës

Postuar në 16 Prill, 2022 16:10

 

“Si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”

Postuar në 16 Prill, 2022 15:46

Edhe nëse ai nuk u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ka diçka për të cilën Jean-Luc Mélenchon mund të krenohet: Ai fitoi zemrat e votuesve të rinj francezë, të cilët tani po përballen me një zgjedhje të vështirë.

Votuesit francezë të moshës nën 30 vjeç preferuan Mélenchon, kandidatin e së majtës. Por të gjetur përballë Macron dhe Le Pen, ata nuk dinë kë të zgjedhin ose më mirë, nuk duan të zgjedhin.

Zelensky: SHBA të fusë Rusinë në listën e shteteve sponsor të terrorizmit

Postuar në 16 Prill, 2022 11:41

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi homologut amerikan, Joe Biden, të vendosë Rusinë në listën e zezë të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një masë që Shtetet e Bashkuara nuk e morën as gjatë Luftës së Ftohtë.

Lajmin e bën të ditur Washington Post, duke cituar burime në dijeni me kërkesën.

Peshku rus u rrëshqet sanksioneve

Postuar në 16 Prill, 2022 10:19

Peshkimi është biznes fitimprurës në Rusi dhe lidhet ngushtë me projeksionin e Kremlinit dhe Presidentit Vladimir Putin për pushtetin në det.

Rusia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të ushqimeve të detit dhe ishte eksportuesi i tetë më i madh në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, me më shumë se 1.2 miliardë dollarë shitje.

Por nuk dihet saktësisht se sa arrin të zbarkojë në SHBA me anë të Kinës, e cila nga ana e saj dërgoi 1.7 miliardë dollarë peshk në SHBA vitin e kaluar.

“Nëse nuk zgjerohet BE-ja, do të zgjerohet Rusia”

Postuar në 15 Prill, 2022 18:54

Evropa nuk është ende e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën më të fortë dhe për ta dobësuar Rusinë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, thotë se BE-ja duhet të dërgojë "ndihmë ushtarake" në Ukrainë.

"Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin, po sërish nuk ishte mjaftueshëm i fortë. Duhet të përqendrohemi në ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, shtoi Jansha.

Ethet e pushtetit të përjetshëm përfshijnë edhe Macron-in

Postuar në 15 Prill, 2022 18:24

Në garë për një mandat të dytë, Emmanuel Macron nuk duket se do të kënaqet me një pesëvjeçar tjetër në krye të presidencës franceze. Në një intervistë për “Point”, ai është shprehur në favor të mandatit shtatëvjeçar (aktualisht mandati i presidentit në Francë është 5 vjet). Macron e konsideron mandatin pesëvjeçar "ndoshta shumë të shkurtër për një epokë presidenciale në Francë”.

Gazi rus/ Gjermanëve u kërkohet të shtrëngojnë rripin

Postuar në 15 Prill, 2022 15:49

Ndërsa Europa po përpiqet të reduktojë varësinë nga gazi rus, Gjermania ka qenë më e rezervuar në këtë drejtim. Megjithatë, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck u kërkoi qytetarëve gjermanë të fillojnë të kursejnë energjinë.

Gjermania është nën presion për t’u shkëputur nga furnizimi me gaz dhe naftë ruse, pasi kritikët thonë se të ardhurat i japin Moskës fonde jetike për të çuar përpara luftën.

Habeck u sugjeroi gjermanëve të përdorin trenin ose biçikletën në vend të makinës.

"Twitter vlen më shumë seç ofron Elon Musk"

Postuar në 15 Prill, 2022 12:05

Oferta e Elon Musk për të blerë tërësisht Twitterin hidhet poshtë nga aksioneri më i madh.

Miliarderi saudit, Princi Alwaleed bin Talal, thotë se shuma që ofron Musk nuk i afrohet vlerës që ka dhe do të ketë rrjeti social.

Nuk besoj se oferta e propozuar nga Elon Musk (54,20 dollarë për aksion) i afrohet vlerës së brendshme të Twitter duke pasur parasysh perspektivat e tij të rritjes”, është shprehur Bin Talal në llogarinë e tij personale.

Drejtori i CIA-s: Përdorimi i armëve bërthamore taktike në Ukrainë, kërcënim real

Postuar në 15 Prill, 2022 11:57

Drejtori i shërbimit amerikan të inteligjjencës, William Burns ka deklaruar se kërcënimi i Rusisë për të përdorur armë bërthamore taktike apo me veprim të kufizuar në Ukrainë, është marrë seriozisht dhe nuk mund të injorohet. Sipas tij, CIA ka evidenca praktike që përforcojnë këtë shqetësim i cili mund të shëndërrohe në skenar operativ për shkak të dështimit të dukshëm të Vladimir Putin për të arritur objektivat e vet në Ukrainë.

Askush prej nesh nuk mund të marrë lehtë kërcënimin për përdorimin e armëve bërthamore taktike

Pages

Subscribe to ResPublica RSS