10 fishim i çmimeve të energjisë elektrike. Presidenca çeke premton samit europian

Postuar në 27 Gusht, 2022 00:14

Presidenca çeke e Bashkimit Europian ka premtuar mbajtjen e një samiti të posaçëm për energjinë në kontekstin e një krize që po globalizohet. 

Njoftimi vjen ndërkohë që çmimet e energjisë elektrike po thyejnë rekorde: në Gjermani çmimk arriti në 995 euro/megavat, në Francë 1100 euro/megavat, 10 fish më lartë sesa çmimi i fundit të vitit që lamë pas. 

Rregullatori britanik i energjisë, Ofgem, njoftoi se do të rrisë nga 1 tetori çmimi  e energjisë drejt një mesatareje prej 4 197 dollarësh në vit. 

Në pushtet jo vetëm me armë, por edhe me taksim më efikas se qeveria e Kabulit

Postuar në 26 Gusht, 2022 23:08

Shumë afganë me të cilët folëm ndjenin se sistemi i taksimit i talibanëve ishte më i ndershëm sesa ai i imponuar nga qeveria, që shpesh përfshinte rryshfetin dhe burokracinë komplekse. Duke qenë më pak i ngarkuar dhe më pak i korruptuar talibanët shfrytëzuan frustrimin e përhapur me paaftësinë e qeverisë

Kur Fjala mbolli luftën

Postuar në 26 Gusht, 2022 20:06

    

Me "arixhinjtë" dështoi edhe PPSH-ja

Postuar në 26 Gusht, 2022 16:54

 

Spiunazhi i Gramshit, kryeministri përgënjeshtron Niko Peleshin dhe Muhamed Veliun

Postuar në 26 Gusht, 2022 13:23

Fabula e spiunëve rusë në Gramsh nuk eci ndaj edhe kryeministri Edi Rama ka vendosur të pozicionohet me ata që e tallin idenë e spiunazhit. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, z. Rama ndër të tjera tha:

Engjëj dhe demonë

Postuar në 25 Gusht, 2022 17:57

 

Diskutimet që dëgjohen sot kaq shpesh të përsëriten, mbi fundin e historisë dhe fillimin e një epoke post-njerëzore dhe post-historike, harrojnë faktin e thjeshtë se njeriu është përherë në aktin e të bërit njerëzor dhe ndaj edhe në atë të ndaluarit së qenit i tillë dhe për ta thënë kështu, për të vdekur për njerëzoren. Pretendimi i arritjes së një animaliteti, apo humanizmi të përmbushur të njeriut në fund të historisë, nuk merr parasysh këtë mospërmbushje konstituive të qenies njerëzore.

Korruptuesi

Postuar në 25 Gusht, 2022 14:55

 

Kryeministri Edi Rama ka hedhur ca radhë sot në profilin e vet në Facebook lidhur me mënyrën sesi u reagua në media dhe rrjetet sociale pritja e Luiza Gegës. Zoti Rama ka folur për shpërblimet e rritura, për faktin se ndaj sportit të gjithë janë borxhlinj dhe se ata që e panë ceremoninë si vjedhje të meritës dhe vëmendjes në fakt nuk shërohen nga urrejtja e vet, pasi sipas kryeministrit përfaqësojnë një vijë që “ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip”.

Rinis komunikimi ShBA-Iran për rikthimin te marrëveshja bërthamore e vitit 2015

Postuar në 24 Gusht, 2022 20:35

Irani ka njoftuar se ka marrë një përgjigja nga ShBA rreth mundësisë së rikthimit te marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, bëri të ditur se Teherani po shqyrton propozimin në fjalë.

Pala iraniane ka marrë një përgjigje rreth rikthimit te marrëveshja bërthamore nga qeveria e ShBA përmes koordinatorit të BE-së. Ne kemi nisur një shqyrtim të hollësishëm të propozimit amerikan dhe do të informojmë koordinatorin për mendimin tonë

citohet ai. 

Skandali i përgjimeve, Parlamenti grek cakton Themistoklis Demiris shef të shërbimit sekret

Postuar në 24 Gusht, 2022 20:11

Parlamenti grek ka miratuar caktimin në detyrën e shefit të shërbimit sekret, diplomatin Themistoklis Demiris

70-vjeçari ka shërbyer si ambasador në Itali dhe Qipro si dhe së fundmi ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme. 

Ai pason në detyrë Panagiotis Kontoleon që dha dorëheqjen pas verifikimit se shërbimi grek kishte përgjuar telefonin e një gazetari dhe të kreut të PASOK-ut, 
Nikos Androulaki. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të përgjimeve.

Rol politik, jo përfaqësim diplomatik

Postuar në 24 Gusht, 2022 16:42

Askush nuk është mbi ligjin. ASKUSH-madje me gërmë të madhe. Na e siguron këtë ambasadorja amerikane në Tiranë, e cila ka zbuluar se ka një luftë personale me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Meqë Meta e quajti spurdhjak kreun e SPAK, Arben Kraja për një hetim penal të nisur ndaj ish-presidentit, zonja u hodh në sulm për t’u shpallur mburojë e SPAK-ut nga sulmet e të fuqishmëve dhe të pasurve siç thotë ajo.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Pages

Subscribe to ResPublica RSS