Mali i Zi dhe Rusia në prag të prishjes së marrëdhënieve diplomatike
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi kanë mbërritur në pikën më të ulët teksa palët po sqarojnë aktualisht nëse do të duhet të vazhdojnë apo jo të kenë raporte diplomatike. Shkak është bërë sipas Kremlinit, një mesazh në Tuiter i ministrit të Jashtëm malazez, Djordje Raduloviç që shprehej për nevojën e ndërprerjes së marrëdhënieve. Në këtë kuadër, ambasada ruse në Podgoricë ka nisur një notë në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi për të kërkuar sqarime rreth mesazhit të ministrit.
Ne dërguam notën për të marrë sqarime të qenësishme
Zelenskiy: Rusia nisi ofensivën mbi Donbas
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekenskiy ka deklaruar pak më parë se Rusia ka nisur ofensivën e paralajmëruar në Donbas.
Ne mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse i është dedikuar tani kësaj ofensive
citojnë mediat Zelenskiyn.
Nën akuzë për krijim organizate kriminale, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi
Mediat rajonale raportojnë për arrestimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, e cila është ndaluar në aeroportin Golubovci. B92 referon “Vijesti” sipas të cilës Medenica është ndaluar për dy akuza: krijim I organizatës kriminale dhe abuzim me detyrën zyrtare.
Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon referendumin për bashkimin me Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se ideja e bashkimit me Shqipërinë është në parim një element taktik politik në relacion me nevojën për të kundërpeshuar ambiciet e Serbisë e cila nuk e pranon status quonë rajonale. I pyetur drejtpërdrejt se: Projekti juaj politik është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe mosdhënia e autonomisë për serbët e Kosovës, Kurti ka dhënë këtë përgjigje:
Po sikur i izoluari të jetë Perëndimi?
Fitorja perse në Termopile do të ishte fitore e Lirisë(Liberty)
Në luftë me qelizën e parë, një qasje e re ndaj kancerit
Azra Raza është autore e librit “The First Cell” (Qeliza e parë). Ajo e ka nisur karrierën me studimet mbi leuçeminë akute mieloide. Sot ajo është profesoreshë e mjekësisë dhe drejtore e Qendrës MDS (Sindromat Mielodisplastike) në Universitetin e Kolumbias në New York City. Libri I saj shkaktoi “stuhi” kur u botua në 2019-n.
Krizën e rezervave të fosforit mund ta zgjidhin vetëm kafshët
Rezervat e fosforit në botë po mbarojnë. Një nga përbërësit kryesorë të plehrave kimike, sasia e kufizuar e fosforit ka filluar të ushtrojë presion dhe tendosje financiare mbi fermerët në mbarë botën. Situata e krijuar në Ukrainë, e cila e ka trazuar furnizimin me një sërë produktesh, i shtohet kësaj krize, duke e bërë akoma më të vështirë kapacitetin e botës për t'u ushqyer.
Për Presidentin e Unitetit
Pak ditë më parë, Elena Kocaqi, një person që prezantohet si historiane dhe ushqen me iniciativë të palodhur tezën se “me shqiptarët nis bota", njoftoi se sondazhet në media e cilësonin atë si kandidaturë të preferuar për president të Republikës.
Më tej, një tjetër personazh i vështirë për t’u karakterizuar si Sazan Guri, ka zënë radhën. Sot po përflitet edhe Petrit Vasili, ndërkohë që nga shumica përhapen thashetheme se do jetë një femër, zgjedhje tipike e kryeministrit dhe jo e femrës me gjasë, e brenda këtij konteksti përfliten emra nga më të çuditshmit.
Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi
Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen sot në miliona dollarë.