Ndershmëria e Pornografisë
1940: Uria e madhe në Greqi
A po e shfrytëzon shegerti i Tiranës lidhjen me Erdogan për ndëmjetësim me Iranin?
Lëpirja e Edi Ramës ndaj patronit të tij në Ankara është riafirmuar edhe sot në Azerbajxhan kur kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si shpëtimtar të Europës.
Përtej kësaj përshfaqjeje të Edi të vërtetë, ne duhet të sjellim në vëmendje këtu një aspekt ndoshta disi rastësor të kësaj miqësie të shegertit të Tiranës.
Merita e Yuri Kim: Bëri qesharakë gazetarët që u përpoqën ta mbrojnë nga vetja
Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".
Belgjikë, katër të arrestuar për korrupsion nga Katari në vendimmarrjen e PE-së
Autoritetet belge kanë ndaluar katër persona, mes të cilëve një ish-eurodeputet, nën dyshimin se janë korruptuar nga një vend i Gjirit Persik. Ndonëse nuk cilësohet se për cilin vend bëhet fjalë, media belge “Le Soir" flet për Katarin, përfaqësues të të cilit tentuan të korruptonin një ish-anëtar të PE-së, me nënshtetësi italiane.
Deti drejt Hagës, temë e diskutuar në Athinë mes Olta Xhaçkës dhe Dendias
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka diskutuar gjatë një vizite në Athinë për mundësinë e trajtimit të çështjes së delimitimit të ujërave detare në Hagë. Në një opinion të shkruar nga Tom Ellis, shkruhet se ministrja ka folur për dakordësimin për të dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare çështjen në fjalë para se për këtë të diskutonin dy kryeministrat përkatës që u takuan në Samitin e Tiranës.
Komitet kundër Korrupsionit edhe në Australi
Parlamenti australian ka miratuar krijimin e trupës së parë hetuese në vend kundër korrupsionit - Komiteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Vendimi vjen pas vitesh debati mbi nevojën e një monitoriuesi ndaj politikanëve dhe ai është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri, Anthony Albanese që e ka patur edhe premtim elektoral.
Kroacia hyn në Zonën Shengen. Bullgaria dhe Rumania, ende jashtë
Kroacia është pranuar në zonën Shengen dhe pritet të hyjë efektivisht në të duke nisur nga 1 janari 2023.
Mediat në rajon raportojnë se votimi për Kroacinë ka qenë indvidual, pra i ndarë nga Bullgaria dhe Rumania, dy vende, kërkesa e të cilave do të shqyrtohet në një kohë të mëvonshme.
Ka qenë Austria që ka kundërshtuar futjen e dy vendeve të tjera ballkanike gjatë takimit të ministrave të Brendshëm, ndërkohë që Hollanda ka mbështetur hyrjen e Rumanisë, por jo të Bullgarisë.
Sitki Ayan/Njeriu i afërt i Erdogan ekspozohet si lidhje kryesore e iranianëve për anashkalimin e sanksioneve të SHBA
Gazeta “Politico” raporton sot për përfshirjen në trafikimin e naftës iraniane përmes linjave turke të rrethit të brendshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Emri që del në sipërfaqe është ai i Sitki Ayan, një njohje e vjetër e shkollës e Erdogan që përmes kompanive të tij që organizon nxjerrjen e naftës iraniane drejt Kinës dhe Rusisë, duke shamngur sanksionet e SHBA. Çështja dokumentohet edhe nga
Video/Indi, islamofobia hyn në auditoret e universiteteve
Ka bërë bujë një debat mes një student mysliman në Indi dhe pedagogut të tij në universitetin Manipal në Karnataka disa ditë më parë. Duket se profesori e ka quajtur terrorist studentin duke u përpjekur ta kalojë një gjë të tillë si diçka argëtuese, por nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë studenti Humza Siddique që u krahasua me pakistanezin Ajaml Kasab, që sulmoi në Mumabi në vitin 2008.