Franca, vendi i parë që dërgon tanke të prodhimit perëndimor në Ukrainë
Franca pritet të jetë vendi i parë perëndimor që do të dorëzojë mjete të blindura të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Zyra e presidentit Emmanuel Macron ka njoftuar se so të dërgohen në Ukrainë tanke të lehta, pas një telefonate me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Fjala është për modelin AMX-10 RC që në Francë është zëvendësuar me tanket e reja “Jaguar”.
Bullgaria merr akses në terminalet turke të gazit
Bullgaria ka marrë sot akses në terminalet turke të gazit duke zëvendësuar kështu furnizimin me gazin rus, ndërprerë për shkak të sanksioneve.
Raportime për përdorim të dronëve "kamikazë" nga Rusia
Mediat në Perëndim po raportojnë se Rusia po përdor dronë kamikazë për të terrorizuar civilët në Ukrainë. Një përdorimësh dhe që shkatërrohen gjatë sulmeve, dronët në fjalë thuhet se e bëjnë inefektive çdo mbrojtje kundërajrore.
Deri ku shkon angazhimi i BE-së për Ukrainën?
Në datën 3 shkurt të këtij viti njoftohet se në Kiev do të mbahet një samit në Kiev, formalisht një qytet në rrezen e goditjes ushtarake të Rusisë. Samiti sinjalizon një mbështetje pa kushte për Ukrainën dhe faktin se në BE nuk ka asnjë mundësi objektive që dikush të mirëkuptojë arsyet e Kremlinit për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
Thënë kjo duhet vënë në dukje se për sa I përket perspektivës Europa është e ndarë dhe kjo edhe pse lufta e Ukrainës ka përcjellë shumë mësime. I pari, ai historik: Europa nuk është imunizuar nga lufta konvencionale.
Google zhvillon mjet moderimi kundër terrorizmit për faqet e vogla
Google është duke zhvilluar një instrument për moderim të lirë kundër përmbajtjeve me karakter terrorist për faqe të vogla uebi.
Kjo është një përgjigje ndaj legjislacionit të ri në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE që detyron kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë në gjurmimin e terrorizmit.
Zbulohet kush ngacmoi Cubin
Dini gjë ju kush e ka ngacmuar Cubin? Cubi Metkajn e kam fjalën, që është aktore humori siç po thonë. Mos qeshni, se edhe aktoret e humori i ngacmojnë, seksualisht, me siguri në qeshje e sipër. Gazeta “Tema” ka një raportim shumë korrekt mbi të dhënat e situatës së krijuar me Cubin.
Greqia: Për detin, ose me Konventën e OKB, ose në Arbitrazh
Në një opinion të publikuar në gazetën “Kathimerini”, këshilltari për Sigurinë I kryeministrit të Greqisë, Thanos Dokos, ka parashtruar disa prioritete të qeverisë fqinje në fushën e sigurisë.
Në jetët tona, vigjilon gjithmonë kaosi
Ralph Fiennes ka një gamë të madhe rolesh. Ka qenë kandidat për Çmimin Oskar me interpretimet e tij në filmat “Lista e Shindlerit” dhe “Pacienti anglez”. Shpesh, na befason me zgjedhjet artistike, duke ndërmarrë role si ai i mafiozit të pamëshirshëm në filmin “In Bruges”, por edhe në atë të mbikëqyrësit në filmin “The Grand Budapest Hotel”. Kush mund të harrojë interpretimin e tij virtuoz si Lord Voldemort në filmat e Harry Poter?
Arvanitasit e Athinës dhe emri i Plakës
Burimi: Protothema
Përkthimi: ResPublica
Loja e re e Erdogan me Sirinë
Në media të ndryshme ka nisur të zërë vend përherë e më shumë një lëvizje e rëndësishme e Turqisë në raport me Sirinë. Presidenti turk, Erdogan, ka propozuar një takim tripalësh mes tij dhe dy presidentëve, atij rus, Putin dhe atij sirian Assad.
Pyetja që shtrojnë të gjithë është se çfarë kërkon Erdogan? Lëvizja në fjalë pason kërcënimet për ndërhyrje ushtarake dhe vjen në kontekstin e një politike pa mesazhe të ShBA që është investitorja kryesore e kurdëve në rajon.