Në tre muaj, kryeministri tkurret nga një strateg i frenimit të ndikimit rus në një tellall të BIRN-it
Dje, dt. 2 shkurt, kur kokoshi u katandis një thelë:
Kongresi nis hetimin e rastit të McGonigal
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka nisur një hetim të vetin mbi ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal. Përmes një letre drejtuar kreut të Byrosë, Christopher Wray, anëtarë republikanë të Komitetit Juridik kanë kërkuar të dhëna për ish-zyrtarin e FBI-së.
Turqia, problemi i NATO-s. Nuk ka analogji mes invazioneve të SHBA dhe atij rus
Ish-kreu i forcave të NATO-s në Europë, James Stavridis ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Turqia është aktualisht pika kryesore e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në NATO.
Po Asosacionit, por me kushte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet nëse plotësohen disa kushte.
Duke theksuar se një hap i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Kurti tha sot gjatë fjalës së tij në Parlament se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.
“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, tha ai.
Përvoja në politikë më mësoi të kuptoj se Pushteti është Gjetkë
Në një intervistë për Rai-n, dhënë më 1985, shkrimtari i njohur siçilian, Leonardo Sciascia, jep edhe një koment për përvojën e tij në politikë, të cilën e cilëson si “jo themelore” për të, por jo “për t’u përbuzur”.
Shkova të shoh nga afër sesi shkonin punët. E pashë në Këshillin Komunal të Palermos, e pashë pastaj në Parlament…Aq sa mjafton për të kuptuar se pushteti është gjetikë. Nuk është në Këshillin Komunal të Palermos, nuk është në Parlament. Është gjetkë. Në Itali mjafton ndoshta të bëhen bashkë pesë persona për të vendosur gjithçka
Banka Qendrore Europiane ngre sërish normën bazë të interesit
Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen me 0.5% të normës bazë të interesit duke paralajmëruar se do të ngrejë me të njëjtën shkallë normën në muajin mars.
Mediat raportojnë se për rritjen e pritshme në muajin mars ka disa dyshime, pasi politika e ndjekur deri më tani nga Banka për normën e interesit ka dhënë rezultate pozitive për mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
Kosova prodhon një "përleshje" në parlamentin serb(video)
Parlamenti serb është përfshirë nga tensione dhe konfrontime në një seancë ku diskutoheshin negociatat me Kosovën që kanë nisur si proces nga shtatori 2022 dhe pritet të përfundojnë në mes të këtij muaji.
Mos fol se foli Taulanti!
Në çfarë ngjyre jemi sot si vend ? Fjala është për ato ngjyrat që shenjojnë nivelin e krizës apo tensionit; portokalli, e kuqe, e verdhë, jeshile ?
Big Brother dha një martesë dhe një demonstrim emocional mbështetësish të paemër për atë që përfaqësojnë, në parlament se çfarë u bë se mori vesh njeri, kryeministri nuk ishte për interpelancë, ndërkohë që një e treta e opozitës donte mocion me debat.
Flitet se një ministre ka dhënë dorëheqje por nuk ia kanë miratuar.
Berisha akuzon Yuri Kim për korrupsion erotik me "majezat e qeverisë"
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar dje në një intervistë televizive ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim se ka qenë subjekt i atij që ai e quajti korrupsion erotik. Diçka që më pas e lidhi me “livadhe dhe shëtitje qeveritare me majezat e qeverisë”.
Berisha ka shtuar se ia ka referuar hapur zonjës Kim këtë çështje dhe ka marrë përgjigjen se po ndërhynte në jetë personale. Nuk dihet se për çfarë është fjala, por duket se konfrontimi po hyn në dishezën e materialeve të shantazhit publik.
Nis ndërtimi i gazsjellësit Bullgari-Serbi
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit të saj me Serbinë që presupozohet të furnizojë këtë të fundit me gaz jorus. Projekti parashikon një gjatësi linje 170 km që shtrihet nga qyteti bullgar i Novi Iskar në Nish të Serbisë dhe pritet të jetë operacional në fund të këtij viti.