Polonia po përfshihet në konflikt

Postuar në 09 Mars, 2023 18:10

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se ndërtimi i një baze stërvitore polake në Ukrainën Perëndimore, do të sjellë përfshijen e Polonisë në luftë. Gjatë një komunikimi me gazetarët Zakharova ajo e ka cilësuar ndërtimin nga kompania polake Lubawa S.A. të një qendre stërvitore në rajonin Volyn si një përfshirje të drejtpërdrejtë të Polonisë në konflikt, duke theksuar se:

objektet ushtarake në Ukrainë janë shënjestra legjitime për forcat e armatosura ruse

Të kesh apo të jesh?

Postuar në 09 Mars, 2023 17:28

Kombi po bëhet edhe me unazë

Postuar në 09 Mars, 2023 15:54

Në një lidhje televizive në Tiranë, Artan Grubi, zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar ndër të tjera se:

Do të arrijmë heqjen e kufirit me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë shumë më tepër se lëvizje të mallrave e të njerëzve.  

Do të mundësojë që njerëzit të njihen më tepër, martesat të bëhen më të shpeshta midis shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë do mund të blejnë prona në Durrës, apo Tiranë.

E do Amerika dhe qeveria, por jo Shqipëria dhe PD

Postuar në 08 Mars, 2023 23:41

Takimet e Yuri Kim me përfaqësues të politikës ishin lajmi i ditës. Kështu u përcoll në disa media. Turi i ambasadores amerikane në seli të partive politike shqiptare. Zonja Kim ka takuar Damian Gjiknurin, numër dy i PS-së, Ilir Metën dhe Enkelejd Aliebeajn. 

Europa u tregua lakmitare, por tani gjërat kanë ndryshuar

Postuar në 08 Mars, 2023 14:37

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, zv.presidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager, ka pranuar se Perëndimi injoroi problemet e sigurisë që ecnin dora-dorës me mirëqenien e krijuar nga globalizmi.

Protesta në Tbilisi kundër ligjit për regjistrimin e OJF-ve

Postuar në 08 Mars, 2023 14:15

Një projektiligj i miratuar së fundmi në parlamentin gjeorgjian ka provokuar ato që po marketohen si protesta por-europiane. Mediat në Perëndim kanë vënë në dukje se presidentja e vendit, franko-gjeorgjania, Salome Zourabichvili, e ka cilësua ligjin si të diktuar nga Rusia pasi sipas tij, çdo organizatë që financohet me më shumë se 20% nga fondet të huaja të regjistrohet si “agjent i huaj”, ose do të përballet me gjobë.

Protesta në Tbilisi kundër ligjit për regjistrimin e OJF-ve

Postuar në 08 Mars, 2023 14:14

Postuar në 08 Mars, 2023 14:13

Vuçiç njofton krijimin e "Bllokut Serb"

Postuar në 08 Mars, 2023 14:02

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar krijimin e Lëvizjes e Shtetit të Popullit dhe në kuadër të saj do të nisë një tur në mbarë Serbinë.

Sipas deklaratave të cituara nga mediat serbe, Vuçiç ka bërë të ditur se lëvizja e re do të krijohet në funksion të shtet – ndërtimit për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë.

Raportim nga Prigozhin: Kemi marrë nën kontroll lindjen e Bakhmut

Postuar në 08 Mars, 2023 13:57

Raportime nga terreni në Ukrainë flasin për kapjen nag forcat ruse të pjesës lindore të Bakhmutit, ndryshe Artyomovsk në versionin rus. Lajmin e ka dhënë themeluesi i grupit “Wagner”, Evgeny Prigozhin që ia ka atribuuar suksesin trupave të tij.

Njësitë e grupit “Wagner” kanë pushtuar të gjithë pjesën lindore të Bakhmutit. Çdo gjë në lindje të lumit Bakhmutka është tërësisht nën kontrollin e njësive tona

citohet ai nga agjencia “Tass”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS