Moldavisë i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE
Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel ka deklaruar në një konferencë për shtyp se kërkesa e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Europian do të merret shumë shpejt në konsideratë. Michel ka zbardhur faktin se ka diskutuar çështjen me presidenten e vendit, Maia Sandu ndaj së cilës ka kërkuar që të ndiqen hapat e kërkuar, sidomos për reformën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.
Moldavia mund të marrë në konsideratë mbështetjen e plotë të BE-së
është shprehur ai.
Jep dorëheqjen kreu i PS-së Rubik. Akuza për kandidatin Ndrec Deda: Nuk mban mend shokët e klasës
Raportohet se kreu i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen. Përmes një statusi në Facebook, Tushaj sqaron arsyet e largimit. Më poshtë deklarata:
Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste të njësise vendore Rrubik .
Trukimi i intervistës politike si show personal i "jokonvencionalit Edi"
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në atë që mund të quhet një lloj fushate promocioni pas ekspozitës së tij në Athinë. Nëse mbajmë parasysh kompleksin e z. Rama ndaj Greqisë dhe ish-kryeministrit Alexis Tsipras, duhet thënë se ekspozita ka shërbyer për të bërë prezantimin e preferuar të Ramës në një mjedis ku ai nuk do të marrë pyetje.
Liria e Fjalës me "njollë në biografi"
Dita e sotme kaloi me reagime zinxhir për ngjarjen në godinën e televizionit Top Channel. Akt terrorist e quajtën disa gazetare, kriminal të tjerë, ndërkohë që në kor u shpall se u godit fjala e lirë.
Fluturimi i Kosovës mbi Teatrin e Athinës
Kurti në Tiranë futi Edi Ramën në vallen e negociatave me Serbinë
Një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në Tiranë po bëhet ajo për të cilin ka virtuozë të lindur : po fekalizohet një e vërtetë Publike që duket. Me mjerimin e zakonshëm të logjikës së shërbëtorit dhe të shtrembërimit të një realiteti në mënyrën më bizantine. Vizita erdhi pasi Kurti korri sukses mediatik e politik në Ohër me rënien dakord për planin franko-gjerman duke lënë presidentin serb të izoluar në pamundësinë e tij efektive për t’iu përgjigjur zotimeve që ka marrë. Ndaj vizita duhet interpretuar. Po si?
PD-ja propozon heqjen e Parashkrimit për zyrtarët e lartë
Nënkryetari i Partisë Demokratike/Rithemelimi, Oerd Bylykbashi ka prezantuar në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore, ka prezantuar projektligjin për heqjen e parashkrimit për zyrtarët e lartë. Një hap ky që sado formal, nëse miratohet, e mban të hapur derën e burgut për këdo zyrtar të lartë që gjendet fajtor, pavarësisht kohës së vendimit.
Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin. Dhe do ta fragmentarizojë
Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.
Mbetet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme për Top-Channel
Dje një autobuz i linjës Tiranë-Kërrabë është përmbysur dhe ka shkaktuar 3 të plagosur. Është rast i përsëritur që përmbysen autobuzë në Tiranë. Arsyet janë dhënë si alkool, pastaj diabetik. Në rastin e djeshëm Bashkia Tiranë po përpiqej të kalonte alibinë se shoferi mbante agjërim dhe kishte debulesë.
Marifeti mediatik pas ngjarjeve të tilla mundohet të fshehë probleme shumë të mëdha që kanë pasoja.
BE hedh zaret: Investim aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën
Komisioni Evropian pret të gjenerojë fitime prej rreth 2.6 për qind nga investimi i aktiveve që i përkasin bankës qendrore të Rusisë, të ngrira si pasojë e sanksioneve të BE-së. Shifra del në një dokument, të cilin e ka siguruar POLITICO.