Emigrantët, BE gjen zgjidhjen me Tunizinë: Para në dorë!
Paratë kesh janë zgjidhja finale për problemin e emigracionit në Europë. I pari vend me të cilin është finalizuar marrëveshja është Tunizia. BE i ofron asaj miliona euro në mënyrë që të bllokojë nisjen e anijeve me mijëra emigrantë. Praktikisht, marrëveshja shkon përtej emigracionit, duke prekur edhe sektorë si tregtia, investimet dhe energjia e gjelbër.
Korniza e marrëveshjes mund të shërbejë si model për të tjera me vendet e Afrikës Veriore. Negociatorët po shohin si mundësinë e radhës vende si Egjipti dhe Maroku.
Beogradi: Blerja e dronëve nga Turqia, shkelje e Rezolutës nr.1244
Blerja e dronëve “Bayraktar” nga Kosova përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Këtë deklaron të paktën sekretari serb i Shtetit për Mbrojtjen, Nemanja Staroviç sipas të cilit zhvillimi në fjalë rrit shkallën e destabilitetit rajonal.
Ne kemi monitoruar intensivisht të gjitha këto procese. Për muaj, agjencitë tona kanë informuar lidershipin e vendit në hollësi për atë që po ndodhte, sigurisht përmes kanaleve diplomatike, ne kemi paralajmëruar përfaqësuesit e Turqisë se ajo që po ndodhte ishte absolutisht e papranueshme
Për mua zemra e identitetit epirot është rajoni, jo kombi
Emrin e Christopher C. King, e kam dëgjuar për herë të parë, kur u botua libri i tij në greqisht “Lament from Epirus” (“Vajtimet e Epirit” ose “Këngë vaji të Epirit”) nga Botimet “Dhoma” (2018). Libri në gjuhën origjinale është shkruar në anglisht, pasi King është një amerikan i apasionuar pas Epirit dhe Ballkanit Jugor, që e zbuloi këtë rajon para 13 vjetësh gjatë vizitës së tij në Stamboll, ku përmes disa disqeve të vjetra ndeshi për herë të parë muzikën e këtij rajoni.
Sanksione dhe ftesë për bashkëpunim. Paradoksi i politikës së BE në Ballkanin Perëndimor
Nga takimi i datës 17 korrik në Tiranë, rezultoi se me Samitin e Procesit të Berlinit në tetor, do të synohet një shtysë më e madhe e financimeve europiane për Ballkanin Perëndimor. Ky është një lajm i mirë që mbetet për t’u konfirmuar sikundër me interes do të jetë edhe shpërndarja e fondeve për secilin vend.
Mungesa e Kosovës, e justifikuar, Brnabic: Folëm për dy çështje, një prej tyre është padiskutim Ballkani i Hapur
Ne jemi përpjekur që të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me negociatat të kemi dhe një mbështetje ekstra financiare.
Kjo ka nisur të formësohet dhe një plan i ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike po përgatitet, se si nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mbështeten financiarisht dhe të hapen disa shtigje të integrimin në tregun e BE pa pritur që të anëtarësohen në BE
Në kërkim të një teorie të unifikuar të evolucionit
Si do të përshtaten jeta në Tokë dhe ekosistemet që e mbështesin atë me ndryshimet klimatike? Cilat specie do të zhduken - apo do të evoluojnë në diçka të re? Si do të zhvillojnë mikrobet rezistencë të mëtejshme ndaj antibiotikëve?
Seksi pa ngjyra
Humbja afatgjatë e nuhatjes është më shumë se thjesht një shenjë dalluese e COVID. Edhe para pandemisë, ekspertët vlerësonin se të paktën një në tetë njerëz jetonte me një nivel të caktuar të mosfunksionimit të nuhatjes dhe rreth tre për qind nuk e kishin fare si shqisë. Disa njerëz e humbin nuhatjen si rezultat i infeksioneve të tjera të rënda të frymëmarrjes, ose i çrregullimeve neurodegjenerative, traumave të kokës ose problemeve të tjera shëndetësore. Disa kanë nuhatje të reduktuar dhe disa e humbasin shqisën si pjesë e natyrshme e procesit të plakjes.
Berisha del me raport konkret: Ambasadori britanik gënjeu Home Office për non grata-n
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka akuzuar ambasadorin aktual të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith dhe paraardhësin e tij, Norman Duncan, se kanë përcjellë për Home Office informacione të rreme përmes të cilave është realizuar vendimi për shpalljen e tij non grata nga Londra zyrtare.
Athina zyrtare: Çështja "Beleri", test për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe rrugën e saj europiane
Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, ka deklaruar përmes një interviste për gazetën “Kathimerini” se çështja “Beleri” nuk ka për të kaluar lehët në marrëdhëniet me Shqipërinë.
Sa i përket Shqipërisë është e qartë se rruga e saj europiane është e lidhur direkt me nevojën për të përmbushur parimet themelore të sundimit të ligjit. Për ne, çështja “Beleri” nuk është vetëm një thumb në marrëdhëniet dypalëshe, por gjithashtu një test për sundimin e ligjit në Shqipëri
Antikythera, mes kinemasë dhe të vërtetës së krijimit
Seria e fundit e Indiana Jones merret me Mekanizmin e Antikytheras, që është për arkeologjijë një mekanizëm që imiton të themi një atlas të sistemit diellor. Për mekanizmin ka patur debate të shumta, hipoteza që shkojnë deri te ajo e një teknologjie aliene, ushqyer kjo nga fakti se mekanizmi është një ndër artefaktet më komplekse të gjetura nga periudha e antikitetit grek dhe romak.