Rrisku i lartë në ekonomi, Banka e Shqipërisë thotës se po pengon përçimin e politikës monetare
Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare mbetet ende i dobët, si pasojë e primeve të larta të rrezikut në ekonominë e brendshme dhe atë të jashtme, shkruan “Monitor” Me këtë argument Banka e Shqipërisë sqaron se politika lehtëuese e interesave nuk ka vepruar për çlrimin e kredive bankare. Por Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë gjykon se, lehtësimi i politikës monetare është reflektuar në reduktimin e kostove të financimit të sektorit publik e privat.
Kelly Brook, vazhdon të kryesojë me linjat e trupit
Kelly Brook e njohur si model, aktore dhe prezantuese në televizion, gjatë gjithë kohës së pushimeve është në vëmendjen e paparacëve. 36 vjeçarja britanike ende kryeson me linjat e trupit të saj
Policia spanjolle shkatërron rrjetin e trafikantëve që dërgonin shqiptarë në Britani
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve që dërgonin shqiptarë në Britani. Policia spanjolle ka njoftuar se ka arritur të shkatërrojë një rrjet trafikantësh të cilët çonin me avionë shtetas shqiptarë në Britani nga Spanja, duke përdorur dokumente false. Autoritetet njoftuan se janë arrestuar 12 të dyshuar si trafikantë si dhe 85 persona të tjerë me dokumente false të cilët do të merrnin avionin për të shkuar në Britani.
Materia dhe antimateria, shëmbëllime të njëra-tjetrës
Materia dhe antimateria duket të jenë imazhe të pasqyruara të njëra – tjetrës. Kjo e shton edhe më tej misterin që ngrihet nga asimetria e prezencës së tyre në univers. Universi siç e njohim përbëhet nga materia, e cila përbëhet nga protone, elektrone dhe neutrone. Këto grimca kanë edhe korrespondueset e antimateries që quhen antiprotone, antielektrone dhe antineutrone. Pse atëherë ka më shumë materie sesa antimaterie?
Pas Xhevdet Mustafës dhe Riformatos...Divjaka no more! Tani desantohet në Sarandë
Lajm punësimi/ Greqia punëson 600 barinj
Në kulmin e debatit për azilkërkuesit shqiptarë që po tentojnë të gjejnë mundësi punësimi në Europë dhe refuzimit që po hasin nga vende si Gjermania apo Belgjika, Greqia hap dyert për 600 barinj nga Shqipëria, të cilët do të pajisen me leje të rregullt punësimi dhe nuk do të kenë asnjë kokëçarje nga policia. Vendimi erdhi pas krizës që po kalon sektori i blegtorisë kryesisht në zonën e Epirit, ku ka një mungesë të theksuar barinjsh. Kërkesat e grekëve që zotërojnë bagëti në zonën e Epirit janë për barinj nga Shqipëria, pasi sipas tyre e njohin mirë zanatin dhe janë afër vendit të tyre.
Video/Shpërthim i madh në Tianjin në Kinë
Një shpërthim i madh i ka ndodhur në një terminal materialesh kimike në Binhai, Tianjin në Kinë. Shpërthimi ndodhi sot dhe dridhjet raportohet se u ndien 10 km larg. Mbeten ende të pasaktësuara pasojat në njerëz.
Gigi Hadid, modelja seksi që po kap majat e suksesit
Mund të jetë vetëm 20-vjeç, por në ndryshim nga bashkëmoshatarët e saj, Gigi Hadid ka gjetur shumë shpejt rrugën e suksesit. Ka shumë kërkesa për t’u fotografuar nga revistat më prestigjoze të shou bizit dhe premton shumë në fushën e modelingut.
«Kam rreth 4 milionë ndjekës në Instagram. Të gjitha kompanitë kërkojnë të dijnë sa postime do bëj për fushatat e tyre, por karriera ime nuk varet nga njerëzit që më ndjekin në Instagram apo Facebook”-ka deklaruar Gigi.
Zvicër, Gjykata heq zilet e bagëtive për të shmangur ndotjen akustike
E vështirë për t’u besuar ose jo, në Zvicër duhet vendim gjykate për t’u vënë zilet bagëtive gjatë natës. Gjykata e Apelit u dha të drejtë banorëve të një komuniteti në periferi të Zyrihut, të cilët ishin ankuar për zhurmat e vazhdueshme gjatë orëve të vona nga zilet e lopëve të një bariu të zonës.
Profecia e një nazisti: "Ne do të fitojmë sërish. Popujt harrojnë"
20 vite më parë në gazetën greke “Eleftheria” u ribotua një intervistë e një oficeri nazist dhënë për një gazetë zvicerane menjëhërë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Fjalët e oficerit nazist tingëllojnë shumë aktuale sot që Gjermania është vënë në qendër të kritikave për pozitat dominuese në Europë dhe një lloj hegjemonie ekonomike dhe politike në kontinent. Është një intervistë e dhënë në vitin 1945, por gazeta greke “Eleftheria” e solli në vitin 1995 dhe mediat greke e kanë ribotuar sërish duke parë një lloj profecie të përmbushet.Gazetari pyet; Tani çkeni ndërmend të bëni?
