Kukësi humbet në tavolinë 3 – 0 ndeshjen me Legian dhe 70 mijë euro gjobë
Jo ndëshkim maksimal po shembullor mund të quhet ai që ka dhënë Komisioni i Disiplinës në UEFA për Kukësin. Nënkampionët e Shqipërisë e kanë humbru 3 me 0 ndeshjen në tavolinë dhe kanë marrë një gjobë jot ë vogël për inscidentet e takimit të parë në “Qemal Stafa”. Skuadra veriore pretendonte që UEFA të merrte parasysh pretendimet e saj për vendim arbitrar të zyrtarëve të UEFA-që vendosën ndërprerjen e takimit pas goditjes së fundbollistit së Legias me një me një send të fortë.
10 fotot që fituan çmimin e National Geographic Traveler
National Geographic shpalli 10 fotografitë fituese të konkursit National Geographic Traveler. Cmimin e parë e fitoi një foto bardh e zi e titulluar While Wisper nga Anuane Patjane Floruik. Fotot e tjera janë momente të fiksuara sipas katër kategorive, Portete, Skena në Natyrë, Vende dhe Ndjeshmëri dhe Momente Spontane. Fotografitë fituese u përzgjodhën mes 17 mijë punë të prezantuara.
Asfiksohet buxheti, qeveria “ndalon” shpenzimet, më pak ndihmë ekonomike edhe pagesa për papunësinë
Fushatë kursimesh për qeverinë. Nën presionin e grumbullimit të dobët te të ardhurave qeveria po synon të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, kur shihet se, në fund të 6-mujorit nuk janë realizuar 26% e shpenzimeve të planifikuara. Sipas “Monitor” edhe në raport me faktin e 6-mujorit të parë të vitit 2014, shpenzimet buxhetore ishin 10% më të ulta në janar-qershor. Kursimet më të mëdha mësohet të jenë bërë në shpenzimet korrente, të cilat në vlera neto janë 10 miliardë lekë më të ulta se, plani i periudhës ose 6% më pak dhe 2.3% më të larta se, e njëjta periudhë e një viti më parë.
Pseudonime lideRësh. Fiction dhe nonfiction
PS: Këtu nuk kemi përfshirë "emërtesat" ekskluzive të KPD-së që tashmë dihen e që po kujtojmë: Baçi, Naçi, Muçi, Musa Lavatriçja apo Luan Kadaifi.
Tragjedi në Maqedoni, shirat dhe rrëshqitjet e dherave marrin 4 jetë në fshatin shqiptar. Dyshohet për më shumë viktima
Kanë shkaktuar tragjedi shirat që priteshin si shpëtim prej ditësh. Paraditja përmbyti kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por pasditja solli pasoja shumë më të rënda në Maqedoni, ku Tetova e sidomos fshati Shipkovicë është në gjendje emergjence. Shtypi maqedonas me të dhënat e deritanishme flet për 4 të vdekur në kët fshat, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe. Ata i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura.
Dhoma Britanike e Tregtisë: Fushata ndaj biznesit në shtator, pa vlerë. Duhen kushte të barabarta për të gjithë
Për Dhomën Britanike e Tregtisë, aksioni ndaj informalitetit në biznes që pritet të fillojë qeveria pas pushimeve, është një gjest pa shumë vlerë. Siç raporton ABC News, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët prej kohësh kërkojnë të luftohet informaliteti, mendojnë se kjo nuk mund të realizohet me aksione. Për këtë arsye Dhoma Britanike mendon se qeveria është ende në kohë të rishikojë paketën fiskale.
Uilli Smith dhe Xhada, një nga çiftet më të dashuruar të Hollivudit, para dyerve të divorcit
Pas zërave që prej vitesh përfliten, këtë herë ndoshta me të vërtetë ka përfunduar historia e dashurisë midis aktorit Uill Smith dhe Xhada Pinket. Sipas sajtit “RadarOnline”, çifti pas 17 vitesh martesë ka arritur një marrëveshje për një divorc milionash: 240 milion dollarë pasuri për t’u ndarë midis dy aktorëve. Sipas një të afërmi të dy personazheve, kjo deklaratë zyrtare për divorcin do të ndodhë në fund të kësaj vere.
Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”
Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.
Paditë e Veliajt për shurrosjen poshtë urave, prokurorët në siklet: Si ta sekuestrojmë armën e krimit?!
Qeveria e mbyll me minus bilancin e të ardhurave për 6-mujorin. 12 tregues poshtë planit të parashikuar
Të paktën 12 zëra rezultojnë me minus në treguesit fiskalë të buxhetit për periudhën Janar-Qershor 2015 sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Financave. Të ardhurat nga Doganat, Të ardhurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksa Doganore, të ardhurat nga Pushteti Vendor, Taksa mbi Biznesin e Vogël, Taksat Lokale dhe Tarifat e Shërbimeve dhe të tjera rezultojnë poshtë planit të parashikuar nga qeveria për 6-mujorin me -4.5 për qind.