Gjykata Speciale në Kosovë, një perspektivë dështimi, ashtu si EULEX, thotë analisti Daniel Serwer
Edhe pse më në fund u mundësua krijimi i saj, Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë mund të rezultojë një histori dështimi, thotë analisti amerikan, Daniel Serwer. Kjo sepse edhe EULEX ka dështuar, çka tregon se korrupsioni është i plotfuqishëm në vend, ndërkohë që provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë i drejtë.
Bin Laden në Shqipëri? Berisha e mohon kategorikisht
Sot në media qarkulloi lajmi se në vitin 1995 në Shqipëri ka ardhur Osama Bin Laden, i cili është takuar madje me ish-presidentin e vendit, Sali Berisha. Lajmi i referohej një raporti të shërbimit sekret amerikan, por ai është hedhur poshtë nga Berisha. “Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi.
Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”
Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.
Policia gjen një parcelë me domate në periferi të Tiranës, autorësinë e merr përsipër një 76 vjeçare
Meta shpjegon marrëdhëniet me Ramën: S’janë as të ftohta, as të ngrohta
Në një intervistë ekskluzive për "Albanian Daily News", kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se: “Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh, por e diskutimeve intelektuale dhe debateve profesionale. Historitë personale dhe emocionet e pakontrolluara nuk duhet ta justifikojnë arrogancën, fjalorin e rëndomtë apo përleshjet fizike”. Gjatë intervistës Meta tha se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e fundit lokale kanë arritur standardet më të mira ndonjëherë dhe që ato ishin një demonstrim i kulturës demokratike të popullit dhe votuesve shqiptarë në të gjithë vendin.
Zbulohet arsyetimi i kryeministrit për mosndryshimin e kabinetit: "Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë"
TE TALLESH ME JETEN E NJË FËMIJE: Shikoni çfarë kërkon tani Chris Brown
Chris Brown, ka kërkuar një test të dytë ADN, nga nëna e vajzës Royalty! Ai ende nuk është i bindur që është babai i saj edhe përse një here e vërtetoi.
E gjithë kjo vjen pasi Chris Brown krijoi një marrëdhënie afër perfektes, me vajzën një vjecare. Këngetari është i cmendur pas saj, por nëna vajzës Nia Guzman është ajo që nuk e lejon ta shoh me. Dhe e gjithë kjo lojë po bëhet përpara vajzës 1-vjecare./E.B
Arsyeja përse Gwen Stefani kërkoi urgjent divorcin !
Pas 13 vitesh të martuar, Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale morën vendimin e përbashkët të divorcohen.
Por e para që hodhi idenë e ndarjes, madje me ngul ishte këngëtarja. Ajo besonte se Gavin e kishte tradhëtuar. Këtë konfirmojnë burimet pranë tyre, por askush nuk siguron se këngëtarja kishte fakte. Sidoqoftë ata premtuan se do të jenë prindërit ideal për tre djemtë e tyre, Kingston, Zuma dhe Apollo./E.B
Tri pyetje për Zotin Gjergj Filipi
Ditë më parë me një krenari të shprehur dhe me fjalë, Drejtori i INSTAT Zoti Gjergj Filipi deklaroi se rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2015 ishte 2,82%.
Kjo ishte një mbështetje për pretendimet rilindëse se vendi po zhvillohet epo ecën në rrugën e duhur, ndërkohë që janë të shumtë ata që flasin për qëndrim në vend dhe për politika ekonomike të paqarta e jo efektive.
SUPER: Miranda Kerr realizon fotot më joshëse të gjithë 2015
Miranda Kerr pozon për linjën e Swarovski! E kush e ka mendjen për të parë bizhuteritë që ajo mban në duar apo qafë, kur Miranda edhe përse nënë vazhdon të jetë një nga femrat më seksi të botës.
Miranda Kerr pozon edhe në shtrat, duke i fituar lehtësisht komplimentet./E.B